Politika dhe arti, Guça dhe Korça, Bregoviqi dhe Edi Rama, me një fjalë Jugosllavia III

Opinione

Politika dhe arti, Guça dhe Korça, Bregoviqi dhe Edi Rama, me një fjalë Jugosllavia III

Nga: Agim Vuniqi Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:33
Autori

Si humbi Edi Rama karrikën e te parit të Tiranës nuk ishte ndonjë befasi, por si mbet akoma lideri i parë i pozitës shqiptare është për t'u hutuar, njëjt siç më pat hutuar dhënia e çelësit të Tiranës, Goran Bregoviçit, pa asnjë domethënie, më hutonte pra admirimi i kryesocialistit dhe adhuruesit te Ali Babës (Goranit) dhe të dyzetë "hajnave"-gexhëve serbë, ai nuk e shihte fare se ç’kishte bërë Bregoviqi, ai që botërisht pranonte se miku më i mirë i tij ishte Karaxhqi, dhe pëlqeheshin njëri me tjetrin si dy vezë të ngjyrosura që na i falte prifti ortodoks serb (më vonë u kuptua se kishte marrë pjesë në darkën famoze në ish hotelin "Bozhur" , pastaj "Iliria", tash "Swisse Diamond", ku serbët kishin kërkuar tu servohen për darkë kokat e prera të shqiptarëve); kur ishim fëmijë të vegjël dhe i thyenim vezët "bythas", dhe a ka ndodhur ndonjëherë në Beograd të këndohet shqip!?

Ky "yrnek" ishte bartur nga Beogradi dhe ishte kultivuar që nga Jugosllavia Brioniane me përfaqësimin e ushtarakëve në udhëheqjet e klubeve të çetnikëve ku kultivohej kënga e "kallashëve" që u pat kënduar në Tiranë. Nejse ai nuk bënë dallime gjuhe dhe nacionaliteti, dhe konstaton çfarë lidhje ka politika dhe arti? Nuk dua të bëja pazar me shijen e tij, po e japë një shembull të "bluhet" se a ka farë lidhjeje arti me politikën.

Amerikanizmi si ndjenjë e fuqishme e patriotizmit global, i dhuroi botës demokracinë, por edhe ndjenjen e fuqishme për liri, e treguan amerikanët pa ekuivoke duke derdhur verën franqeze dhe duke zëvendësuar emërtimet "French frieze" dhe "French pasta" me "free frieze" dhe "free pasta" që kishin konotacion freng, si kundërpërgjigje e kërcnimit franqez me veto në Këshillin e Sigurimit për aprovimin e rezolutës së dytë kundër Sadamit, gjë që më vonë rezultoi me invazionin anglo-amerikan, për të përmbysur regjimin e Sadamit dhe çlirimin e popullit irakian nga diktatura familiare e Sadam Hyseinit.

Nuk ishte vetëm derdhja e verës franqeze në rrugët e Minesotës por edhe kritika e "Fox-Newsit" drejtuar Klintonit për pasojat e mundshme politike, po që se shkon të luaj golf me kryeminstrin e mëhershëm kanadez Zhak Kartie (pas një kritike dhe deklarate jo të matur politike drejtuar amerikanëve) reflektojnë lidhshmërinë ekonomi-sport-art-politikë.

 

 Korça vend promovimi i Jugosllavisë së re-Ballkani i hapur

 

Në Korçë përveq festivalit të birrës që ka zgjuar kërshërinë e shumë simpatizuesëve të Goran Bregoviqit, sidomos në treshen Shqipëri, Serbi, Maqedoni Veriore, haptas po bëhet promovimi i një marrëveshje trepalëshe, e cila ka lindur si ide në Novi Sad, por fillet e saj datojnë në New York, derisa Thaçi ishte president, ndërsa malësorët patën protestuar “dhunshëm” kundër kësaj ngrehine, duke e “bombarduar” Gjukanoviqin me afishe. Po atëherë Thaçi në New York me mjetet e buxhetit të Kosovës kishte shtruar drekë për Daçiain.

 

A po kalon Guça në Korçë?

 

Bendi i borisë i Goran Bregoviqit dallon sham nga ai i rockut klasik “Bijelo Dugme”, edhepse këndon hitet e Bijelo Dugme së bashku me himnet e festave “Kalasnjikov” dhe “Mesecina”, të dyja nga kolona zanore e rëndë e “Underground”(dhe kështu dëgjohen shpesh në rrugët e Guça.) Përndryshe Guça është në komunën Luçani, rrethi Moravica, Serbi. Që nga regjistrimi i vitit 2011, ka një popullsi prej 3,710 banorë. Është i famshëm për festivalin e tij të borisë Guça, i cili mbahet në qytet dhe ndiqet nga disa qindra mijëra vizitorë çdo vit.) Se këto këngë nga koha jugosllave frymëzuan duke krijuar një entuziazëm të thellë në një festival ku shumica festonin kriminelët serbë të luftës-dhe mbanin bluzat me Karaxhiçin, Mlladiçin dhe Arkanin që shiteshin dhe visheshin hapur-duke ekspozuar paradokset në zemrën e qytetzës Guça. Bregović, i lindur në Sarajevë nga prindër serbë-kroatë dhe i martuar me një boshnjake (domethënë muslimane), është ish Jugosllavia në mikrokozmos; Anëtarët e Bijelo Dugme përshëndetën nga prejardhje po aq të përziera dhe shijuan suksesin e tyre derisa Jugosllavia e Titos ishte në mesin e shteteve socialiste më liberale dhe më e unifikuar. Performanca e tij, dhe këto këngë, ishin anatemë për nacionalistët, derisa rock-u klasik në kohën e ish Jugosllavisë përqafohej nga bendi “Bijelo Dugme”, të cilët sa ishin bashkë e hedhnin poshtë ideologjinë nacionaliste të luftës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat