Joe Biden pishtari i demokracisë, Albin Kurti mbrojtësi i pavarësisë, Aleksandër Vuçiqi krimineli dhe mohuesi i gjenocidit të Serbisë

Opinione

Joe Biden pishtari i demokracisë, Albin Kurti mbrojtësi i pavarësisë, Aleksandër Vuçiqi krimineli dhe mohuesi i gjenocidit të Serbisë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 6 gusht 2021 Në ora: 10:54
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Joe Biden-i Presidenti i SHBA-ve, pishtari i demokracisë botërore,  është e vetmja shpresë që mund ta çojë në vend të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës.

Këtë shpresë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve e forcon  angazhimi i Presidentit Joe Biden për të emëruar një emisar të ri të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi.

Joe Biden,  njohës i shkëlqyer i Kosovës do të mbetet në historinë ë SHBA-ve, të Kosovës, të mbarë shqiptarëve, dhe në arenën ndërkombëtare, forcuesi  e  çelikosësi i shtetit të ri të Kosovës në lirinë dhe pavarësinë se saj, duke i thënë stop Serbisë agresore gjenocidale dhe okupuese.

Po t’i shikosh fotot e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, e para gjë që të bie në sy është  intelektualiteti dhe butësia që rrezaton fytyra  Albin Kurtit, dhe grimasa me gojë e sy të zgurdulluar e të trishtuar e Aleksandër Vuçiqit.

Fytyra e Albin Kurtit Kryeministër i Kosovës secilit që e shikon i jep   bindjen se, kemi të bëjmë me një intelektual   fisnik shqiptar me  karakter e  moral të pastër dhe me guxim të  fuqishëm për t’i dalë zot Kosovës,  për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar.

Këtë e dëshmon edhe jeta, e kaluara, biografia,  veprimtaria e deritashme dhe angazhimi   në vazhdimësi i Albin Kurtit për të drejtën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Fytyra e Aleksandër Vuçiqit, President i  Serbisë,  secilit që e shikon i jep   bindjen se,  kemi të bëjmë me një kriminel të tërbuar kanibalist serb, pa pikë karakteri e morali njerëzor, i cili nëpërmjet arrogancës psikopate antinjerëzore, përpiqet që Serbinë hegjemoniste, agresore, gjenocidale e kriminale me gënjeshtra  ta paraqet si paqedashëse.

Këtë e dëshmon edhe jeta, e kaluara, biografia dhe  veprimtaria e deritashme në vazhdimësi e kriminelit Alkesandër Vuçiq, e bashkëpunëtorit të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili gjatë agresionit gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, por paraprakisht edhe në Kroaci dhe Bosnjë  e Hecegovinë,  deklaronte hapur që për një ushtar serb të vrarë, të vriten 100 civilë.

Këtë e dëshmojnë  edhe deklaratat mashtruese të  kriminelit Aleksandër Vuçiq se gjoja Serbia nuk ka kryer krime ne Kosovë, se gjoja krimet në Kosovë na qenkan të sajuara, edhe pse për krimet që Serbia i kreu në Kosovë ekzistojnë mijëra argumente, incizime filmike dhe fotografi, edhe pse krimet e Serbisë në Kosovë i shikoi tërë bota nëpërmjet ekraneve televizive dhe internetit.

Dëshmia më e mirë për  krimet e Serbisë në Kosovë është edhe ndërhyrja e NATO-s, e cila me bombardimet ajrore 78 ditore të caqeve serbë në Kosovë e Serbi, ia solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

Ky konstatim për Albin Kutin, Kryeministrin e Kosovës dhe për  kriminelin Aleksandër Vuçiq, Presidentin e Serbisë, që fitohet gjatë shikimit të  pamjeve të tyre në fotografi,  është i mbështetur mbi bazën e sinqeritëtit dhe korektësisë, gjë që mund ta verifikojnë edhe psikoanalisët, psikologët dhe sociologët më të shquar të botës.

Ky konstatim dëshmohet  edhe në dialogun  Kosovë-Serbi, ku në njërën anë e kemi Albin Kurtin Kryeministrin  e Kosovës, i cili me fuqinë e argumenteve është vënë në mbrojtjen e të vërtetës dhe të së drejtës së Kosovës  viktimë, për ta mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ndësa në anën tjetër e kemi kriminelin Aleksandër Vuçiqin, Presidentin e Serbisë, i cili si bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq i ka të përlyera duart gjer në bërryl me gjakun e më shumë se 13 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, dhe  të transportuar e të varrosur në varreza masive, por  edhe të djegur mizorisht në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.

Dialogu Kosovë-Serbi është barometri i demokracisë botërore, është barometri i të drejtës njerëzore dhe barometri i të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

Albin Kurti, përkundër tradhtive që ia bënë Kosovës qeveritë, presidencat dhe parlamentet në e Kosovës në 21 vitet e kaluara në dialogun Kosovë-Serbi, mbetet konsekuent dhe i përkushtuar që  denjesisht Serbinë dhe kriminelin Aleksandër Vuçiqin, t’i detyrojë të ballafaqohen me gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe  sidomos me gjenocidin që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Albin Kurti është i vendosur që ta paditën Serbinë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë edhe në  Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Albin Kurti, është i vendosur që në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, edhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, por edhe emisarët proserbë Josep Borell dhe Miroslav lajçak, fillimisht, t’i  ballafaqojë  me krimet e Serbisë në Kosovë, e më pastaj të dialogojnë  për çështjet tjera.

Pa këtë qasje të sinqertë e korrekte, dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të ketë një marrëveshje përfundimtare të suksesshme dhe afatgjatë.

Albin Kurti nuk do të lejojë kurrën e kurrës mohimin, mbulimin dhe harresën e krimeve  që Serbia i kreu në Kosovë, për të cilën synon krimineli Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti nuk do të lejojë kurrën e kurrës, që dialogu Kosovë-Serbi t’i shmanget zbardhjes së fatit të 1643 shqiptarëve që Serbia kriminale i rrëmbeu në Kosovë.

Albin Kurti kurrën e kurrës nuk do të lejojë që dialogu Kosovë-Serbi, t’i shmanget detyrimit që Serbia agresore gjenocidale e kriminale t’i pranojë  reparacioneve e dëmeve  të luftës.

Çdo devijim nga e drejta dhe e vërteta për Kosovën, do t’ia hapte rrugën Serbisë kriminale që në Ballkan ta sjell influencn e Rusisë dhe të Kinës.

Kosova shtet i pavarur e sovran në kufijtë ekzistues, pa Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa administrimin nga  Beogradi të  kishave, manastireve dhe patriarkanave të cilat Serbia pretendon se janë serbe, ndërsa këto objekte kulti fillimisht kanë qenë  objekte kulti  të krishtera shqiptare, por Serbia  pas okupimit të Kosovës i ka ndryshuar e përvetësuar, për çka ekzistojnë dëshmi e fotografi, do të jetë fortifikatë e pakapërcyeshme për qëllimet ekspansioniste të Serbisë në Kosovë dhe për qëllimet e influencës së Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Dialogu Kosovë-Serbi mund të zgjidhet shumë lehtë, sepse në një anë kemi Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që duhet ndëshkuar, dhe në anen tjetër kemi Kosovën viktimë që duhet mbrojtur mbi bazën e të drejtës dhe të vërtetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat