Pse në Tiranë, mediat u kanë vënë embargo akademikëve dhe profesorëve Eshref Ymeri dhe Mehdi Hyseni?!

Opinione

Pse në Tiranë, mediat u kanë vënë embargo akademikëve dhe profesorëve Eshref Ymeri dhe Mehdi Hyseni?!

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 10 gusht 2021 Në ora: 19:42
Skënder Kapiti

Niveli i politikës dhe i mediave në Shqipëri për nga kapaciteti mjeran intelektual e patriotik përbëjnë fyerje për inteligjencën e vërtetë dhe për vitytin, si dhe shkaktojnë vjellje shpirtërore kur shikon se çfarë japin, tejçojnë e keqpërcjellin dëmshëm dhe mbrapsht te publiku.

Falë teknologjisë së internetit sot mundësohet që të mesojmë e të lexojmë intelektualë, akademikë e shkencëtarë të mëdhenj patriotët të vërtetë dhe meritorë si p.sh. Eshref Ymeri e Mehdi Hyseni. U ndala në këtë shkrim të shkurtër për të tërhequr vëmëndjen dhe për të kritikuar mediat, sidomos shtypin e shkruar dhe portalet e Tiranës të cilat nuk gjejnë hapësirë por u kanë vënë embargo dhe nuk botojnë opinione, shkrime , leksione e studime akademiko-shkencorë e patriotiko-kombëtare dhe as filoizofiko-shkencorë të talentëve dhe të intelektualëve, akademikëve e profesorëve të mëdhenj shqiptarë ku ndër ta janë edhe prof.Eshref Ymeri e Mehdi Hyseni etj.

Mediat e Tiranës janë në gjendje mjerana pasi pronarët e tyre tërësisht dhe gjithmonë ta pështirosin e ta neverisin për injorancën, harbutërinë dhe për sjelljen si lajme e informacione vetëm trillime e modifikimeme hipokrizara e qorrollopsje intelektuale informatash pa asnjë vlerë dhe pa asnjë talent por thjesht si media mercenare e politike të interesave personale, si media servile e pouthadore e të shitura vetëm për përfitime interesash personale. Deri aty kanë arrirë si të tilla sa që disa kohë më parë shumë prej mediave e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, atyre ua nxori të vërtetën si mercenare mediat greke, duke ua nxjerrë në shesh mercenarizmin dhe paranë për shërbimin që ato u bëjnë edhe agjendave antishqiptare.

Por janë për t’u falënderuar mediat dhe gazetat dhe portalet në Kosovë, Maqedoni e diasporë të cilat botojnë edukacione, leksione, studime dhe analiza e opinione të vërteta historike, politike, patriotike, shkancore dhe akademike të studiusve e akademikëve si Eshref Ymeri, Mehdi Hysen etj. për të cilët ka nevojë që të ushqehen, të mësojnë e të edukohen brezat. Këta dy profesorë kanë meritën se shqiptarët mësojnë të vërtetat historike në mënyrë reale dhe jo të manipulkuara nga korrupsioni, politika dhe nga ordinerllëqet mjerane e injorante. Embardgoja që i kanë vënë mediat e Tiranës këtyre dy kolosëve akademik është sepse ata nuk i pranon politika, media dhe ideologjia mediatike e kornizëz ateisto-komuniste, sllavo-bizantine, e korrupsionit dhe e pazareve deri dhe kundër interesave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat