Doktrina e re e Joe Biden-it dhe rikthimi i gjeopolitikës

Opinione

Doktrina e re e Joe Biden-it dhe rikthimi i gjeopolitikës

Dr. Sadri Ramabaja Nga Dr. Sadri Ramabaja Më 6 korrik 2021 Në ora: 16:11
Joe Biden

Vizita njëjavore e J.Biden-it, që kulmoi me takimin në Gjenevë me V.Putin-n, dëshmoi se sa i përkushtuar mbetet Uashingtoni në promovimin e strategjisë së re globale amerikane në funksion të ndërtimit të një bote të sigurtë për demokracitë, duke mohuar hapësirën për manovrim dhe ndikim në bashkësinë ndërkombëtare të aktorëve shtetërorë autoritar.
Sipas konceptit bazë të kësaj strategjie të re amerikane, Kina dhe Rusia, si forcat më të fuqishme të botës jodemokratike, kategorizohen tutje si rreziku më i madhë prej nga, hapur ose indirekt, vijnë kërcënimet sistematike ndaj rendit të ri demokratik ndërkombëtar.

Në zemër të doktrinës së re gjeostrategjike amerikane, tani e miratuar pa mëdyshje nga fuqitë kryesore evropiane dhe e gjithë bota perëndimore e udhëhequr nga SH.B.A., tani është mbrojtja e demokracisë liberale dhe rendit liberal.

Parolla neofashiste e D.Trup-it “Amerika Ferst” tani i takon historisë.
Orjentimin e ri të politikës së jashtme amerikane, që nënkupton rikonsolidimin e marrëdhënieve brenda familjes së demokracive liberale, e konfirmoi Joe Biden përmes një eseje të publikuar në Uashington Post më 5 qershor. Ai duke përshkruar në esenë e tij se çfarë është në esencë doktrina e politikës së jashtme amerikane aktualisht, sjell edhe vizionet e tij për demokracinë. 
“There will be no doubt about the resolve of the US to defend our democratic values, which we cannot separate from our interests.” shprehet qartë J.Biden.

(Nuk do të ketë dyshim për vendosmërinë e SHBA për përkushtimin tonë për të mbrojtur vlerat tona demokratike, të cilat nuk mund t’i ndajmë nga interesat tona), shprehet qartë J.Biden.
Nga ky vizion rezulton roli prijës, përbashkues i Shteteve të Bashkuara, i vlefshëm gjithandej për botën demokratike. SHBA-të tani kthehen si partner të demokracive të etabluara, për të kontribuar tok në përballje me shtetet autoritare, para së gjithash me Kinën dhe Rusin. 
Pak ditë më pas, saktësisht më 8 qershor, Këshilli i Atlantikut botoi një artikull nga Daniel Fried, përmes të cilit hidhet dritë më e gjerë mbi vizionin e ri të J. Biden-it për një botë demokratike, për krijimin e së cilës Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë rol kryesor. Këshilli Atlantik është një think-tank me ndikim politik, i themeluar në 1961 e  me seli në Uashington; ai kishte dhe ka mision promovimin e bashkëpunimit transatlantik midis Amerikës së Veriut dhe Evropës.

Titulli i esesë së Daniel Fried-it është sinjifikativ dhe tejet kritik: “Biden po ndërton një doktrinë rreth demokracisë. A do të funksionojë?”
Doktrina e re e J.Bidenit në esencë ka të bëjë me mrojtjen e demokracisë. Me këtë akt ai, sipas D.Fried-it po thyen jo vetëm kornizën e rivalitetit të fuqisë së madhe të administratës Trump, por edhe rezervën e Barak Obamës për pozicionimin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e demokracisë si një vlerë thelbësore.

Biden duket se i ka të qarta sfidat e sotme me ët cilat po përballet demokracia liberale, pa përjashtuar as neofashizmin e veshur me petkun e neoliberalizmit, por as autoritarizmin tradicinal rus e kinez.

Në fakt kjo strategji e paralajmruar e J.Biden-it, poqëse analizojmë historinë politike moderne ameriakne, na rezuëton se ka filluar me Teddy Roosevelt, pastaj ajo gjeti shprehje në Katërmbëdhjetë Pikat e Woodrow Wilson të vitit 1918, të cilat hapur u vunë në mbrojtje të shteteve-kombe të vegjël,  dhe u vendos në punë nga Franklin Roosevelt-i e Harry Truman pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas D.Fried-it, kjo është një “strategji e rrënjosur në besim se një sistem ndërkombëtar i bazuar në rregulla e që favorizon lirinë, do të jetë i mirë si për Shtetet e Bashkuara dhe për botën; që interesat e SHBA-ve do të përparojnë me vlerat e tyre; se prosperiteti i SHBA-ve varet nga prosperiteti i të tjerëve; dhe, për këtë arsye, që mbështetja dhe udhëheqja e SH.B.A.-së për një botë të tillë – pra për një botë të lirë, siç kemi thënë më parë – nuk është bamirës,i por interes i mençur personal.”.  (https://www.atlanticcouncil.org)

Doktrina e Biden-it, sipas Daniel Fried-it “përfaqëson vetëbesim që sipërmarrja dhe kreativiteti i amerikanëve – zgjuarsia e Yankee – u jep Shteteve të Bashkuara një avantazh natyral në një botë të hapur, të bazuar në rregulla.” (Po aty)

Më tej, në shtjellimin e doktrinës së Biden-it, Daniel Fried-it sjell dilemat që ka dhe arsyen se pse që në nëntitullin e esesë së tij e sjell në pikëpyetje realizimin e saj, respektivisht ndeshtrashat me të cilat ajo përballet që në start.

Në shkrimin autorial të Biden-it vetëm katër ditë më parë, ai  premton rezistencë ndaj agresionit të mundshëm të Putinit, përfshirë edhe pikën neuralgjike të çastit, siç është Ukraina. Ndërkohë administrata e Biden-it është në kërkim të rrugëve të reja që do ta bënin më reale luftën kundër “projektit të tubacionit të gazit Nord Stream 2”, që  të Putini e ka me interes jetik, meqë ndërlidhë drejtpërdrejt Rusinë me Gjermani, e që do ta bënte të mundshëm përballjen dhe shantazhin ndaj Ukrainës deri në ndërprerjen e gazit rus për Ukrainën.

Takimi i J.Biden-it me homologun e tij rus në Gjenevë ashtu si edhe gjithë angazhimi i administratës së tij, ndërkohë kanë dëshmuar se mbesin të përkushtuar për të ndërtuar strategji edhe në raportet me Rusinë. Administrata e Biden kërkon parashikueshmëri dhe stabilitet më të madh në marrëdhëniet me Rusinë.

Megjithatë javët e fundit hakerat rus janë hedhur sërish në veprim. Ata nga një  bazë në Rusi kanë sulmuar infrastrukturën amerikane në dy pika të ndjeshme: në Colonial Pipeline dhe në fabrikën e mishit  JBS  ( the critical Colonial Pipeline and the JBS meat-packing plant). Tutje shërbimet e intelegjencies ruse kanë sulmuar një llogari të USAID për të kryer një sulm phishing…

Putini duket se i jep pak vlerë parashikueshmërisë dhe stabilitetit në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, konstaton Daniel Fried. (Po aty). 
Nuk janë më me pak sfida as raportet e demokracive liberale me Kinën. 
Në këtë linjë D.Fried konkludon:

 “Biden me të drejtë mbron një vizion të madh të Shteteve të Bashkuara bazuar në vlerat demokratike. Ai ka të drejtë, sepse prosperiteti dhe liria amerikane nuk do të lulëzojnë në një botë të ndarë midis perandorive rivale të kryesuara nga tiranë dhe ku rregullat dhe normat vendosen në Pekin dhe Moskë. Ai ka të drejtë sepse tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të mbështesë pikëpamjet e autokratëve tek pohonë se, demokracia është në rënie dhe se e ardhmja u takon atyre “.
Por a kemi të bëjmë edhe me këtë rast me një mbulesë të re të projeksioneve gjeoekonomike dhe gjeopolitike?
Në analizat e publikuara në revistat për gjeopolitikë dhe faqet e Think – thenkëve, ky fakt nuk mohohet asesi. Madje në disa sosh pohohet qartë fakti i njohur tashmë se  Kina aktualisht kontrollon pjesën më të madhe të depozitave dhe kapaciteteve prodhuese të mineraleve të rralla, e që janë lëndë e parë kryesore për transformimin dixhital dhe transformimin e ekonomisë së gjelbërt të shoqërisë.
 
Takimi i dy presidentëve – atij amerikan Joe Biden me atë rus Vladimir Putin, shenjon de fakto kërcënim i ri dhe të rrezikshëm të karakterit ndërkombëtar: kthimin e “gjeopolitikës” që do t’i jap formë të re situatës ndërkombëtare të sigurisë.
Presidenti i Rusisë madje para këtij takimit, kishte ngarkuar ekspertët për rishikimin e strategjisë ruse, duke u pozicionuar kështu kundër Perëndimit me një dokument të ri strategjik. Kritikët e shohin dokumentin si hap të ri të rikthimit të Federatës Ruse në epokën e Luftës së Ftohtë, e tok me të edhe të largimit  nga vlerat e demokracive perëndimore.

“” Perëndizimi ” i kulturës rrit rrezikun që Federata Ruse të humbasë sovranitetin e saj kulturor,” thotë dokumenti me 43 faqe i botuar më 3 korrik, i cili hyri në fuqi në datën e nënshkrimit më 2 korrik.

Strategjia ka në ranglistën e përparësive kryesore jetike të Rusisë, përveç ruajtjes së popullit të Rusisë, mbrojtjen e vlerave tradicionale shpirtërore dhe morale ruse.

“Vlerat tradicionale ruse, tok me ato intelektuale-morale dhe kulturo-historike po sulmohen në mënyrë aktive nga SHBA-të dhe aleatët e saj – përfshirë edhe korporatat transnacionale dhe organizatat e huaja jo-tregtare,” [ …] pohojnë autorët e këtij dokumenti të natyrës strategjike.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që miraton Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, njoftojnë mediat ruse. Ky dokument anulon atë të mëparshmin, të 31 dhjetorit 2015. Duket se në dokumentin e ri, ka zënë vend qendror teza e Putinit se, modeli i demokracive liberale është në krizë. Prandaj ajo duhet shkërmoçur dhe nënshtruar interesave ruse.

Termi më i përshtatshëm për të përshkruar këto zhvillime, është “gjeopolitika”. Rusia moderne, vazhdon traditën sovjetike, duke i shndërruar të tjerët në vasal të varur, dhe më pas duke I trajtuar ata si shtete të rendit të dytë, duke përdorë për qëllime gjeopolitike burimet e veta energjetike.
Prandaj, Nord Stream 2 na rikthen tek epoka e Presidentit Ronald Reagan katër dekada më parë. Shih për këtë, Blinken e quan atë një “projekt gjeopolitik rus për të ndarë Evropën”.

Po projekti i Novisadit (Mini Shengeni), që pretendon t’i mbivendoset Procesit të Berlinit, vallë, a nuk është i po të njejtës natyrë?!

Ky konkluzion i vlefshëm për strategjinë e re amerikane, ka kohë që është bërë sinonim i lirisë edhe për shqiptarët. Ndërkaq luhatjet e mundshme në raport me funksionalizimin e demokracisë sonë të brishtë në të dy republikat tona, shpjejnë ujë pikërisht në mullirin e Serbisë. Prandaj koketimi me shtetet autoritare, e edhe më keq, imitimi i tyre, shih për këtë, bien ndesh si me interesat tona nacionale, ashtu edhe me strategjinë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat