Edi Rama nuk e meriton të jetë kryeministër i Shqipërisë amë

Opinione

Edi Rama nuk e meriton të jetë kryeministër i Shqipërisë amë

Nga: Rexhep Torte Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:21
Rexhep Torte

“Ballkani i Hapur- Minishengeni ballkanik i dëmshëm për Shqipërinë dhe Kosovën.

Nga e thëna në të bërë është një det i tërë, thotë kombi shqiptar, i rrahur gjatë historisë nga erërat e stuhishme anti shqiptare.

Analistët e ekonomisë argumentojnë se duhej të themelohej “ Minishengeni Shqipëri- Kosovë”, mbase në Ballkan jetojnë më shumë se 6 milionë shqiptarë, paqedashës, që janë pro BE-së dhe pro SHBA-ve.

Analistët e ekonomisë argumentojnë se me “Ballkani i Hapur- Minishengeni Ballkanik” fitojnë vetëm Serbia agresore gjenocidale e kriminale dhe Maqedonia e Veriut, sepse u hapet rruga t’i shesin mallrat e tyre në tregun e Shqipërisë dhe t’i shfrytëzojnë portet detare të Shqipërisë.

Serbia kriminale eksporton 6 herë më shumë mallra në Shqipëri, se sa që Shqipëria eksporton mallra në Serbi.

Maqedonia e Veriut eksporton 3 herë më shumë mallra në Shqipëri, se sa që Shqipëria eksporton mallra në Maqedoninë e Veriut.

Me “Ballkani i Hapur- Minishengeni ballkanik” u hapet dera prodhimeve dhe produkteve bujqësore, si edhe e prodhimeve tjera nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në tregun e Shqipërisë, në dëm të prodhimeve vendase të Shqipërisë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë BE-ja , deficitin tregtar të Shqipërisë me BE-në, e mbuloh nëpërmjet fondeve që BE si donacion ia jep Shqipërisë për rregullimin e infrastrukturës rrugore, për përparimin e bujqësisë dhe të industrisë, për modernizimin e fabrikave për përpunimin e produkteve bujqësore, gjë të cilën nuk mund ta ofrojë asnjëherë “Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik” i Aleksandër Vuçiqit, Edi ramës dhe Zoran Zaevit.

Ekspertët e ekonomisë tregojnë se nga 4 milionë tonelata mallra që Shqipëria i eksporton jashtë Shqipërisë, në Kosovë brenda vitit nga Shqipwria eksportohen 1 milion tonelata mallra, që don të thotë se Kosova është importuesi ma i madh i mallrave nga Shqiëria.

Është absurditet ekonomik që Shqipëria të ketë qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve me Serbinë Kriminale dhe me Maqedoninë Veriore, ndërsa me Kosovën jo.

Shqipëria nuk ka asfarë leverdie ekonomike me themelimin “Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik”, sepse Shqipëria ka dalje në det dhe se nëpërmjet porteve të saj detare ka lidhje tregtare me tërë botën.

Me “Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik” përfitojnë vetëm Serbia kriminale dhe Maqedonia e Veriut, dhe këtë e thonë analizat e ekspertëve të ekonomisë.

O Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mabarë shqiptarëve, çfarë zori të shtyri që të këmbëngulish në themelimin e “Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik”, me çka favorizohet Serbina agresore gjenocidale e kriminale ndaj shqiptarëve.

Pse nuk po këmbëngul që të themelohet një “Minishengen Shqipëri-Kosovë”, edhe pse shqiptarët në Ballkan janë kombi më i madh me më shumë se 6 milionë shqiptarë autoktonë, me identitet të pakontestueshëm në gjuhë, kulturë dhe e tradita poro shqiptare.

Zotërote me mish e me shpirt po mundohesh ta realizosh tradhtinë e poshtërsinë Tënde ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve me themelimin e “Ballkani i Hapur- Minishengenin ballkanik”, me të vetmin qëllim që Serbia agresore gjenocidale e kriminale ndaj shqiptarëve, të bëhet fuqi dominuese ekonomike në Ballkan.

Çfarë zori të shtyri që me themelimin e “ Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik” t’i vihesh në krah Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, e cila në Shqipëri eksporton 6 herë më shumë prodhime, se sa që Shqipëria eksporton në Serbi.

Çfarë zori të shtyri që me themelimin e “Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik” t’i vihesh në krah Maqedonisë së Veriut, e cila eksporton në Shqipëri 3 herë më shumë mallra, se sa që Shqipëria eksporton në Maqedoninë e Veriut.

Çfarë zori të shtyri që ta injorosh e dëmtosh Kosovën, e cila nga Shqipëria importon më shumë se 1 milion tonelata mallra ne vit, nga gjithsej 4 milion tonelata mallra që Shqipëria eksporton në tërë botën.

O Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve , a të ka vajtur mendja të mendosh se je duke i dëmtuar rëndë ekonominë dhe prodhuesit e Shqipërisë me këtë “Ballkani i Hapur -Minishengeni ballkanik”.

Shqipërinë po e dëmton rëndë edhe ekonomikisht edhe politikisht, por edhe psikikisht, duke ia hapur Serbisë kriminale dyert e porteve detare të Shqipërisë.

O Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve, tani domosdo do të përballesh edhe reagimin e ashpër të prodhuesve të Shqipërisë, të cilët me siguri që do të kërkojnë llogari për çmendurinë e këmbëngulësisë Tënde për themelimin e “Ballkani i Hapur-Minishengenin ballkanik”, i cili i sjell dëme të mëdha Shqipërisë dhe Kosovës, kurse e favorizon Serbinë kriminale.

Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve, Shqipëria nuk është prona yte private që të sillesh në mënyrë kaqë autokrate, të papërgjegjshem dhe të dëmshme.

O Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve, a ke menduar ndonjëherë, si do të reagoje ndaj Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, po të ndodhte që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë ta vrisnin dhe masakronin ndonjërin nga familjarët e Tu ose tërë familjen Tënde, duke mos i përjashtuar as edhe fëmijët, dhe t’i transportonin në Serbi për t’i varrosur në varreza masive, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera, siç ndodhi në Kosovë.

A ke menduar ndonjëherë, si do të reagoje ndaj Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, po të ndodhte që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë ta vrisnin ndonjërin nga familjarët e Tu ose tërë familjen Tënde, duke mos i përjashtuar as edhe fëmijët, dhe t’i transportonin në Serbi për t’i djegur mizorisht në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera , siç ndodhi në Kosovë me afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm që Serbia kriminale i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi në Serbi.

A ke menduar ndonjëherë, si do të reagoje ndaj Serbisë agresore gjenocidale e kriminale , po të ndodhte që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë ta kishin dhunuar ndonjë femër nga familja jote, apo farefisi jot, siç ndodhi dhe dhunimet shtazarake që Serbia i kreu ndaj 20 mijë femrave të pafajshme shqiptare në Kosovë.

A ke menduar ndonjëherë, si do të reagoje ndaj Serbisë agresore gjenociale e kriminale, po të ndodhte që ushtarët, paramilitarët dhe policët e serbisë, ta grabisnin nga shtëpia ndonjërin nga anëtarët e familjes Tënde, fati i të cilit ende të mos jetë zbardhur, siç po ndodh me 1643 shqiptarët që Serbia i grabiti në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

“Ballkani i Hapur- Minishengni ballkanik” i projektuar nga krimineli Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë kriminale, dhe i mbështetur fuqimisht nga maskarai e tradhtari shqiptar Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë amë, të cilëve iu bashkangjit edhe Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, si edhe Marrëveshja e nënshkruar prej tyre në Shkup në Samitin e mbajtur më 28-29 korrik 2021, është projekt kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës.

O Edi Rama, maskarai e tradhtari i shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve, na trego me çfarë misioni kishte Aleksandër Soros, djali i George Sorosit në Shkup, gjatë mbajtjes së Samitit “Ballkani i Hapur- Minishengeni ballkanik”.

Na trego me çfarë misioni erdhi këtyre ditëve Geoge Soros i “Shoqëri e Hapur”, i cili e vizitoi Shqipërinë, përkatësisht Tiranën.

Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Aaev pas Samitit në Shkup deklaruan se, “gjer në vitin 2023, do të krijohen kushtet që njerëzit, mallrat dhe shërbimet ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të kryhen qindpërqind lirshëm”, por këto deklarata të tyre me siguri do të mbeten vetën utopi e demagogji.

Sipas të gjitha analizave, del se, qindpërqind me siguri do të jetë se, as Aleksandër Vuçiqi, as Edi Rama dhe as Zoran Zaevi, “Ballkani i Hapur- minishengenin ballkanik” që po e ëndërojnë kurrën e kurrës nuk do ta përjetojnë.

Kjo për vetë faktin se këta tre avanturierë ballkanikë janë shumë të vegjël, për t’iu kundërvënë SHBA-ve dhe BE-së, ku janë drejtuar tërë shpresat e popujve të Ballkanit.

Qëllimi kryesor i krijimit “Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanit”, nga këta tre avanturierë, është që Aleksandër Vuçiq tu hedh pluhur syve SHBA-ve dhe BE-së për t’i mbuluar krimet gjenocidale të Serbisë në Kosovë, por edhe në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, sepse Aleksandër Vuçiqi apriori dihet se ishte bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe se asokohe i nxiste krimet duke deklaruar që për një ushtar serb të vrarë duhet të vritën 100 civilë të pafajshëm, si edhe se Aleksandër Vuçiq është i vetëdijshëm se vendin e ka prapa grilave në Hagë.

“Ballkani i Hapur-Minishengeni ballkanik” për Edi Ramën piktor, ka për qëllim shkatërrimin e Shqipërisë dhe të Kosovën me direktivat nga Beogradi, dhe mbulimin e dështimit të Shqipërisë në procesin e aderimit në BE.

O Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve, si ta mban goja të deklarosh se , “Nuk Mund të mbesim peng i të kaluarës” duke u përpjekur t’i bësh presion Kosovës që t’ia falën Serbisë kriminale, krimet monstruoze që i kreu ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

O Edi Rama maskarai e tradhtari i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve, faturën e miqësisë Tënde me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, për t’i dëmtuar Shqipërinë dhe Kosovën do ta paguash shumë shtrenjtë dhe shumë shpejt me veten Tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat