Martiri Nue Jakaj mbetet një figurë e kompletuar me një përjetësi të pavdekshme historike

Opinione

Martiri Nue Jakaj mbetet një figurë e kompletuar me një përjetësi të pavdekshme historike

Lekë Mrijaj Nga Lekë Mrijaj Më 7 gusht 2021 Në ora: 12:22
Nue Jakaj

Veprimtari ynë shqiptarë, militanti e admiruesi i Ballit Kombëtar, lugdrinasi, Tomë Jakaj (biri i Nue Jakajt) e familja e tij aristokrate me vendbanim të përhershëm në Bronx të Amerikës, sot, me 7 gusht 2021 në kuadër të njëqind e njëzet e pesë vjetorit të lindjës, kujton me nderim dhe respekt të thellë, sakrificën e babait, si një martir e idealist i kompletuar i kombit, i burgosur e vrarë nga torturat e mizorisë së UDB-së jugo'sllave ndaj edhe radhitet skaj figurave të ndritura të patriotizmit në Lugun e Drinit-Klinës.

Këtij konstatimi hyrës i përshtatet fjala e bukur apo një urti e huaj e dëgjuar: “Kush nuk do atdheun, nuk do as Zotin!”. Ndaj martiri i kombit, Nue Jakaj , vërtetë e deshi Atdheun, me tërë qenien e tij njerëzore, pikërisht u flijua për lirinë e bashkimin e kombit shqiptar me emrin Shqipëri apo si një emër të pandarë, ashtu siç na e dhuroi Zoti, ndaj duke e dashtë Atdheun. Pikërisht vetë Nou, i biri i Jak Alisë e ka dashtë edhe Zotin - qe si i tillë edhe mbetët një figurë e kompletuar, me përjetësi të pavdekshme historike tek trojet tona arbnore.

Vlen të potencohet se në jetën e popujve trashëgimia e heronjve dhe e martirëve ndër të tjera është kujtimi i një emri të një martiri dhe trashëgimia e një shembulli madhështor. Nue Jakaj, na i ka dhuruar të dyja këto cilësi, jo thjeshtë si relikte të kujtesës sonë historike, por si vlera ku mund të gjejmë frymëzim dhe komunikim që të përballim veten me zgjedhjet që duhet të bëjmë si individ, familje dhe si komb, për të sotmen dhe për të ardhmen.

Për jetën dhe veprimtarinë e Nue Jakaj, është folur gjerë e gjatë dhe është shkruar relativisht nga shumë njohës të spikatur të historisë nga të gjitha trojet shqiptare. Për këtë martirë të atdheut, kohë pas kohe në shenjë përkujtimi janë shkruar edhe shumë artikuj popullorë të përjetshme me shumë dëshmi faktike për tua trashëguar brezave në vijim rrrjedhën heroike të martirit, Nue Jakaj nga Ranoci i Klinës. Qe do të thotë se dimensioni njerëzor dhe vepra e tij kombëtare e vendosin martirin, Nue Jakaj në radhët e martirëve të vendit. Ai vertetë i përkiste padyshim traditës fistare, fetare dhe kombëtare që e trashëgonte nga një familje aristokrate lugdrinase dhe e dëgjuar e Jak Alisë, për vepra atdhedashurie. Njëkohësisht ishte edhe portreti që u terrorizua barbarisht në kazamatet e UDB-së famëkeqe nga komunistet serbo jugosllave duke u vënë në mbrojtje të gjakut të vëllait tij Pjetrit martir, i cili për luftëtarët e Balllit Kombëtar ofroj, ushqim, veshmbathje e logjistikë e qe ishte mbështetës i Nue Përlleshit dhe kauzës kombëtare, e qe me vonë u pushkatua nga pushteti sllavo-komunist në Kullën e Popit në Istog në janar të vitit 1945, me shumë burra të zgjedhur të Kosovës martire) dhe shumë martirëve të tjerë të kombit qe luftonin për Liri të drejtë dhe bashkim kombëtar.

Kush është Nue Jakaj: Është i biri i tretë i Jak Alisë i lindur në Ranoc të Lugut të Drinit-Klinës, me 7 gusht 1896. Familje tipike atdhetare e fetare, më tradita të lashta kombëtare, fistare e njerëzore. Ndërsa mësimet e para të përgjithshme (dhe katekizmit) i ndoqi në Mësonjëtoren e Gjuhës Shqipe në Zllakuqan. Shkollë e cila u hap me 15 shtator 1897, nga françeskani at’ Shtjefën Gjeçovi. Biri i Jak Alisë-Nou (s'bashku me vëllain e tij Pjetrin i cili bashkëpunoi dhe ndihmoi edhe qetat e kryengritësve nga Drenica,Llapusha, si Shaban Polluzhen, Marie Shllakun, Zef Gjidoden etj.) e ndihmoi çeten e Nue Perlleshit në Lug të Drinit e rreth saj, duke u vu nën mbrojtjen e shqiptarëve në fshatrat e Istogut duke luftuar kundrejt serboçetnikëve të Kollashinit dhe të Serbisë.

Sipas disa dëshmive të disa banorëve lugdrinase e të paraardhësve të mij, thuhet se me urdhër të Ndue Jakajt, Ndue Perlleshi me çetën e tij në fshatin Kojavq vrau kriminelin, Radosh Toshiqin ndaj edhe në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij- Pjetërit (në mesin e të cilëve ishin edhe Rrustë e Ukë Rugova (gjyshi dhe babai i Dr. Ibrahim Rugovës, Llesh Gjon Lleshaj, Col Bajraktari nga Uça, Najram Gashi, Ramë Alia, Sadri Hoti e shumë të tjerë), është arrestuar duke u keqtrajtuar barbarisht në burgjet e UDB-së Jugo'sllave, i cili më vonë edhe nga torturat e marra vdes më 6 shkurt 1948. Ndërsa rivarrimi i tij është bërë ne varrezat e fshatit Ranoc, pas 39 vjetësh, pikërisht me 18 tetor 1987.

Gjaku dhe sakrificat e martirëve dhe Heronjve të kombit sikurse i Nout, dhe të gjithë Intelektualëve e veprimtarëve të tjerë qe dhanë jetën për ideale kombëtare, kurrë nuk do të harrohen, gjë qe për kombin tonë heronjtë, dëshmoret, martirët janë lavdia e krenaria jonë, ndër vlerat më të çmuara, që nderohen jo vetëm nga familja por nga të gjithë.

Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë e martirët e atdheut të cilët janë dhe mbetën fanarët e lirisë dhe lulëkuqet e kombit tonë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat