Mesazh për qytetarët e Prizrenit

Opinione

Mesazh për qytetarët e Prizrenit

Nga: Petrit Dibrani Më: 17 gusht 2021 Në ora: 10:05
Petrit Dibrani

Të dashur dhe shumë të respektuar, qytetar të Komunës së Prizrenit me rrethinë.

Subjektet politike me seli në Prizren, kanë propozuar dhe zyrtarizuar, kandidatët për Kryetar të Komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Cili nga këta kandidat, duke fillu nga Anton Quni - Zafir Berisha - Mytaher Haskuka dhe Lulzim Kabashi, para se të kandidohen për Kryetar, kanë dalur dhe kanë biseduar me qytetarët e Prizrenit me rrethinë për brengat dhe hallet e tyre të përditshme?!

Pse duhet qytetarët me e shpërbly, ndonjërin prej tyre me votë?

Pse duhet, ndonjëri nga këta të zgjedhet Kryetar?

A ndryshon jeta e juaj si qytetar, pas zgjedhjes së ndonjërit prej tyre Kryetar?!

Cili nga këta e ka bërë publik, ndonjë plan konkret për zhvillim, apo ndryshim për qytetin e Prizrenit?!

Qytetar të dashur, këta e duan dhe e mendojnë postin si privilegj dhe jo si përgjegjësi!

Vota për ndonjërin nga këta, nuk e ndryshon gjendjen e qytetit, historik, turistik Prizrenit.

Mos harroni, shumë nga ju e votuat Mytaher Haskukën para katër viteve për Kryetar, mendoni ç’farë ndryshoi qyteti dhe gjendja e juaj e përditshme në qytet apo edhe në fshatra?

Mendoni dhe mos harroni!

„Pendohuni për vlerën që i dhatë Kryetarit të tanishëm dhe disa kshilltarëve komunal, duke i bërë më të rëndësishëm se sa ishin“

„Kur e kaluara troket në portën e juaj, kujtohu se ç’farë ndodhi, herën e kaluar kur e hape“

Ju lutem!

Mendoni, kujtoni dhe mos harroni, para se ju të votoni…..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat