Përse Edi Rama i urren shqiptarët e Kosovës ???

Opinione

Përse Edi Rama i urren shqiptarët e Kosovës ???

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 gusht 2021 Në ora: 08:01
Edi Rama

Zjarret e shumta që kanë kapluar pothuajse gjithë Evropën, s`kanë kursyer as Shqipërinë. Situata më e rëndë ishte në afërsi të Kalimashit me pamjet që ngjanin në një ferr të vërtetë dhe jo në një vatër zjarrin në mal. Me ndihmën e efektivëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shmang katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë.  

Me këtë rast është shmangur një katastrofë të mundshme, bllokimin e lëvizjes, jetën dhe banesat e fshatrave pranë tij. Era e fortë përhapi zjarret nga Mali i Rrunës, që prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri, në terrenin mbi tunelin e Kalimashit duke rrezikuar sigurinë e lëvizjes në këtë autostradë dhe banesat në fshatrat përreth.  

Duke parë se situata ishte alarmante, edhe Kosova u angazhua në këtë drejtim. Minsitri Mehaj  menjëherë nisi trupat e FSK për t’iu ndihmuar vëllezërve në Shqipëri për të përballuar sa më lehtë këtë situatë. Kështu nga Kosova mbërritën 9 automjete zjarrfikëse dhe 34 zjarrfikës.. Fatmirësisht situata u vu nën kontroll  duke shmangur kështu përhapjen e zjarrit, që mund të ishte fatal nëse do të shpërndahej duke rrezikuar kështu edhe jetë njerëzish. 

 Kosova i doli në ndihmë Shqipërisë, pasi e ka edhe obligim kombëtar. Por, kjo gjë nuk I bëri fare përshtypje Edi ramës. Asnjë falënderim sado modest, paramendo nëse Serbia do i vinte në ndihmë cili do të ishte falënderimi nga Rama. Për situatën me tërmet Rama falënderoj Serbinë që sipas tij; ishte e parë që na doli në ndihmë” duke anashkaluar komplet Kosovën, e cila ishte e para dhe më së shumti ka ndihmuar me të gjitha format dhe mënyrat e saja. 

Por, duket se Rama e urren Kosovën dhe kjo gjë s`ka asnjë shpjegim tjetër. Të vetmin shqiptar nga Kosova të cilin Rama nuk e urren është Hashim Thaçi, pardon edhe Rexhep Qosja. Të dy këta janë si Rama, atdheun e tyre e shohin si mjet për të arritur qëlliemt e veta, shpesh duke u pozicionuar edhe në anën e armikut, vetëm që të jenë vetëm të pasur, rehat dhe mos t’iu prish tymin dikush. Për gjëra tjera nuk mendojnë, nuk e  vrasin as mendjen.  

Është e habitshme se si Rama nuk bëri një deklaratë falënderimi, as nuk e përmendi FSK, e cila edhe në rastin e tërmetit dhe në zjarrin, s`ka kursyer asgjë për t’i ndal në ndihmë atdheut mëmë. Derisa ministri i Ramës pushton në bregdet dhe nuk interesohet fare për zjarret, ministri i brendshëm i Kosovës shkoi në Kalimash duke mbështetur FSK dhe forcat shqiptare atje për të vënë situatën nën kontroll.  

Jam i bindur se sikur të ishin zjarrfikësit apo forcat tjera nga Serbia vet Rama do të dilte t’i priste dhe t’i falënderonte në emër të “ Open Ballkan: Si një ide që bashkon sipas tij popujt. Pallavrat e Ramës dhe Hashimit, të indoktrinuar nga vet Vuçiqi, janë marrëzira më e madhe që një shqiptar mund të bëj duke e besuar. Se Rama nuk pëlqehet nga Kosova e pranoi edhe vet përmes një statusi në fb ku tha se ka marr shumë mallkime, sharje etj.  

Me këtë rast Rama duhet t’ia bëj ca pyetje vetës, pse vallë nuk e duan në Kosovë, apo mendon se shqiptarët nga Kosova janë aq të paditur sa mos të jenë në gjendje të vlerësojnë kapacitetin e tij prej gjeniu.  

Jo, Rama ka bërë shumë gabime, mëkate ndaj Kosovës dhe vazhdon të bëj. Derisa vazhdon të besoj në projekte sero-ruse, vazhdon tu shërbej atyre, shqiptarët e Kosovës s`do e duan dhe s`do e mbështesin asnjëherë.  

Për më tepër, Rama duhet tu kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për fyerjen që ua bëri kur iu mohoi kontributin për tërmetin, ashtu si po e bën tani duke injoruar komplet angazhimin e tyre për zjarret. Problemin e ka vet Rama, jo shqiptarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat