Shoqëri e egër banditësh që marrin jetë njerëzish në mënyrë monstruoze

Opinione

Shoqëri e egër banditësh që marrin jetë njerëzish në mënyrë monstruoze

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:28
Adem Bytyçi

Vrasjet makabre që po ndodhin pas rënjës së Rexhimit Hoxhist, bandatë e drogës, tregtia me qenjët njerêzore, kultivimi i drogave në syt e shtetit , vrasjet me motive të dobëta për hakmarrje dhe krimet tjera të rënda të cilat janë shëndrruar në një patologji kronike të shoqërisë shqiptare në Shqipëri, diktojnë të dhënën se edhe për një  përudhë  të caktuar në Shqipëri do duhej   të rikthehej përseri  Rexhimi Enverist dhe denimi me vdekje .

Përndryshe Formate e krimit, vrasjet makabre , gjakëmarrja , droga , do të dëmtojnë rëndë të ardhmen e shqiptarëve dhe dinjëtetin e kombit në sytë e civilizimit Europianë dhe botëror.

Sa më parë të qrranjosën shkaqët e vrasjeve makabre në shqpëri për Motive të dobëta ndërmjet qytetarëve shqiptarë aq më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo nuk mund të arrihet përderisa shtetin shqiptarë dhe popullatën e këtij shteti e qeverisin QEVERITË e korruptuara , të cilat zgjedhjet i fitojnë duke vjedhur dhe ble vota nga zgjedhësit e varfër dhe të pa emancipuar kombêtarisht .

Masakra e Velipojës ,në të cilën humben jetën 4 qytetarë shqiptarë , ndër të cilët edhe një i ri shqiptarë jetim , i cili veqësa kishte filluar punën ditën e parë , paraqêt dhimbje dhe  tronditje për të gjithë shqiptarët dhe një vrejtje serioze të regjimit Rama , se qka duhet të ndërmerrë që në të ardhmen mos të ndodhin masakra të tilla makabre për pronatë e tokave të plazheve në bregndet në mes shqiptarëve.

Shqipria një vend me resurse natyrore të pasura do duhej të krijonte kushte për një jetë normale për qytetarët e saj  , të eliminojë shkaqët të cilat po ushqejnë krimin , vrasjet për motive sociale dhe motive tjera të ulta për të cilat qeveria  është përgjegjësia kryesore 

Pas rënjës së komunizmit në Shqipri dhe vendosja e demokracisë statistikatë e humbjes së jetëve të qytetarëve shqiptarë  në rrethana kriminale  ,për shkaqe pronësije , gjakmarrje dhe të varfërisë janë renqethëse  dhe të pa imagjinueshme për një shtet normal.

Madje largimi nga Shqipria i qytetarëve shqiptarë  për shkak të pa punësisë ,varférisë dhe mjerimit është  i pa imagjinueshëm dhe paraqet shëmbullin më të keq të reduktimit të numrit të popullatës të një shteti , i cili do duhej të garantonte një jetë normale dhe të dinjëtetshme shtetësave të vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat