Kur definimi i shtetit nuk kuptohet seriozisht?!

Opinione

Kur definimi i shtetit nuk kuptohet seriozisht?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 6 korrik 2021 Në ora: 00:18
Skënder Mulliqi

Të bisedat mundemi më ardhë në mënyrë spontane, rastësisht, në kafene, në rrugë… Bisedat edhe mund të zhvillohen sipas asaj së si merremi vesh paraprakisht. Nëse dikur temë kryesore e këtyre bisedave ka qenë së si ta bëjmë jetën, sot bisedat po kanë karakter më shumë politikë. Bisedat e karaktereve të ndryshme po bëhen në rrjete sociale, në gazeta dhe portale…

Aktualisht po janë interesante bisedimet të cilët mund të zgjedhin problemet madhore të interesit shtetëror dhe nacional. Një temë që na u ka imponuar me së shumti, është tema e zhvillimit të bisedimeve më Serbinë. Këto bisedime maratonike më palën serbe , nuk duket që janë afër për të prodhuar ndonjë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve siç po thuhet. Palët në bisedime janë shumë larg për afrimit të qëndrimeve të tyre.

Pala serbe e cila nuk e ka pranuar pavarësinë, nuk ka kërkuar kërkim falje për vrasjet masive dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuese, ku Kosova figuron pjesë përbërëse e Serbisë, nuk ka mundësi edhe për shumë kohë duket të kemi një marrëveshje dy paleshe. Vetëm trysnia e fortë karshi Serbisë për ta pranuar shtetësinë e Kosovës, mund të sjellë ndonjë marrëveshje pak më herët. Por, sipas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuqiq, së nuk do të pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, e bënë edhe më të paqartë përfundimin e dialogut. Mund të shpresohet së ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar do të na sjellë situatë të re politike, në krahasim më të kaluarën maratonike të këtyre bisedimeve.

Ne, duhet të krijojmë rrethana të reja dhe të favorshme politike, kur dihet së ata që i drejtuan bisedimet më Serbinë , nuk ishin të përgatitur për një sfidë të tillë madhore shtetërore dhe nacionale. Madje ata i bënë dëm të madh Kosovës. Definimin e shtetit nuk e kuptuan ashtu si duhet, prandaj edhe nuk i mbrojtën mirë interesat e vendit. Gati sa nuk na i përmbysën ëndrrat për bashkimin e trojeve etnike. Harruan shumë çka nga historia jonë e lavdishme. I harruam demonstratat e vitit 1981. Harruan izolimet, burgosjet dhe maltretimet e rënda që na u bënë për gati 50 vite më radhë. Na burgosën dhe na dënuan pa gjyqe, edhe këtë e harruan! Serbia përdori gjatë gjithë kohës së okupimit sloganin famëkeq në “ shqiptarë të përshtatshëm dhe në shqiptarë të pa përshtatshëm idepolitikisht”.

E më së shumti gjatë okupimit e pësuan nacionalistet dhe familjet e tyre .Çdo e keqe nuk ka mundësi të zgjatë pafundësisht. Reaksioni i shqiptarëve ndaj këtij zullumi serbomadh u këput në vitet 1998-99, ku më luftën çlirimtare së bashku më miqtë tanë në botë i larguam nga Kosova falangat e Millosheviqit. Sikur të gjitha këto na u duken gjera jo serioze pas luftës. E gjithë ajo që na erdhi në mënyrë kronologjike për 20 vite, nuk ishin gjera që shumë mund të lavdërohemi. Nuk ishin as përafërm rezultate të fryteve të luftës tonë çlirimtare më shumë viktima në njerëz dhe të mira materiale…!

Fatin tonë e kemi në duart tona, sidomos tash pas ardhjes në pushtet të një klase të re, e të pa korruptuar politike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat