Mjaft më narcisoid!

Opinione

Mjaft më narcisoid!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:31
Skënder Mulliqi

Duket se jemi ende  në kohën e ekzibicionistëve dhe narcisoidëve politik.Nuk e di a keni vërejtur lexues të nderuar se më shumë njerëz të krisur po rrethohemi.Na është mbushur jo vetëm rrethi, por edhe Kosova e vogël me njerëz narcisoid, me egoist e njerëz  vulgar…Nuk ka më keq në këtë botë se kur jetën e bëjmë sipas regjisë së tjetrit.

Si rrethi ku jetojmë, mbarë shoqëria së bashku me medie të shkruara dhe rrjete sociale na është mbushur me narcisoid, me egozima të çdo lloji.Të gjitha këto janë dukuri  që na dërgojnë në fatkeqësi.Për disa njerëz nga ish pushteti duket se sa më e keqe gjendja , aq më mirë është për ta. Kjo është logjike sa qesharake , e tejdukshme, logjikë e njerëzve jo shumë të mençur.

Egzibicionistët , narcisoidët, shumë na kanë ngushtuar hapësirën dhe po bëjnë përpjekje të na bindin se ajo çka po bëjnë është e mirë.Kjo çka po na ofrojnë  është ajo çka na kanë ofruar për 20 vite. Dhe, cili është rezultati?

Më i dobët nuk ka Kosovës i duhet një tjetër angazhim politik, një tjetër qasje edhe të mjeteve të informacionit dhe të rrjetëve të ndryshme  sociale. Mjaft është bërë më antivlera në këtë vend.

Kanë mbetur si fluskë sapuni fjalët për Lirinë , Drejtësinë…Në çka  është e mundur të besohet? Të besohet në programe konkrete politike dhe  ekonomike, të bësohet në rezultate… Të  gjitha arrihen vetëm më punë, e jo më fjalë ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat