Serbët dhe shtëpia e verdhë në Shqipëri

Opinione

Serbët dhe shtëpia e verdhë në Shqipëri

Nga: Daut Kelmendi Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:43
Ilustrim

Sipas Dr Mark Skiner, shqiptarëve të cilët kanë qenë të burgosur, iu janë marrë organet për transplantim ku pastaj kufomat e tyre janë zhdukur. Kjo marrje e organeve nuk ka përfunduar vetëm te të burgosurit por organet iu janë marrë edhe të tjerëve, të cilët kanë përfunduar në varrezat masive në Serbi.

Për të përforcuar këtë konstatim të Dr Mark Skiner, do të përshkruajmë këtu se çka kishte ndodhur në Kosovë pas largimit të mjekëve shqiptarë nga klinikat e fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Pas largimit të mjekëve shqiptarë nga klinikat e fakultetit të mjekësisë në Prishtinë, kishin ardhur shumë mjekë specialistë nga Serbia dhe Rusia kinse për të ndihmuar mjekët serbë në klinika.

Sipas tregimit të disa mjekëve shqiptarë të cilët kishin vazhduar me punë në disa klinika të fakultetit të Mjekësisë, ata deklarojnë se në Klinikën e kirurgjisë ishte një repart special ku nuk lejohej askush të hynte dhe ai repart ruhej nga policia speciale e Serbisë. Sipas pohimit të tyre ky repart ishte i pajisur me mjetet më bashkëkohore kirurgjike e në ketë repart shumica e specialistëve ishin rusë.

Operacionet e marrjes së organeve kryheshin gjatë natës, dhe gjatë kësaj kohe kishte lëvizje të jashtëzakonshme të automjeteve sanitare të cilat kinse sillnin persona të plagosur kurse në te vërtetë, këta ishin të burgosur dhe civilë shqiptarë të cilëve pastaj do t’iu merreshin organet. Për transportimin e tyre deri në sallën e operacionit ishin liftat specialë me çelës të cilët mund t’i përdornin vetëm personat e autorizuar.

Për këtë veprimtari makabre ishin të informuara të gjitha strukturat e larta shtetëror në Serbi. Meqë kjo veprimtari do të zbulohej dhe Serbia do të paditej për gjenocid, ata vendosën që Vojislav Sheshel të dalë në media dhe të deklarojë se në një shtëpi në Shqipëri e ashtuquajtur nga serbët ,, Zhuta Kuqa,, iu janë marrë organet ushtarëve serb të zënë rob nga UÇK-ja.

Në një intervistë me gazetarët, Bernard Kouchner, ishte pyetur nga një gazetarë serb se a ishte në dijeni për marrjen dhe trafikimin e organeve të ushtarëve serb te zënë rob nga UÇK-ja në një shtëpi në Shqipëri? Ai ishte përgjigjur: “Ju serbët e keni imagjinatën shumë të zhvilluar, a e din çfarë kushtesh dhe salla super sterile duhen për marrjen, transportimin dhe transplantimin e organeve, e unë ketë shumë mirë e di pasi që jam vetë mjek ”.

deklaratës së Sheshelit lidhur me trafikimin e organeve të ushtarëve serb te zënë rob nga UÇK, UDB serbe bashkë me KGB GRU Ruse fillojnë të HARTOJNE planin për jetësimin e kësaj deklarate. Në ketë plan aktivizohet Milan St Protic Ambasador i Serbisë në Zvicër, ku ai kontakton Dik Martin i cili ishte përfaqësues i Zvicrës në Këshillin e Evropës. Paralelisht në ketë kohë angazhohet edhe përfaqësuesi i Rusisë pjesëtar i GRU-së, i dërguari në Këshillin e Evropës Valeri Leviski. i që ambasadori Protiq arriti ta përfitonte lexo të BLENTE Dik Martin, ky e hapi diskutimin në KE dhe paraqiti nevojën e formimit të një komisioni për hulumtimin e pretendimeve dhe pohimeve serbe për marrjen dhe trafikimin e organeve të ushtarëve serb te zënë rob nga UÇK-ja në një shtëpi në Shqipëri. KE me shumicë votash edhe me ndihmën ruse e aprovoi këtë Rezolute dhe kryetar i këtij Komisioni u zgjodh Dik Marti. Para se Dik Marti ta paraqiste këtë Rezolutë në KE, ai kishte qenë mysafir special i spiunit Rus të GRU e anëtar i KE Valeri Leviski. Marti si mysafir i tij kishte kaluar 10 ditë ne Kaukazin verior ne “pushime”. Gjatë kohës sa kishte qëndruar në Rusi, Marti ishte takuar edhe me kryetarin e Dumes ruse Konstatin Kosaqev ku ky ia dha Martit raportin e tij të paraqitur në Dumen Ruse. Ky raport ishte përgatitur nga KGB - GRU shërbime sekret rus dhe nga UDB - BIA shërbime sekrete serbe për marrje dhe trafikim organesh nga ana e UÇK-së. Pohimet në ketë raport ishin të konstruktuara pa asnjë të vërtetë në të. Këtë raport të përpiluar nga shërbimet sekrete ruse dhe serbe, Dik Marti e paraqiti para KE e ku ky raport u votua dhe aprovua me shumicë votash me çka iu hap dera Formimit të gjykatës speciale në Hagë. Përkrahje të jashtëzakonshme këtij raporti të Martit i dha edhe Karla del Ponte e cila sipas shkrimit të gazetave kishte filluar qysh me herët të bashkëjetonte me një gazetar serb.

raport i bëri Kosovës dëm të madh politik. Serbia me ketë raport të aprovuar në KE arriti gati gati të minimizojë krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, e ky ishte edhe qëllimi parësor i saj. E keqja më e madhe për Kosovën vjen më vonë me votimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës për krimet e shqiptarëve ndaj serbëve në periudhën 1998 1999. Partitë që e votuan ketë Gjykatë do të mbesin si parti që e tradhtuan luftën e UÇK-së por edhe interesin kombëtar, sepse po të kishte vetëm pak drejtësi në këtë Gjykatë, atëhërë do të gjykoheshin të gjitha krimet të kryera në Kosovë dhe kryerësit do të dënoheshin pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare. Në këtë gjykatë do të dënohen vetëm shqiptarët.

Kryetari i tanishëm i Serbisë ( Smrdis) Aleksandër Vuçiq që ishte ministër për informim i kasapit Millosheviq dhe mentori i tij shpirtëror Vojislav Sheshel deklaronin: “po qe se fillon bombardimi i Serbisë nga NATO, shqiptarë në Kosovë nuk do të ketë më. Ne do të vrasim shumicën dhe një pjesë që mbetet do t’i dëbojmë përtej Bjeshkëve të Nemuna. Këtë në fakt edhe e bënë , duke vrarë, plagosur e përdhunuara me mijëra gra, fëmijë dhe pleq , dhe duke dëbuar mbi një milion shqiptarë.

Ky plan serb për zhdukjen e shqiptarëve i quajtur PATKOI ( POTKOVICA) si ndërmarrje gjenocidale më së miri u përshkrua nga gazeta gjermane Der Spiegel. Qëllimi i këtij plani ishte zhdukja e një populli gjë që është e mjaftueshme që Kosova në momentin e caktuar ta padisë Serbinë për GJENOCID ndaj shqiptarëve.

Si përfundim Gjykata e Hagës e hodhi poshtë piken e parë mbi të cilën edhe u formua kjo gjykatë. Ajo pikë akuzonte pjesëtarët e UÇK-së për marrje dhe trafikim të organeve të serbëve të zënë rob, veprim kinse i kryer në shtëpinë e verdhë në Shqipëri. Kjo do të thotë se të gjitha pretendimet serbe për krimet e shqiptarëve ndaj tyre janë të bazuara në mashtrim dhe RRENË. Babai i kombit serb Dobrica Qosiq thotë: “për ne serbët RRENA është formë e patriotizmit dhe e inteligjencës tonë të lindur. Ne RREJMË bindshëm në mënyrë imagjinare dhe produktive , dhe nga të gjitha këto në fund kemi dobi. Pra kjo është filozofia serbe e mbështetur ne RRENË.

Meqë padia për trafikim organesh e konstruktuar dhe e përgatitur nga shërbimet sekrete serbo - ruse u hodh poshtë nga gjykata e Hagës dhe me nuk përmendet, atëherë duhet shikuar mundësinë që të paditet Dik Marti për raportin e rrejshëm , dhe për dëmet qe i shkaktoi popullit të Kosovës i cili ishte viktimë i politikave shoviniste dhe gjenocidale të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat