Demonstratat janë bazë e demokracisë

Opinione

Demonstratat janë bazë e demokracisë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:05
Muhamet Kelmendi

Demonstrata janë shumë demokratike. Nuk mund të mendohet sistemi demokratiko-borgjez pa demonstrata. Këtu nuk ka asgjë të keqë. Natyrisht se në sistemin e tillë opozita përpiqet dhe punon për të ardhur në pushtet. Këtej janë edhe thirrjet e LDK-së dhe të AAK-së për demonstrata kundër qeverisë aktuale të VV-së.

A kanë tema për demonstrim? Natyrisht se po! Për opozitën është papërgjegjësi gjendja e mos vaksinimit të qytetarëve. Po kështu temë është edhe gjendja ekonomike e sociale, dialogu me shtetin serb dhe shkarkimet pa kritere që po bëhen nga pozita nëpër borde publike në Republikë. Këto janë tema që opozita po i kritikon.

PDK ka kërkuar edhe shkarkimin ministres Gërvalla me akuza të rënda dhe ofenduese për Kosovën. Kuptohet se Qeveria bie edhe me demonstrata.

Por, kjo është një rrugë e rëndë për vendin dhe bartë rreziqe për të ardhmen e Republikës. Demonstrata bëhen të domosdoshme atëherë kur nuk ka mjete tjera që ndalet pozita. Sa do të arrihet këtej sukses mbetet të shihet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat