Gradoni, mos i suspendoni policët që mbrojtën rendin nga shkatërruesi Dardan Molliqaj!

Opinione

Gradoni, mos i suspendoni policët që mbrojtën rendin nga shkatërruesi Dardan Molliqaj!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 17 korrik 2021 Në ora: 20:13
Arrestimi i Dardan Molliqajt, dje nga Policia e Kosovës

Protestat janë mjet demokratike për të shprehur pakënaqësinë, megjithatë ka edhe rregulla në këtë drejtim. E drejta për të protestuar nuk e përjashton domosdoshmërinë për të qëndruar brenda rregullave të lejuara. Kjo s'të jep të drejtë që të përdorësh dhunë, të shkatërroni pronën publike apo private. 

Liria është deri në atë masë sa nuk e cenon të tjetrit. Partia Socialdemokrate ka zhvilluar  të premten nje aksion si kundërshtim të vendimit të Qeverisë për aplikimin e taksës prej 5 euro për “tiketat ngjitëse” me rastin e regjistrimit të automjeteve. Deri këtu s'ka asgjë jo demokratike, çdo gjë ishte normale. Ishte normale derisa Dardan Molliqajt nuk i mjaftoi kjo, mirëpo filloi me sulm ndaj policisë, me shkelma dhe mjete tjera të mundeshme. Krejt kjo erdhi pasi 10 anëtarë gjithsej të PSD-së filluan të shaktërronin veturat zyrtare të shtetit, me policinë që ishte e detyruar të reagonte.

Nuk ke çfarë pret kur fillon të bëni veprime të dëshmshme për vendin, të shkatërroni pronën publike. Akoma më ironike ishte akuza ndaj policisë për gjoja sulm, pse çfarë duhet të bënte policia, të bënte sehir derisa shkatërrohej prona publike, t’i dhuronte lule Dardanit derisa ai sulmonte policisë?

Policia ka vepruar konform detyrave që i takojnë, mos veprimi nga ana e policisë do të ishte skandal, jo reagimi i saj. Andaj, është krejtësisht e palogjikshme se si Policia e Kosovës ka suspenduar policin mbikëqyrës, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale. Me këto veprime jepet mesazh shumë dekurajues te policët që në rastë të tilla të kenë frikë të reagojnë, të kenë frikë të kryejnë punën e tyre kur ca huliganë shkatërrojnë pronën publike. 

Kjo është krejtësisht e padrejtë, kundër frymës inkurajuese të policisë për të vepruar me forcën e ligjit kundër huliganëve që shkatërrojnë pronën publike. Përkundrazi, është dashur që ata policë në rastin në fjalë të gradohen për mënyrën se si e menaxhuan një situatë të tillë. Nuk është lehtë të përballosh një situatë me huliganë që të dëshpëruar nga vetja e tyre, që të thirrur në emër të së drejtës për protestë shkatërrojnë pronën publlike. Këta janë të mjerë që 10 anëtarë gjithsej janë në parti, të dëshpëruar luajnë rolin e viktimës. S'duhet të bie në ndikim të tyre policia, që duhet të gradonte e jo ndëshkonte ata që arrestuan, ata që sulmuan policinë dhe pronën publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat