Urime të përzemërta ditëlindja e Senator Bob Dole

Opinione

Urime të përzemërta ditëlindja e Senator Bob Dole

Nga: Harry Bajraktari Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:45
Bob Dole dhe Harry Bajraktari

Me përzemërsi dhe kënaqësi të pakufishme, senatorit Bab Dole i uroj 98 vjetorin e lindjes, i cili në Senatin Amerikan shërbeu nga viti 1969-1996. Me senatorin Bab Dole bashkëpunuam për 30 vjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Të gjithë e kujtojmë vizitën e tij historike në Kosovë në gusht të vitit 1990, me ç' rast diktatorit Millosheviq, ia bëri me dije se do të përballej me SHBA dhe botën demokratike për dhunë që ushtronte ndaj shqiptarëve në Kosovë, të privuar nga të gjitha të drejtat njerëzore e kombëtare.

Senatori Bob Dole nga kjo kohë ka mbështetur në vazhdimësi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Populli shqiptar i është shumë mirënjohës për për kontributin e tij historik që sot e gëzojmë shtetin tonë dhe lirinë kombtare.

 

Harry Bajraktari

New York, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat