A u arrestua hoxha i Karaçevës pasi largoi fotografitë e Skënderbeut dhe Rugovës?

Opinione

A u arrestua hoxha i Karaçevës pasi largoi fotografitë e Skënderbeut dhe Rugovës?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:26
Gani Mehmetaj

Ky hoxhë me 23 janar 2021, në fushatën e tij islamike kundër kryqit, i nxiti rrugaçet e katundit kundër besimtarëve ungjillor amerikanë, i kërcënuan me vdekje të rinjtë adoleshentë dhe gati sa si linçuan. U desh ndërhyrja e KFOR-i amerikan, sepse Policia e Kosovës nuk u bëri asgjë, madje nuk u ndihmoi të rinjve të tmerruar.

Flitet se hoxha me sjellje rrugaçi që nisi në janar fushatën kundër kryqit, e ka një të afërm në kreun e komunës dhe e ka mbështetjen e kreu të BIK-ut, prandaj policia nuk guxon ta arrestojë as ta burgos.

Policia raportoi sot se hoxha i fshatit Karaçevë e Epërme ka larguar fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të Skënderbeut nga salla ku po mbahej një ceremoni mortore.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë mbajtjes së një ceremonie i dyshuari mashkull kosovar i ka hequr disa fotografi të cilat kanë qenë të vendosura në mur”, thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një prononcim për Gazetën ka thënë se i dyshuari është dërguar në procedurë të rregullt.

“Nuk kemi më shumë informata se aq që thuhet në raport. I dyshuari nuk është arrestuar vetëm rasti është dërguar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai për Infokus.

Rasti po cilësohet se nxitje e përçarjes dhe mosdurimit. 

Ai në janar nxiti gjakderdhje e mos durim fetar, por policisë e prokurorisë atëbotë nuk u bëri përshtypje.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat