RTP-ja e okupuar!

Opinione

RTP-ja e okupuar!

Nga: Dr. Qemajl Sokoli Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:08
Qemajl Sokoli

Para një kohe, Parisë së shtetit: zonjës Vjosa Osmani, z. Albin Kurti dhe z. Glauk Konjufca ia kam dërguar letrën e hapur, rreth aktualizimit të problemit të RTP-së.

Mirëpo, letra ka hasur në veshët e shurdhër. Me këtë, Paria, pos që më ka injoruar mua, e ka injoruar institucionin historik medial, si dhe dhjetëra mijëra votues. Ja, se çfarë jemi kurrë të vijmë në pushtet?!

Sidoqoftë, askush nuk mund ta kontestojë ekzistimin, veprimin dhe kontributin e madh, kombëtar, informues, arsimues, edukues e propagandues të RTP-së. Sepse, rrënjët e saj datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore, me funksionimin e radiostacioneve lokale:-"Radio Prizreni" dhe "Radio Kosova", në Prishtinë.

Kurse, që nga 5 shkurti i vitit 1945, në Prizren themelohet stacioni i parë profesional me program të rregullt ditor në gjuhën shqipe, dhe në atë serbe - Radio Prizreni. Qe ky, një sukses i madh i shoqërisë sonë të atëhershme socialiste në lëmin radiodifuzive. Mirëpo, për shkak të kalimit të administratës në Prishtinë, nga vjeshta e vitit 1946, funksionon si - Radio Prishtina (RP).

Zhvillimi i Radio Prishtinës ka shkuar krahas zhvillimit të kërkesave të shoqërisë sonë, dhe bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e qenësisë sonë.

Pas, mposhtjes së forcave shoveniste serbomadhe në vitin 1966, krijohen kushtet e favorshme politiko-shoqërore. Ashtu që, më 26 nëntor, nga studioja e Televizionit të Beogradit, për herë të parë ekrani televiziv foli - s h q i p!

Me zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë si dhe të kërkesave të saja në këtë lëmi, më 15 Maj të vitit 1973, Kuvendi i Kosovës e themeloi - Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP).

Pastaj, përshpejtohen punët teknike e kuadrovike edhe për pavarësimin e Televizionit të Prishtinës (TVP). ashtu që, më 26 Nëntor të vitit 1975, programi televiziv filloi të emetohej nga studio vetanake në Prishtinë.

Që atëherë, e deri në mbylljen e dhunshme nga forcat militare serbo-sllave, më 5 Korrik, në orën 15, 15 minuta, të vitit 1990, RTP-ja ishte shtëpia radiotelevizive e qytetarëve të Kosovës. Kurse, me programet cilësore e përmbajtjesore: informative, politike, dokumentare, arsimore, kulturore, artistike, muzikore, propagandistike e të tjera, ne gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome, RTP-ja, qe i vetmi institucion radio-televiziv botëror që i jepte hapësirë të gjitha etniteteve të shprehen në gjuhën e tyre.

Ndërsa, sajuesit përkushtues të saj, dekada me radhë ishin jo vetëm regjistrues e dëshmitarë të kohës, por edhe promotorë të ngjarjeve të shumta që i përcaktuan kahet e historisë sonë.

Pra, RTP-ja u bë pushka më jehuese e kombit, sinonim i qëndresës, dhe fanar i ardhmërisë sonë.

cilësore krijuese, kulturore, dokumentare, muzikore, argëtuese, filmike, skenike,si: Akordet e Kosovës, Zambaku i Prizrenit, Kosovarja këndon, Mikrofoni i artë, Qesh e ngjesh, Mbrëmjet gazmore, programet festive të viteve të rinj, Era dhe Lisi, Trimi, Fidani, Epoka para gjyqit, Tradita, etj., pa dyshim se kanë qenë, dhe kanë mbetur thesar i tejçmuar i krijimtarisë sonë. Kurse, tingujt e "Bareshës", do të jehojnë - përherë.

Nga gjiri i saj kanë dalë emrat e lavdisë sonë, si: Nexhmie Pagarusha, Petrit Dushi, Skender Gjinali, Akil Koci, Besim Sahatçiu, Ekrem Kryeziu, Fahri Beqiri, Fitim Domi-Mixha Ramë, Qamili i Vogël, Ismet Peja, Musa Piperku, Rasim Salihu, Rifat Kukaj, etj., që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë tonë kulturo-artistike.

Pas okupimit barbar serb të RTP-së, në vitin 1990, ne,1.300 punëtorë shqiptarë mbetëm në rrugë, kurse Kosovën e kaploi terri informativ e kulturor.

Mirëpo, përmes emisioneve të sajuara jashtë, si në Zagreb e Shqipëri, me vetëmohim përkushtues, e flakëm atë terr. Dhe, informuam për gjendjen e rëndë të nën thundrën okupuese, si dhe e propaganduam luftën e drejtë të UÇK- së.

Pas çlirimit, Qeveria e Hashim (Th.) Zvarranikut, por edhe të zvarranikëve pasues, na privuan nga e drejta më elementare njerëzore për t`u kthyer në vendet tona të punës, për të cilat jemi flijuar. Kurse, tërë pasurinë tonë materiale e shpirtërore na e ka okupuar, po shfrytëzon dhe po e gllabëron, krijesa diletante e quajtur - RTK!?

Ajo për sajimin e programit të vetë gjysmak, po e keqpërdor materialin tonë audio- vizuelin: incizimet dhe xhirimet, çka është krim ndaj së drejtës autoriale.

Përkundër pasurisë së madhe materiale e krijuese që kapë shumën prej rreth -një (1) miliardë eurove, të kuadrit të verifikuar profesional të rangut botëror, e të së drejtës më elementare njerëzore - për të punuar e ekzistuar, mbetëm në rrugë. Ku, fatkeqësisht një numër prej nesh e gjetën edhe - vdekjen!?

Të vetëdijshëm, se për vendet e punës duhet luftohet, organizuam protesta e greva, si atë 11 ditëshe të "Urisë", në vitin 2005, pasuar nga ajo 40 ditëshe të "Flijimit', në vitin 2008, e përfunduar me nënshkrimin e Memorandumit me Qeverinë: Thaçi- Kuçi, e cila na mashtroi çnjerëzisht!?

Krahas, që nga viti 2000, jemi në procesin gjyqësor.

Pos kësaj, nuk kemi qasje as në miliona eurosh, të parave të grumbulluara nga qiraja e objekteve tona, në Fondin: RTP - AKP.

Ndërsa, klanet mafioze partiake të LDK-së dhe PDK-së, në truallin 8 ha, ende të pa privatizuar bri Pallatit të shtypit, e kanë ndërtuar - NLB Prishtinën, e objektet tjera.

AKP-ja, në vend se ta mbrojë pronën tonë, ajo është bërë vegël shkatërruese qeveritare, kundër nesh. Rasti i fundit është, shpronësimi i dyshimtë nga ana e Qeverisë i 8 ha në Komoran për vetëm- 400.000 €, ku ari vlerësohet deri në -20.000 €.

Po përflitet edhe për shpronësimet tjera të falshme të pronës sonë, të bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut të vitit 2003, e të ligjeve të përçuditshme e diskriminuese për ne. Dhe, atë t`ia falin RTK-së, Devollëve e mafiozëve tjerë.

RTP-ja, është ndërgjegjja jonë kombëtare, dhe kushdo që e prekë, do ta mallkojë - historia!

- Ashtu qoftë!

Prishtinë, më 5. 07.2021 Kryetar i Këshillit Grevist

Dr. Qemajl Sokoli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat