Religjioni dhe politika...

Opinione

Religjioni dhe politika...

Nga: Agron Shabani Më: 5 korrik 2021 Në ora: 11:58
Agron Shabani

Thonë se në Lisbona (Lisaboni) para goditjës së fuqishme nga termeti katastrofal tè vitit 1759 (ne mos gabohem ?) : Ishte qyteti ose metropola me e pasur dhe më e shkëlqyer e kontinentit dhe globit tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

Ndërkohë që Lisaboni (Lisbona) ose kryeqyteti  i famshëm i Portugalisë, ishte edhe qyteti  me i lashtë dhe më fetar ose mè katolik në kontinentin e vjetër evropian.

I ngritur dhe ndërtuar shumë kohë para Romës, Londrës, Parisit, Berlinit, Vjenës ose Madridit: Lisbona (Lisaboni) asokohe ishte ngritur dhe promovuar në qënder ose metropolë botërore ose planetare ku gravitonin, penetronin dhe frekuentonin bashkë filozofët (dijetarët), marinarët, tregtarët, pasaniket, skllevèrit, shkrimtarët, piktorët, misionarët, herretikët, inkuizitorët, persekutorët ose ekzekutorët e ndryshëm fetar ose religioz që i digjnin ose kallnin në sheshët e tij kryesore të Lisabonit (Lisbonës) të gjithë ata që guxonin asokohe t'i kundërshtonin hapur shizmën ose dogmat e ndryshme kishtare (fetare) ose eshatologjike.

Kështu që nga frika ose mosbesimi i tyre ndaj njëri tjetrit, viktimat, përsekutorët dhe ekzekutorët e duanin, çmonin dhe lavdëronin njëri tjetrin. 

Në Lisbonë (Lisabon) dikur kishin mësuar ose studiuar edhe Magelani, Vasko de Gama, Dionizisi dhe shumë të tjerë.

Nga termeti i mesipërm katastrofal, thonë se asokohe u dogjën ose shkatërruan 2/ 3 e tempujve, objektëve ose ndërtesave impozante ose monumentale të qytetit të lashtë ose historik të Lisabonit.

Ndërkaq, e gjetën vdekjën mëse 1/ 3 e banorëve ose qytetarëve të tij.

Pos tjerash, termeti katastrofal në Lisbonë (Lisabon) erdhi edhe nga "mallkimët e larta hyjnore ose profetike" për shkak të formave ose metodave të egra dhe tepë brutale të "apostujve" të inkuizicionit etj. Kush e di!?

Ndërkohë që jo largë Lisbonës (Lisabon) -shpeshherë janë puçur ose përplasur mes veti pllakat ose "kornizat nëntokësore" të Atlantikit dhe Paqësorit ose Pacifikut...Duke shkaktuar dridhje ose lëkundje të fuqishme të tokës me një radius të gjërë, si dhe me magintuda të fuqishme tektonike ose sizmike gjithandej. Nejse!

Dikush duke i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me lutjet, ritualet, celebrimët, veprat ose artin e tij fetar, kulturor ose politik, si padashur dhe kujtuar as vet,i shërben blasfemisë!  Pse (përse) ndodhè kjo?
Sepse, publiku i gjërë ose auditoriumi qytetar, akoma me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) bëri çmos për t'a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si Julius Apostata etj.

'Të lirë, të lumtur, të urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema e njeriut krijues, intelektual ose intelegjent.

Thuhet se në kohën e sundimit të Ban Kulinit, gjegjësisht të Shizmës dhe Inkuizicionit kishtarë (fetarë) ose pseudokulturorë në mesjetë: Në Bosnjen e asokohëshme ishte e përhapur edhe sekta ose organizata asketike, transubstancialiste, dogmatike, përverse ose mitologjike e "bogomilëve" serbian, të cilët predikonin idenë herretike, disolutive, transubstancialiste, infantile dhe patologjike sipas të së cilës Zoti (Hyji) i ka pasur dy djem: Djalin e madh, Satanin ose Satanellin dhe djalin e vogël-Jezu Krishtin...dhe, të cilët gjithënjë sipas "bogomilëve" serbian, e kanë vrarë dhe luftuar njëri tjetrin. Duke e nënkuptuar këtu luftën ose konfliktin e vazhdueshëm në mes Djallit (Satanit) dhe Jezu Krishtit, gjegjësisht, në mes të së mirës dhe të së keqës. 

Nga aty, dikur me vonë thuhet se lindën ose filluan edhe luftërat mesjetare të kryqzatave së bashku me ikjet, përndjekjet ose dëbimet shekullore të etërve të shënjtë (papëve) nga Vatikani në Avinjon të Francës, shizma ose inkuizicioni dhe kështu me radhë. 

 Në shekujt 17 dhe 18, në Francë, ndodhej në " fuqi" e ashtuquajtura "levizja" ose "organizata e vogël" asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve, të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon, e njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e "vërteta" dhe "lavdia e madhe"  mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës! (...).  

Herrezia ose mitologiizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me "predikimet" e shumëta dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. Kjo deri me gjykimin e tyre të hapur nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste. 

Ndonëse, Antoni Courte, asokohe hugenotët do i quante dhe kualifikonte si "mbetje ose mbreturina të shkretëtirës së madhe kishtare ose teologjiike"! 

Ndërkaq, edhe rendi kishtar i Jezuitëve në Francë si dhe në shumicën e vendëve kristiane ose ortodokse, gjatë vitëve 1764 dhe 1773, do njihte ose përjetonte ndalesa, pëngesa, abdikcione ose kundërshtime të fuqishme nga ana e oborrëve të ndryshme perandorake, fetare, kulturore ose klerikaliste të Francës, Spanjës, Portugalisë etj. 

Ndërkohë që mbreti ose perandori i Prusisë, Friedrichu së bashku me mbretëreshën Katarina të Rusisë, asokohe do u ofronin mbrojtje dhe strehim Jezuitëve të përfaqësuar kryesisht nga Franjo Ksaverski dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo deri në vitin 1814, me rastin e abolimit (abolicionit) dhe amnistimit të Jezuitëve në buzëmbremjen e "Kongresit të Vjenës" ose "Aleancës së Shenjë" me 1815. 

Në Kosovë, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike,  akoma (ende) fjalën kryesore e kanë shizma (skizmatizimi), mallkimi, "inkuizicioni modern" ose pushkatimet e njohura morale, intelektuale, profesionale, shpirtërore, familjare, farefisnore dhe të tjera të kundërashtarëve institucional, politik, partiak, konceptual, ideologjik të tjerë. Pse (përse) tashti edhe kjo?! Sepse,  itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnè njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Kjo për faktin se" edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi" së bashku me "artin e njohur  fetar, kulturo, politik ose diplomatik", si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. 


Në këtë rast, çdo gjë ose gjithëçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak (luftarak), administrativ, juridik, agjitues ose propagandistik të 'politokracisë' ose "klerokracisë politike". Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutive-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes popullit ose elites kosovare me "pushtetin" ose "borgjezinë e lartè" fetare ose politike.

 Motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, integral dhe autonom në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë" e  ndryshëm të 'mbretërisë së të keqës', sipas Arthur Schopenahauerit, janë faktorët, indikatorët ose prediakatorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njerëzve të ditur, të guximshëm dhe liberatorë. Përderisa, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm total ose absolut, si pezhorative ose një "alternativë solomonike" -ndaj nënshtrimit dhe robërisë së stisur ose kamufluar si liri, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur sipas të të cilit: të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, autonom, integral, patriot dhe ekselent, e kanë idealin e jetës, çlirimit (lirisè) dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të  robëruarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit.

 U mor vesh se me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, ideologjitë politike ose ushtarake, konceptët e tyre, idealet ose vizionet e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, më një "epokë tjetër" më të re ose më aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re ose anasjelltas. E sidomos në Kosovë, ku liderët e ndryshëm institucional ose funksional, shpeshherë janë të detyruar t´i ndryshojnë përditë fjalët, bindjet, mendimet, premtimet, konceptët, ideologjitë, idealet ose vizionet e tyre shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike dhe të tjera. 

Sepse, çdo politikan ose diplomat, sipas H. Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një politikani ose diplomati tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtëësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive. Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i stisuri ose sajuari, në shtetët ose "shoqëritë e larta" postkomuniste, neoliberaliste ose anarkoliberaliste, gjithëmonë kanë të drejtë. 

Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose hedonizem, ku qielli me yje, është lebroz. 


Në vazhdim diçka mbi lindjen ose themelimin e popujve ose kombëve:

Kombi (ne latinisht -natio, fisi, fararefisi, raca e njejte, popull i njejte, origjina e njejte, familja ose gjenealogjia e njejte, gjenetne njejta, gjaku i njejte, gjuha e njejte etj.) eshte nje bashkesi shoqerore dhe politike qe mbeshtetet ose bazohet ne A: besimin , faktin dhe argumentin e anetareve ose pjesetareve te nje kombi ose etniteti te caktuar ne origjinen e njejte ose te perbashket, ne te kualuaten ose historine e njejte dhe te perbashket, ne fatin dhe ardhmerine e njejte ose te perbashket, B: ne gjuhen e njejte dhe te vecante (posacme) nga gjuhet tjera, ne fene ose religjionin e njejte ose te perbashket, ne traditat e njejta ose te perbashketa, ne edukaten, kulturen dhe mentalitetin e njejte ose te perbashket, si dhe ne nje sere instrumentesh ose elementesh tjera simbolike, strukturale ose strukturalgjenetike mbi njohjen, identitetin dhe identifikimin e perkatesise se tij individuale dhe kolektive (si himni, flamuri, varret individuale dhe kolektive, heronjt, deshmoret, bustet ose permendoret, festat ose kremtat e njohura shtetrore ose nacionale etj.), C: Ndjenja e kompaktesise, homogjentitit dhe solidarotetit te perbashket, mburrjes, krenarise, drejtesise dhe barazise ligjore, sociale, shoqerore, nacionale ose politike)  dhe D: Mobilizimi dhe organizimi i mirefillet nacional, kulturor, historik dhe politik, ne zhvillimin ose evoluimin (evolucionin) e tij qe nga fillet e tij dhe deri tek levizjet ose organizimet e njohura politike, ushtarake dhe te tjera per mbrojtjen e lirise, pavaresise, identitetit, dinjitetit, dignitetit, integritetit, eksluzivitetit dhe sovranitetit te tij fizik, biologjik, gjenealogjik, shpirteror, fetar, kulturor, shtetror, nacional, politik, historik dhe gjeografik. 

Lindja ose themelimi i kombit:

Ne gjuhe ose dialekte te ndryshme ( ne anglisht, frengjisht, spanjollisht, portugezisht etj.) kombi e nenkupton ose simbolizon shtetin, vendin ose atdheun e nje populli ose kombi me origjine dhe perkatesi te njejte nacionale, familjare (gjenealogjike), farefisnore, biogjenetike, strukturalgjenetike, gjuhesore ose linguistike etj.

Nderkaq, sipas UNESCO-s dhe shoqatave ose bashkesive te ndryshme boterore ose nderkombtare te politologjise, sociofilozofise, sociopsikologjise, sociopolitikes dhe te tjera: Jane ngritur, ndertuar ose projektuar nje sere variantash ose terminologjishe te reja ekskursive dhe diskursive, sipas te se cilave, prejardhja ose etimologjia nacionale ose etnike, parasegjithash e kane kuptimin ose karakterin e nderlikuar ose teper kompleks ne domenin ose kontekstin e bashkesive ose kolektivuteteve te dikurshme nacionale, etnike ose polietnike, madje subkombeve ose subnacioneve, kontranacioneve, kombeve-shtet-formuese, shteteve-komb-formuese, kombeve-shumeshtetrore ose multishtetrore, kombeve pa shtet ose te ndara ne shume shtete (si shqiptaret etj.), shteteve multinacionale ose multietnike dhe keshtu me radhe.

Ndonese, fjala ose nocioni komb (natio) ne historine paramoderne te Evropes, e kane njohur ose kaluar si te thuash te njejten rruge ose itinerar ekskursiv dhe diskursiv te zhvillimit ose evolucionit neper "bashkesite ose arganizatat e ndryshme politike ose jopolitike", neper shkollat, akademite ose univerzitetet e ndryshme mesjetare, ne organizatat e ndryshme studentore ose studenteske, ne keshillet,  konciliumet (konziliumet), kongregatat ose instncat dhe forumet e ndryshme kishtare etj. 

Nderkaq, fjala, nocioni ose etimologjia e fjales 'komb' ose 'natio'(nacion) e ka marre kuptimin dhe formen e plote nacionale, etnike ose ideologjike me fillimin e historise moderne ose bashkohore ne Europe dhe gjithandej, kur kombi (nacioni) ose etnia, kane filluar te dallohen ose vecohen nga baskesite ose organizatat e ndryshme politike, fetare, kulturore, mbreterore, monarkiste, rojaliste, lokale, skllavopronare, latifundiste, kolonialiste, imperialiste etj.

Aty i kemi edhe identitetin nacional, identitetin shtetror, identitetin kulturor dhe politik, identitetin, sovranitetit dhe integritetin shtetror, nacional dhe politik, nacionalizmin, patriotizmin ose ndjenjat e njohura shtetrore dhe nacionale, kauzalitetin ose ideologjine e njohur shtetrore dhe nacionale dhe keshtu me radhe.

Se kendejmi, rolin kryesor ne organizatat ose levizjet e dikurshme nacionale ose nacionaliste ne Europe, e kane lozur kishat, dhe jo rralle edhe oficeret ushtarak se bashku me anetaret e nje fisi (farefisi) ose klani te zgjedhur ose caktuar nacional ose etnik.

Nderkohe qe ndjenjat e njohura nacionale ose patriotike, me kalimin e kohes e kane peshen dhe ndikimin e tyre esencial ose substancial ne brendine e shtetit dhe shoqerise.

Ndjenja dhe krenaria e njohur shtetrore dhe nacionale (L. Greenfeld) se pari, ne shekullin XVI (16) ka lindur ne Angli me rastin e ndarjes ose divorcit te kishes dhe kurores mbreterore te Anglise nga autoriteti i Selise se Shenjte (Papatit) ne Vatikan , si dhe marteses se mbretit anglez, Henriku i VIII me An Bolyen. 

Ne kete menyre, jane ngritur ose formuar si te thuash edhe idete, teorite, konceptet, formulimet dhe pasqyrimi i gjithembareshem mbi identitetin dhe ideologjine kombtare ose nacionale se bashku me ndjenjat dhe krenarine e njohur shtetrore dhe nacionale, si dhe mbi bashkimin ose unitetin e pergjithshem shtetror dhe nacional si sfide ose provokim i ri (resantiman) ndaj popujve, kombeve dhe shtetve tjera. 

Karakteristika te ngjajshme, te dyfishta ose shumefishta i kemi edhe me rastin e lindjes dhe zhvillimit te idese ose ideologjise shtetrore dhe nacionale ne France , ku sipas koncepteve dhe definicioneve te njohura te Zhan Zhak Rusose (Rousseaue), kuptimi ose perceptimi i kombit ose nacionit si "popull ose komb i pavarur dhe sovran" i ka paraprire idese se pergjithshme revolucionare ose restauratore te revolucionit te madh francez dhe ngritjes se themeleve te gjithembarshme te demokracise moderne ose bashkohore me shembujt, simbolet dhe instrumentet fillestare te Anglise dhe me vone (ne kohen e Napoleon Bonapartit) me elementet ose instrumentet e njohura te dominimit francez ndaj pjeses tjeter te mbetur Evropes ose botes.

Edhe revolucioni i njohur amerikan (me disa ndryshime ose dallime te vogla) i ka njohur elementet, instrumentet dhe karakteristikat e larteperemendura shtetrore dhe nacionale te Anglise dhe Frances, ne kuptimin e luftes dhe idese se brendshme revolucionare, restauruese (reformatore) dhe historike te ngritjes ose themelimit te kombit te madh amerikan, dhe luftes ose idese se njohur revolucionare, epokale dhe historike per liri (çlirim), demokraci dhe pavaresi te pergjithshme nga kurora mbreterore e huaj.
 
Ndonese, modelet e njohura te Anglise, Frances dhe SHBA-s, kane qene model, simbol dhe sinonim i pergjithshem konspirativ dhe logjistik per shumicen e popujve (komeve) dhe vendeve te ndryshme ne kontinentin e vjeter evropian dhe gjithandej globit ne lufterat dhe perpjekjet e tyre per lirim (çlirim) dhe pavatesi te pergjithshme shtetrore, nacionale dhe politike. Sidomos tek popujt (kombet) dhe vendet e ndryshme te Evropes Qendrore dhe Juglindore, ne kuadet te lufterave dhe petpjekjeve te tyre çlirimtare dhe patriotike kunder qendrave ose metropolave te dikurshme perandorake, cariste ose otomanike me seli ne Moske, Stamboll, Vjene, Londer, Paris, Madrid, Lisabon etj.

Ndryshe nga kjo, deri me  "Paqen e Westfalise" me 1648 si dhe me aritjet, zhvillimet dhe perparimet e mevonshme shkencore, industriale dhe teknologjike, identiteti, individualiteti, ekzkluziviteti,  integriteti dhe sovraniteti i njohur teritorial (gjeografik), shtetror, nacional dhe politik i popujve(kombeve) dhe shteteve te ndryshme me te vogla ne Europe, Azi dhe gjithandej, jane "ruajtur, siguruar ose garantuar" ne kuader te mbreterive ose perandorive te ndryshme cariste, osmane (panotomanike), austro-hungareze, imperiale, kolonialiste, bolshevike ose komunosocialistr dhe te tjera. 

Xhuzepe Mazini (Guiseppe Mazzini) thote se: "popujt ose kombet e kuakifikuara' (lexo kombet e njohura shkencore, industriale, ekonomike ose teknologjike) duhet te jene gjithemone te medha dhe te fuqishme per nga numri i banoreve, teritori ose hapesira jetesore ose gjeografike, per nga mentaliteti, kultura dhe traditat e tyre kulturore, shkrimore, pedagogjike ose akademike, te kene gjithemone te zhvilluar fuqine ose aftesine pushtuese ose okupatore ndaj popujve te tjere dhe keshtu me radhe.

 Duke menduar ketu ne tipet ose modelet e larmishme te popujve, kombeve ose nacioneve te ndryshme. Gjegjesisht ne dallimet themelore ose esenciale (substanciale) ne mes "kombeve shtetrore ose shtetformuese" dhe "kombeve kulturore  ose politike", apo ato ne mes "kombeve te reja" dhe "kombeve te lashta ose klasike", "kombeve mbreterore, perandorake ose dinastike" me selite e dikurshme ne Londer, Paris, Madrid dhe Lisabon" dhe te tjera ipas koncepteve, ideve, definicioneve dhe teorive te njohura shkencore ose metodologjike te Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George H, S. Watsonit, Rogers Bruhbakerit, Ernst Gellnerit etj.

Ndonese, zhvillimet dhe proceset e ngritjs dhe formimit (themelimit) te kombeve dhe shteteve te reja ne kohera dhehapesira te ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, per nje kohe te gjate ka qene te ndara ose veçuara nga njera tjetra.

Nderkaq, biehorvinizmi,  pragmativizmi, primordijalizmi dhe konstruktivizmi (modernizmi) i njohur amerikan i korrrspondences realiste dhe surealiste me forma, profile, shfaqje dhe manifestime te ndryshme shtetore, nacionale, politike, konceptuale dhe ideologjike se bashku me historizmin dhe romantizmin patriotik, si dhe universalitetin ose globalitetin e njohur shkencor, racional, metodologjik ose humanist te qarqev eose elitave te larta shkencore, inrelektuale dhe kulturore te Anglise, Frances dhe Gjermanise, i kane vene piketat ose kornizat e pergjithshme mbi idete, konceptet dhe teorite e reja shkencore dhe humaniste mbi kombin dhe shtetin modern ose bashkohor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat