Rregullat e shënjtëruara dhe ligjet e formuluara

Opinione

Rregullat e shënjtëruara dhe ligjet e formuluara

Nga: Agim Jazaj Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:05
Agim Jazaj

Njeriu, Udhëheqsi, Shtetari, Administruesi: Edukojnë, Frymëzojnë me Shembullin, dhe Shthurin me; Sjelljen Harbutërore dhe Veshjen Rrugaçrore...

*Gjithëkush e ndjen, prek dhe e përjeton me dhimbje; Shoqëri- shthurjen nga Politikë- shthurja, përgjatë këtyre 3 dekadave...

E thënë jo pa dhimbje, me pikëllim po mbetet: Një plagë e hapur shpejtë, dhe rrjedh pa pushim!

Në përditëshmërinë, jo vetëm në radhët e vlonjatëve, por dhe të shqiptarëve; flasin për defiçencën e edukatës njerëzore, qytetare dhe asaj zyrtare, përgjatë tranzicion-tërkuzës; nisur nga të drejtat më të thjeshtat: Zaptimi dhe pushtimi i hapsirave publike, ngjitja e bolierave, rrjedhja e ujit në taracë dhe lagështia e futur brenda apartamenteve, janë kthyer në burim konfliktesh. Ngushtimi i rrugëve, të dritës së qiellit dhe diellit, deri dhe zënia e dritës së syrit, lehja dhe kafshimet e qenëve me 2 dhe me me 4 këmbë, në avllitë e pushtuar e zaptuara nga pushtues-zaptuesit-krimi, kanë sjellë prishjen e harmonisë në shoqëri, janë bërë shpesh edhe burim krimesh, padrejtësisht dhe fatkeqsisht kanë shkaktuar plagë të rënda në trupin e një shoqërie të tërë, kanë shëmtuar keqaz fizonomin e shoqërisë, të rracës shqiptare.

Madje të mbetura dhe të hapura, rrjedhin çdo ditë në trupin e drobitur të shqiptarëve- në krahësimin drithërues (sa një lagje e Stambollit, apo e Parisit)!

Njerëzit përballë kësaj hataje kanë ngritur zerin deri në kupë të qiellit, të mbetur përballë verbërisë dhe shurdhmemecrisë, përbuzjes së politkë- rrënim-rrëmbimit qeverisëse, mëshuar në aksiomën e saj: Për të sunduar dhe jo për të udhëhequr e ndërtuar vendin.

Politika e ndjekur rezulton: Pasuroi të paktit dhe varfëroi të shumtit, katapultoi të paditurit, duke dhunuar të diturit, u shëmtua qytetaria nga harbutëri- lukunia, u zhvleftësia dija nga paraja, arsyeja u zvëndësua me muskulin...

Situatat kanë agravuar, dhe janë evidencuar, të ngritur edhe më kurbën e pakanaqësisë e konfliktit, deri në mprehjen e hanxharëve, të pozicionuar padrejtësishtë si dy klasa antagoniste ndaj njera- tjetrës, fatkeqsishtë të të njejtit rasat e gjak, të futur deri dhe në gjak...

Në jetën publike të komunitetit, sidomos në tranzicionin tërkuzë, kanë vërshuar nëpër qytetet, në jetën e bashkësisë prurje të reja jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por dhe me psikologjinë, dhe me katandinë rurale, lopët, dhitë, dhëntë, mend dhe qentë...

Rreth mureve të apartamenteve, varur nëpër dyer e në hyrje kabllot elektrik e telefonik si lak për qafe, poturet dhe oshkuret, rrobat e ndërura në tel si në kohën e Qemo Babait në qytete si dikur në fshatrat e thella, të prapambetura. Nesër (duhet të ishte vendosur qysh dje) paisja e ngrohjes me gazoil në apartamente, të ngritur kuturu, duke zënë frymën e njeri-tjetrit, kanë zënë për fyti kanalet kulluese të qytetit dhe Vlora përmbytet pas 10 minutave rreshje shiu.Vlonjatët e din përse përmbyten dhe kush i ka mbytur...Pyetja shtrohet: Këta që po zgjedhim nuk po na zgjidhin, po ende më shumë po na shtërngojnë lakun për qafe. Hak e kemi! Çdo popull meriton qeverinë që ka!

Ky funksionim i pa njohur në bashkësinë tonë deri më dje, ka dhe rregullat dhe rregullimet e veta, të njohura dhe të pa njohura, të zbatuara nga pakica, të pa njohura dhe të shpërfillura nga shumica. Githashtu ka dhe koston e vet, pa u përjashtuar askush nga detyrimet e ndërsjellta. Çdo “kokëkrisur”- është i detyruar të ulë kokën përpara këtij detyrimi në bashkësi.

Ndoshta është me vënd dhe e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen, të shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re njerëzore, qytetare!

Liria në të gjithë botën e lirë; është e kufizuar...

Vetëm shqiptarët kanë liri të pa kufizuar, të drejta të shthurura, deri të shqyera.

E drejta e njerit për të përfituar, nuk duhet të cënojë të drejtën e tjetrit për të jetuar, qoftë dhe në marrëdhëniet, detyrimet dhe veprimet më të thjeshta.

Por noti mësohet në moshë të vogël, bima e mer drejtimin në vitet e para të mbirjes!

Nëse gërshëra do të hapet jashtë harkut të saj, do të shqyhet.

Ndaj është shqyer dhe shëmtuar shoqëria dhe “gërshëra” shqiptare!

Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave, derë më derë e dorë më dorë, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të shpërfytyruara dhe cënuara rëndë deri më tani!

Grurin e ka mbuluar egjëra,

Ndaj gatuhet buka farmak,

Helmon miun e murit,

Mbyt të shkretin kalamak!

Modelin e frymëzimit të një shoqëri e jep së pari Politika, Përfaqsimi, Udhëheqsia, Shtetari, Drejtuesit, Administratorët në gjithë piramidën shtetrore, vertikalisht dhe horizontalisht; me prezantimin dhe përfaqsimin, me korrektësinë, ndershmërinë e ndjeshmërinë, seriozitetin dhe solidaritetin, me fjalën që shëron plagë, apo me plumba që vjell nga goja,dhe hap plagë në trupin e shoqërisë.

Me sjelljen harbutërore dhe veshjen rrugaçrore, sjell vetëm; krim, shthurje, degjenerim dhe degradim të shoqërisë!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat