Kur mund të frymojë lirshëm politika në interes të vendit?

Opinione

Kur mund të frymojë lirshëm politika në interes të vendit?

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:54
Adem Bytyçi

Politika e Kosovës nuk mund të frymojë lirshëm dhe t'i kontribuojë vendit pa u larguar disa politikanë të konsumuar nga  politika, të cilëve i'u ka mbet në kokë vetëm RRENA dhe urrejtja ndaj atyre që e udhëheqin vendin me merita dhe vetëm i kanë dhënë, i japin dhe nuk i marrinë as gjë vendit.

Ata ,të cilët i lanë me gishta në gojë dhe gjepa zbrazêt zgjedhjet e 14 .shkurtit 2021, të demoralizuar dhe të frystruar nga humbja e pushtetit dhe pa mundësia për t'iu kêthyer përseri pushtetit edhe të t'miratë që po i'a sjellë vendit Qeveria aktuale po i shohin vetëm zi,   nuk do të ishte keq të dërgohen të okulisti  për ta kontrulluar të pamurin sepse mund të vuajnë nga diagnoza për të patur të pa mundur  të shofin Bardhë, por vetëm zi.

Ky grup i politikanëve të pasur , të cilët dyshohet se pasuritë  i kanë krijuar me hajni, korupsion ,krim ekonomik të orgonizuar dhe keqëpërdorim të pozitave sa ishin vetë në pushtet , zgjedhjet e fundit të parakohshme i lanë si peshkun në ZALLË pa ujë , më parë se ta kritikojnë Qeverinë Kurti, do të ishte mirë të filtroheshin per mes Gjykatave se vërtetë janë apo jo hajna dhe pastaj të vazhdojnë t'i ravanshohen qeverisë Kurti , me shpresën se ndoshta do të "gabojnë" qytetarêt që përseri t'iau besojnë keqëqeverisjen e vendit si në të kaluarën?!.

Po, pse jo , nëqoftëse edhe Qeveria aktuale Kurti , nuk i përmbush premtimet të cilat i'au ka dhënë qytetarëve para se të fillonte qeverisjen e vendit , vazhdon me Korupsion, krim ekonomik të organizuar, thënë më saktësisht e keqëqeverisë vendin si këta të cilët sovrani i largojë nga pushteti me 14 .shkurt 2021, edhe qeverisë Kurt nuk do t'i shkojë gjatë, sovrani do ta largojë nga pushteti me votë dhe do t'i imponohet ta zgjedhë një Qeveri tjetër e cila vërtetë mendon për shtet  , për ngritjen e mirëqenjës se qytetarëve ,krijimin e vendeve të punës dhe eliminimin e të gjitha shkaqëve që po i detyrojnë qytetarët që ta lëshojnë Kosovën për shkak të varfërisë dhe pa mundësisë për ta patur një jetë normale në vendin e tyre .

Pra, Kosova si shtet i Ri në zhvillim, më se shumti ka nevojë  për politikanë që më shumë i japin se sa i marrinë Kosovës , sepse vetëm kështu përparon shteti, zhvillohet ekonomia, ngritët arsimi , shëndetësia  dhe përmirësohet jeta e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat