Albin, bëje shpejt Vetting-un, çliroje drejtësinë nga klani “Pronto”

Opinione

Albin, bëje shpejt Vetting-un, çliroje drejtësinë nga klani “Pronto”

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 14 korrik 2021 Në ora: 08:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Hapi i parë për të ç’kapur shtetin nga kthetrat e politikës, e instaluar që nga çlirimi e tutje. Burimi i krejt të këqijave që kanë ndodhur në Kosovë që 21 vjet pas çlirimit, është drejtësia e kapur, e kontrolluar dhe e cila më tepër ka krijuar padrejtësi, se sa në vetvete ka prodhuar drejtësi. Si rezultat e kësaj i është dhënë hapësirë grupeve kriminale të veprojnë pa frikë, të shkelet e drejta e qytetarit të ndershëm, me që rast grupet kriminale kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për të vepruar. Kështu i është dhënë mundësia çdo banditi dhe hajni të bëhet edhe deputet, ministër e në poste të larta, është avancuar e keqja duke u shtypur e keqja.

Edhe ato pak afera që kanë dalë në publik janë heshtur përmes vendime të padrejta nga drejtësia. Afera “Pronto”, e cila pot ë ndodhte diku do të qonte në burg të hierarkinë e saj duke përfshirë edhe presidentin e vendit, për drejtësinë në Kosovë është rast që mjaftohet me dënime me kusht. Kjo vetëm sa konfirmon atë që po themi dhe që është parë tani e 22 vjet pas lufte se shteti, drejtësia është e kapur. Pa drejtësi të drejtë s’ka as investime të huaja, s’ka as shpresë dhe as dinjitet për qytetarët e vendit.

Prandaj, gjëja e parë që duhet bërë është Vetting në drejtësi, të cilin qeveria Kurti duhet të fillojë sa më shpejt që ta bëjë. Ka pasur dhe ka shumë raste që policia arreston hajnat, njerëzit në afera të ndryshme korruptive dhe kur vije puna drejtësia e klanit “Pronto” i liron ata nga burgu.

Një Vetting është i domosdoshëm, i nevojshëm dhe çdo ditë e humbur u shërben bandave të ndryshme që të rrinë me këmbët zbathur, e kjo gjë duhet të marrë fund. Albini ka premtuar se do ta bëjë një gjë të tillë, deri tani s’ka bërë asgjë, mirëpo duhet ta bëjë, ndryshe s’do të mund të ketë sukses, do të përfundojë si ata të tjerët, paraardhësit e tij.

Qytetarët kanë votuar për ndryshim, duan ndryshim dhe po e presin ndryshimin. Drejtësi në punë, drejtësi në jetën e përditshme, kudo shkojnë punët mirë nëse ka drejtësi , e cila është e vetmja që e fut në binare shtetin, nga ku të gjitha punët pastaj shkojnë më mirë. Pa drejtësi, asgjë nuk shkon siç duhet, krijohet anarki, aty ku ligji i xhunglës triumfon, me qytetarët e ndershëm që pësojnë dhe nga pësimi pastaj kërkojnë edhe shpëtim në vendet e ndryshme të botës.

Shtetet demokratike të botës ecin tutje ngase kanë drejtësi, e cila i rregullon të gjitha përpjekjet e matrapazëve që synojnë ta përdorin atë për qëllime të tyre. Duke mos u bërë kjo gjë, arrihet që shteti të përfitojë, duke qenë i drejtë me qytetarët askush nuk ankohet, janë të kënaqur mbi 95% të qytetarëve, derisa 5 % e matrapazëve përfundojnë në burg, aty ku edhe e kanë vendin. Jo si në Kosovë ku hajnat, matrapazët kanë pasur fatin e një populli në duart e tyre. Tanimë kjo kohë duhet t’i takojë së shkuarës, me të tashmen që presim ndryshimin, drejtësinë e munguar tanimë e 22 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat