Diaspora shqiptare gjendet në kulmin e lavdisë, krenarisë dhe atdhedashurisë

Opinione

Diaspora shqiptare gjendet në kulmin e lavdisë, krenarisë dhe atdhedashurisë

Nga: Rexhep Torte Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:33
Rexhep Torte

Valon Syla “gazetari” me deklaratat e tij kundër diasporës shqiptare, përkatësisht kundër mërgimtarëve shqiptarë, u dëshmua se është gazetar pa etikë, pa shpirt, pa komb, pa fe dhe pa atdhe.

Sa kam jetuar, sa kam lexuar, sa kam dëgjuar, sa kam përjetuar dhe sa do të jetoj, lexoj, dëgjoj dhe përjetoj, jam i sigurtë se kësi njeriu shpirtligë e cinik si Valon Syla “gazetari” , kurrë më nuk do të kem rastin të dëgjoj se ekziston kësi soj njeriu.

Valon Syla “gazetari”, siç thotë populli, e han bukën dhe supën e diasporës në Kosovë , e gëzon lirinë dhe pavarësinë që e solli diaspora në Kosovë, dhe e përmbys kupën.

Valon Syla me ofendimet e tij ndaj diasporës shqiptare, ndaj mërgimtarëve shqiptarë, ka shkelur edhe postullatin e Zotit, i cili njeriun e këshillon dhe e edukon për të punuar e jetuar me djersën e tij, ndershmërisht dhe të bëjë vetëm punë të mira.

Diaspora, përkatësisht mërgimtarët shqiptarë, janë më të ndershëmit, më të lakmuarit, më krenarët, më të respektuarit, më fisnikët, më bujarët, më trimat dhe më atdhetarët.

Mërgimi, përkatësisht kurbeti është një nga plagët shekullore me të vjetra dhe më të rënda shqiptare, por ja që edhe sot e kësaj dite mërgimi, pëkatësisht kurbeti po e mban gjallë kombin shqiptar.

Mërgimin, përkatësisht kurbetin ne shqiptarëve na e imponuan të huajt, duke i grabitur dhe okupuar trojet shqiptare, duke e ndarë tokën shqiptare dhe kombin shqiptar dhe duke i shfrytëzuar pasuritë shqiptare.

Mërgimin, përkatësisht kurbetin, shqiptarët e kanë patur rrugën e vetme për të mbijetuar dhe për ta siguruar bukën e gojës dhe për ta ruajtur nderin e faliljeve shqiptare, duke u mbështetur në djersën dhe punën e duarve të tyre.

Mërgimin, përkatësisht kurbetin e kanë shkaktuar pushtuesit e trojeve dhe të kombit shqiptar, me represaljet ekonomike ndaj shqiptarëve dhe me represaljet dhe përndjerkjet politike nga regjimet antishqiptare.

Mërgata, përkatësisht kurbeti, e ka mbajtur gjallë dhe të pamposhtur kombin shqiptar, ndër shekuj, e mbajti gjallë dje, dhe po e mban gjallë dhe sot.

Mërgimtarët shqiptarë , janë furnizuaesit e kombit shqiptar, janë ushqyesit e kombit shqiptar, janë shpëtimtarët e kombit shqiptar.

Mërgimi, përkatësisht kurbeti ndër shekuj , por edhe dje, por edhe sot, i ka shkruar faqet më të dhimbshme të kombit shqiptar, qoftë nëpërmjet përjetimeve, qoftë nëpërmjet kengëve prekëse , qoftë nëpërmjet veprave të shkruara tronditëse.

Mërgimtarët shqiptarë, janë infuzioni dhe gjaku i pakursyer vëllazëror i kombit shqiptar, pa të cilin kombi shqiptar do të vdiste nga uria dhe do të poshtërohej në dinjitëtin e tij.

Mërgimtarët shqiptarë, me punën dhe djersën e tyre e mbajtën gjallë ndër shekuj kombin shqiptar, e mbajtën edhe dje, por janë duke e mbajtur gjallë edhe sot, që të mos gjunjëzohemi nga e keqja dhe nga armiqtë e kombit shqiptar.

Rezistenca dhe lufta heroike e shqiptarëve të Kosovës, kundër agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale, as nuk mund të mendohej pa ndihmën financiare, morale, por dhe me efektiva ushtarake, që erdhën nga mërgimtarët shqiptarë në diasporë.

Mërgimtarët shqiptarë, nuk e kursyen as dollarin, apo euron e fuindit, qoftë për Fondin “Vendlindja thërret, qoftë për “Tre përqindhin” nga pagat e tyre, por nuk e kursyen as jëtën e tyre edhe si pjesëmarrës në radhët e UÇK-së, për ta ndihmuar Kosovën në luftën e saj për liri e pavarësi.

Të turpëruar dhe tradhtarë të kombit shqiptar, kanë mbetur të gjithë ata që i vodhën dhe i keqpërdorën paratë e mërgimtarëve shqiptarë, që vinin jo vetëm nga mërgimtarët e Kosovës, por edhe mërgimtarët e të gjitha trojeve shqiptare.

Të turpëruar dhe tradhtarë të kombit shqiptar, kanë mbetur tërë Ish udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, të cilët në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, me keqqeverisje dhe korrupsion u bënë milionerë të pasluftës.

Të gjithë e dijnë se, nuk ka gjë më të dashur që ta mbush shpirtin me gëzim e lumturi, se sa që është jeta në vendlindje, në mesin e familjes, të farefisit dhe të miqve.Nuk e thotë kot populli se “Guri i rëndë peshon në vend in e vet”.

Jeta e mërgimtarëve shqiptarë në dhe të huaj është përplot më sfida dhe vështirësi.

Malli për vendlindjen, për familjet, për të afërmit e miqtë, është zjarr që nuk mund të shuhet duke ardhur një herë në vit në vendlindje për pushime verore.

Jeta në dhe të huaj të detyron të punosh edhe nga dy punë brenda ditës, për t’i përmbushur detyrimet për ta ndihmuar vendlindjen , si edhe për t’i përballuar shpenzimet në dhe të huaj.

Jeta në dhe të huaj i ka edhe sfidat dhe vështirësitë e saj për ata mërgimtarë shqiptarë të cilët i kanë edhe familjet me vete, sidomos vështirësitë për shkollimin e fëmijëve dhe përballimin e rrezikut nga asimilimi.

Mërgimtarët shqiptarë, qenë të detyruar të mërgojnë e ta marrin rrugën e kurbetit, për ta shpëtuar veten, nderin e familjeve të tyre fisnike dhe për ta shpëtuar kombin shqiptar, që me ndihmën e tyre të çmuar Kosovës ia sollën edhe lirinë dhe pavarësinë.

Mërgimtarët shqiptarë janë kontribuesit dhe mbushësit e buxheteve shtetërore në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedonine e Veriu. në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshëvës.

Ekzistenca ekonomike e Kosovës, e Shqipërisë, e Maqedonisë së Veriut, e Malin e Zi, dhe e Luginës së Preshevës nuk mund të paramendohet pa kontributin financiar të mërgimtarëve shqiptarë.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova afër Slllavonski Brodit në Kroaci, më 25 korrik 2021, ku humbën jetën 10 mërgimtarë shqiptarë të Kosovës, e trishtuan dhe e pikëlluan çdo zemër shqiptari në tërë rruzullin tokësor lu jetojnë dhe punojnë.

Valon Syla, ky biçim prej njeriu, nuk nguroi që edhe këtë tragjedii të mërgimtarëve shqiptarë , ta shfrytëzojë për qëllimet e errëta të tij dhe të porositësve të tij, duke thënë se “Kryeministri Albin Kurti duhet të veprojë që të ulen çmimet e biletave me avion, e jo të bën filma gjatë vizitës së tij në vendin e tragjedisë në Kroaci”.

O Valon Syla tru thati, Albin Kurti tani u bë ktyeministër dhe çimet e biletave si të tilla ekzistojnë me vite.

O Valon faqeziu, pse nuk e kritikon Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Avdullah Hotin, për keqqeverisjen e tyre skandaloze dhe të korruptuar.

O valon Syla “kritikuesi”, mërgimtarët tanë e dijnë më së miri arsyen pse udhëtojnë për në Kosovë edhe me autobusë.

Lidhja e Gazetarët e Kosovë, intelektualët dhe tërë shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, duhet të distancohen publikisht nga Valon Syla, nga ky maskara prej gazetari, dhe duhet ta bojkotojnë në të gjitha fushat ku vepron ky “gazetar” me shpirt mjerani, e jo t’i japin hapësirë këtij maskarai dhe mjerani, që mllefin e tij anti shqiptar ta shprehën nëpër studio apo debate televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat