Etiketat e turpit

Opinione

Etiketat e turpit

Nga: Prof. Dr. Mersel Bilalli Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:57
Prof. Dr. Mersel Bilalli

“Mini-Schengeni” i deridjeshëm dhe “Ballkani i Hapur” i sotshëm, janë emra që asocojnë në ate se sikur për diçka hezitohet të emërohet me emrin e vërtet. A s’ka nevojë për një gjë të tillë. Lirisht mund të quhet “Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor”. Iniciativa në fjalë ka nevojë vetëm për sqarime të hollsishme. Legjitime, madje edhe e pritshme është që nisma të ketë edhe kundërshtime të caktuara, pasi deri dje këtu kishte zjarr e masakra. Madje, vet nismat fillestare integruese evropiane hasnin në këso kundërshtimesh për shkak të armiqësive shekullore mes françezëve, gjermanëve, britanezëve etj. Por, figurat e mëdha, në rend të parë Zhan Mone dhe Robert Shuman, vendosën që këtyre tragjedive t’u japin fund! Në Evropë, ja tanimë për 75 vite s’ka më luftë, por bashkëpunim dhe zhvillim. Mos t’i kishin integrimet, Zoti e di se edhe sa lufta do të kishin ndodhë gjer tani!

e pritshme është se ka forca ugërzeza në rajon që në çdo kohë dëshirojnë konflikt dhe ato presin momentin e duhur. Njerëzit e përgjegjshëm s’duhet t’ua japin momentin. S’ka ilaq më të mirë kundër tyre se sa bashkëpunimi dhe integrimi. Tjerat janë vetëm mashtrime, keqpërdorime dhe manipulime, ku s’jepet asnjë rrugëalje, pos komplikimeve që çojnë popullin në ferr.

Dikush thot – integrime PO, por vetëm në UE, e jo rajonale! Por, duhet ditur se në vet UE-në së pari u integruan mes veti armiqë e deridjeshëm. Atëherë, përse EU neve të na priviligjoi, kur s’ka priviligjuar as vetveten. Kusht themelor për në UE janë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe pikë. Madje, integrimi brenda-shqipar më së miri intensifikohet brenda makrotregut rajonal, përndryshe i njëjti do mbetet vetëm një poezi e lezetshme për veshin. A poezitë lehtë shndërrohen në elegji, e mandej në tragjedi. Kurti së pari lyp “Makro-Schengeni brenda shqipëtar”, pastaj ate rajonal, por Rama mendon se kjo gjë mund të bëhet pa dridhje vetëm brenda “Mini-Shengenit Ballkanik”. Por, edhe Kurti sikur indirekt pajtohet me njëfar tregu të përbashkët rajonal, por siç potencon “përmes modelit të EFTA-s apo EEA-së (Zonës Ekonomike Evropiane)”. Pra, kemi qasjet të ndryshme që kanë të bëjnë vetëm me formatin e veprimit. Kryeministri i Shqipërisë si një promoter i krijimit të “Mini-Shengenit”, mendon se vazhda e Procesit të Berlinit ka hapë rrugët e mbyllura brendashqipëtare, për lëvizje të lirë të mallrave, kapitaleve, shërbimeve, por edhe më shumë se kaq, që deri dje ka qenë si diçka e pa imagjinueshme për shkak të rezistencës së Serbisë, dhe jo vetëm saj! Në kushte të integrimit rajonal askush më nuk mund t’u akuzon se bëni “Shqipërinë e madhe”.

Në fakt në rajon ekzistojnë dhjetëra iniciativa të ngjajshme siç janë për shembull - Zona Rajonale Ekonomike ( Regional Economic Area – REA); Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (Regional Cooperation Council – RCC); CEFTA etj. Shumë veprime nga këto organizata koordinohen përmes Procesit të Berlinit ku përfshihen të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Serbia, BeH, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova). REA ka edhe dimensionin social dhe agjendën dixhitale që i jep kredi të shtuar kësaj organizate në krahasim me CEFTA -n, e cila është shprehimisht një marrëveshje tregtare.

Shqipëria dhe Kosova si shtete dhe si politika institucionale, duhet të koordinohen efektivisht drejt afrimit, integrimit rajonal dhe bashkëveprimit, pasi për një bashkim formal do të duhet të kalojë edhe shumë kohë, madje edhe pas marrëveshjes eventuale me Serbinë. Të përkujtojmë se për një bashkim edhe formal, për momentin pengesë është edhe vet Kushtetuta e Kosovës, e cila që në nenin 1 e ndalon një gjë të tillë.

Liderët shqiptarë duhet ta kenë parasysh se cila fuqi botërore për momentin ka interes rajonin ta integron, e që tani për tani nuk eksponohet gjer në shfryerjen e kundërshtimeve të brendshme emocionale e politike. Dihet se këte iniciativë të integrimit rajonal, pos Gjermanisë, fuqishëm po e përkrah edhe Banka Botërore, e pas saj dihet se kush qëndron. Andaj disa doktora shkence që nuk hezitojnë kyeministrit shqiptar t’i ngjesin etiketa shumë të rënda, shpejt do mbeten si peshku në të thatë. Ne kemi një situatë në Malin e Zi ku ka një polarizim i madh. Në Bosnjë dhe Hercegovinë për një kohë të gjatë marrëdhëniet midis dy njësive janë tejet të tendosura. Plagët mes Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë të gjakosin. A thua, se këto problemr më lehtë do zgjidhen si të acarur?!

Por, edhe në aspekt të komunikacionit rajonal, pengesat dhe obstruimet ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në kufijtë e Serbisë (por edhe BeH), sjellin dëme të shumfishta. Është më logjike që të vazhdohet me këso inatesh duke vrarë shanset ekonomike në vendet tona dhe duke shpërngulur rininë tonë vitale, apo do mendojmë me koka të kthjellëta përpara se sa miqtë tanë strategjik të na thuajnë se për aq kohë vazhdojmë të mbetemi të paaftë për gjykim, dhe se për secilin hap kemi nevojë për tutorë e mentorë!

Në një treg të përbashkët rajonal, Shqipëria do ishte çelësi i këtij rajoni me portet e saja Durrësin dhe Shëngjinin. Konstatimet se Serbia del në detin shqiptar janë analfabetiste, pasi ajo ka Selanikun dhe Detin e Zi (përmes Danubit), kurse ne me inatet tona refuzojmë të bëhemi portë kryesore e Ballkanit perëndimor, ku edhe ajri paguhet. Kjo faktorin shqipëtar fuqishëm do ta faktorizoj në rajon. Serbia është e interesuar për një integrim të tillë në rend të parë që sa më lehtë ta zgjidhë kontestin me Kosovën, pasi ate e ka barë në çdo aspekt, sidomos në bisedimet me UE-në, ku tani lypin qime në vezë. E njohur është se në kushte integrimi, opinion më lehtë dizajnohet përhapa të ndieshëm.

Me ndërmjetësimin amerikan, tani më ekziston memorandumi, që ka të bëjë me trafikun hekurudhor dhe studimi i fizibilitetit për lidhjent hekurudhore Beograd-Prishtinë, duke përfunduar në portet e Detin Adriatik. Përgjithësisht, inkuadrimi kompatibil infrastruktural rajonal në rrjetin evropian TEN-T, do ta bëjë bregdetin shqiptar një epiqendër të disa korridoreve rajonale të Ballkanit Perëndimor. Kjo gjë, jo vetëm që akoma më shumë do t’i integrojë shqiptarët në rajon, por aq më tepër ata do t’i shndërrojë në faktorë kyq të Korridorit 8, 10 e 11, kurse përmes “Transferzales Jugore” dhe “Rrugës së Kombit” do t’i konektonte me shumë segmente të korridoreve tjera rajonale, me çka portet e Durrësit dhe Shëngjinit do të shndërroheshin në porte strategjike rajonale.

Ekspertët botërorë janë të mendimit se nisma për tregun rajonal, nuk ka asnjë ndikim negativ në procesin eurointegrues, madje është kompatibil më te, pasi bashkarisht shtetet përbushin kushtet e parapara për UE. Njëherit nuk humbet kohë, pasi për momentin UE ka problemet e saja dhe nuk i përkushtohet zgjërimit. Kurse ne në fakt ecim në drejtim të saj, që pas do vitesh kur të stabilizohet gjendja atje, ne në procedure të shpejtuar të antarsohemi (pasi në rajon bashkarisht kemi plotësuar shumë standarde). Mendim të ngjashëm ndan profesori Florian Bieber, anëtar i Grupit Këshillues të Politikave të Ballkanit në Evropë (Balkans in Europe Policy Advisory Group - BiEPAG), duke vënë në dukje se “Mini-Shengen është një nismë e mirë dhe është vështirë të shohësh diçka të keqe në të. Do të ketë kuptim vetëm nëse përfshin jo vetëm tre, por të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Veçanërisht e çuditshme që Kosova të mos jetë pjesë e nismës, pasi ajo është e rrethuar nga tre nënshkruesit” - thotë Bieber. Mbetja jashtë rajonit nënkupton izolim ekonomik, kurse Serbia akoma më shumë do të fuqizohej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat