Subjektet politike të mendojnë për popullin

Opinione

Subjektet politike të mendojnë për popullin

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 gusht 2021 Në ora: 20:00
Adem Bytyçi

Mos mendoni se duke i rënë në gjunjë Serbisë me rastin e negociatave, Serbinë e shtim në gjynah. Serbia nuk ka ndryshuar është po ajo e njëjta si në kohën e Millosheviqit, Kasapit të Ballkanit, akoma në pushtet në Serbi, janë mbeturinat e Millosheviqit dhe Sheshelit...

Me rastin e fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Kosova gjendet në gjendjen më të rëndë të saj pas çlirimit.

Ata që nuk janë të vetëdijshëm për këtë nuk duhet të jenë pjesë e politikës së Kosovës.

Kosovën në këto çaste të rënda mund ta ndihmojë vetëm uniteti i faktorit politik nacional shqiptarë në Kosovë.

Nuk mund të këtë armik më të madhë për Kosovën në këtë periudhë se sa lufta për karrigë e subjektëve politike.

Kosovën nuk mund ta rrezikojë asnjë forcë e jashtme, Kosovën e rrezikojnë forcat politike nga brenda, të cilat pushtetin e konsiderojnë mbi të gjitha interesat madhore të Kosovës...

Në qoftëse nuk i mbrojmë më me këmbëngulje të drejtat ligjitime tonat dhe të shtetit të Kosovës , ta dini se përkrahja ndërkombëtare do të venitet dhe një ditë do të na lënë vetë pa përkrahjen e tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat