Shqiptarët që i besojnë armikut të përhershëm, vullnetarisht hyjnë në portën e therjes

Opinione

Shqiptarët që i besojnë armikut të përhershëm, vullnetarisht hyjnë në portën e therjes

Nga: Aurel Dasareti Më: 13 gusht 2021 Në ora: 07:22
Edi Rama

Normalisht se me miratimin e “Minishengenit” është e drejta e tyre të kryejnë vetëvrasje, por më dhimbet vendi, për mbrojtjen e të cilit me gjenerata kanë luftuar edhe pjesëtarë të familjes sime.

Në këto 30 vitet e fundit të “demokracisë” askush nuk ka përhapur aq shumë errësirë ​​në Shqipëri sa Edvin Kristaq Rama i droguar, që mendon se ka parë dritën. 

Mbështetësit e tij injorantë fanatikë, janë kampion botëror në vetëshkatërrim. Ata e duan të vërtetën kur kundërshtarit i zbulohet diçka negative, dhe e urrejnë kur ajo i zbulon ata.

Fatkeqësisht, e gjithë përvoja e hidhët me armikun e përjetshëm nuk i ka bërë shqiptarët më të mençur, por ata padyshim janë ngatërruar në një nivel më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat