Publikimet e institucioneve shtetërore me gabime materiale profesionale

Opinione

Publikimet e institucioneve shtetërore me gabime materiale profesionale

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:36
Prof. Dr. Musa Limani

Siç dihet, kuadrot profesionale kanë rolin dominues në të gjitha sferat jetësore. Analizat empirike, përkatësisht përvoja e deritanishme kanë treguar se, kuadrot profesionale të mirëfillta paraqesin potencialin më të rëndësishëm në transformimet ekonomiko-shoqërore të njerëzimit. Andaj, si të tilla duhet futur në funksion, sepse ekziston shkallë e lartë komplementare dhe e korrelacionit ndërmjet kuadrove profesionale dhe të gjitha veprimtarive ekonomiko-shoqërore.

Andaj, kuadrot e arsimuara, përkatësisht profesionale-shkencore janë kategoria e pa zëvendësueshme, sepse janë iniciatorë i të gjitha nismave të të gjitha proceseve ekonomiko-shoqërore. Vetit e tilla bëjnë që, vendet e zhvilluara kuadrove profesionale-shkencore u ofrojnë çekun blanko, duke i paguar me dollar të gjelbërt (paga të “majme”), kurse në Kosovë këto kuadro lihen jashtë loje, duke shkelur “trurin”, përkatësisht kuadrot e mirëfillta profesionale-shkencore, e duke i avancuar joprofesionalistët, militantët, kuazi intelektualët, madje të afërmit të familjes e të interesit, e kështu me rradhë. Andaj, politika e tillë kadrovike që e ka përcjellur Kosovën tërë kohën që nga Pavarësia e deri më tani, si e tillë e ka sjellur vendin tonë në një pozitë shumë të rëndë e të pa lakmueshme politike, shoqërore dhe ekonomiko-sociale.

Si rrjedhim, për mos përfilljen e kuadrove profesionale-shkencore, më së miri tregojnë gafet e defektet që po paraqiten nëpër ndërmarrje publike, institucione e organe shtetërore. Çka është edhe më e keqja se këso defektesh, mangësi e gabimesh, tani po hasim edhe në publikime të institucioneve shtetërore, që janë pasojë e mungesës së kuadrove profesionale-shkencore e pa përvojë. Si rast konkret kemi të bëjmë me Vjetarët Statistikor të Republikës së Kosovës, në të cilët hasim në gabime materiale profesionale të pafalshme, të pajustifikueshme dhe si të tilla të papranueshme, e bile edhe skandaloze. Siç dihet, Vjetarët Statistikor publikohen nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, si institucion publik (shtetëror) me rëndësi të veçantë, i cili grumbullon, përpunon dhe publikon të dhënat e të gjitha fushave. Këto të dhëna, janë publike dhe i shërbejnë të gjitha institucioneve dhe organeve shtetërore, institucioneve shkencore, studentëve, analistëve etj., në të cilat mbështesin analizat e tyre shkencore dhe profesionale. Kështu që, për rëndësinë dhe peshën që kanë këto të dhëna nuk guxojnë të jenë të pa sakta, dhe me gabime materiale profesionale.

Andaj, duke pasur parasysh thirrjen time profesionalo-shkencore dhe akademike, e sidomos njohuritë dhe analizat makroekonomike, nuk kam mundur me qenë indiferent të mos reagoj në gabime materiale profesionale që hasim në Vjetarët Statistikor të Kosovës, pasi që në fund të fundit, këtë e kërkon karakteri im profesional e intelektual. Andaj, me qëllim që Menaxhmentit të Agjencionit të Statistikave të Kosovë, t’ia tërheq vërejtjen për këto gabime, dhe me qëllim të ofrimit dhe dhënies së ndihmes time profesionale që të përmirësohen, përkatësisht të evitohen ato, deri më tani kam publikuar dy shkrime në portalet e përditshme, si më poshtë:

  1. https://insajderi.com/jo-profesionalizem-ne-institucione-publike-shteterore/
  2. https://www.botasot.info/lajme/1352215/veshtrim-i-dyte-profesional-shkencor-ne-vjetarin-statistikor-te-republikes-se-kosoves-2020/

Mirëpo, si shihet ato shkrime as që u kanë lënë përshtypje Menaxhmentit të këtij institucioni dhe kanë vazhduar me avazin e tyre, duke botuar edhe vjetarët e fundit me gabime profesionale që nuk guxojnë të jenë një dokument të tillë. Kështu, gabime të tilla tani hasim edhe në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2021. Me ketë rast, unë do të përqendrohem vetëm në disa gabime kryesore, nga fusha ekonomike dhe konkretisht në hartimin dhe krijimin e tabelave në ketë Vjetar. Në vazhdim prezantojmë disa raste të emërtimit dhe formimit të tabelave në Vjetarin në fjalë.

Në fq. 41, tab. 2.5.

Image

Mendojë, se emërtimi tabelës si nga aspekti gjuhësor ashtu dhe ai profesional nuk është i drejtë. Nuk mund të thuhet nr. i personave..., por i anëtareve në ekonomitë familjare.... Andaj, në bazë të të dhënave në këtë tabelë, mendojë se emërtimi i saj duhej të ishte: Numri i ekonomive dhe anëtarëve në ekonomitë familjare 2021-2020. Madje, në kolonën e tretë kemi: Madhësia mesatare e ekonomive familjare, që nuk përkon me të dhënat në tabelë, sepse sipas të dhënave fjala është për numrin mestar të anëtarëve të ekonomive familjare, e jo madhësia mesatare ..... Prandaj, në këtë kolonë shkrimi duhej të ishte: Numri mesatar i anëtarëve të ekonomive familjare.

Në fq. 57 tab. 3.5.

Image

Emërtimi i tabelës nuk i përgjigjet të dhënave në këtë tabelë. Si rrjedhim, sipas të dhënave, emërtimi profesional i kësaj tabele do të duhet të ishte: Lëvizjet natyrore të popullsisë në Kosovë 2002-2020.

Në fq. 109, tab. 9.1

Image

Emërtimi i kësaj tabele nuk është mirë as nga aspekti gjuhësore e as ai profesional ekonomik. Emërtimi profesional do të duhej të ishte: Niveli i pagës mesatare bruto dhe neto në Kosovë 2012-2020, kurse në këndë në anën e djathtë të tabelës të shënohet: - në euro, e në kolonën e dytë në vend Kosova, do të duhej të shkruhet Gjithsej.

Nëfq. 111, tab. 9.5

Image

Termi profesional për “shkalla” është “norma”, që përdoret edhe në gjuhë të tjera. Psh. në gjuhën kroate thuhet: “stopa rasta”, por jo “stepen rasta”, anglisht thuhet: “rate”. Andaj, kudo që përdoret termi “shkalla”, duhet zëvendësuar me “norma”. Norma e punësimit, norma e papunësisë, norma e shtimit ekonomik, norma e rritjes ekonomike etj. Kështu që, termi “shkalla” duhet zëvendësuar me “norma”. Madje, nuk ka nevojë që në këndin e djathtë të kësaj tabele të shënohet shenja (%), sepse termi “norma” shpreh pjesëmarrjen relative të totalit, pra përqindjen.

Në fq. 118, tab. 10.1

Image

Duke u bazuar në të dhënat në këtë tabelë, termi “Shpërndarje” nuk është adekuat, sepse fjala është për “strukturë”, e jo për shpërndarje. Termi “shpërndarja” si term në ekonomi ka kuptim tjetër, e nuk mund të përdoret në vend të termit “struktura” Andaj, emërtimi profesional i kësaj tabele do të duhej të ishte: Struktura e konsumit sipas llojeve në Kosovë 2003-2016, kurse në këndin e djathtë nuk ka nevojë të figurojë shenja (%). Termi “struktura” në vete nënkupton pjesëmarrjen relative (%) të elementeve brenda tabelës në vlerën (madhësinë) totale, kjo vërejtje vlen për të gjitha tabelat të formuara në këtë formë.

Në fq. 145, tab. 11.1

Image

Sipas përmbajtjes së të dhënave, kjo tabelë duhej të emërohej: Sipërfaqet bujqësore sipas kategorive të shfrytëzimit 2005-2019.

tab. 11.2

Image

Duke u bazuar në përmbajtjen e të dhënave në këtë tabelë, emërtimi profesional i saj do të duhej të ishte: Sipërfaqet e mbjellura me kultura më të rëndësishme bujqësore 2005-2019.

Në fq. 147, tab. 11.4.

Image

Sipas përmbajtjes së tabelës, emërtimi i kësaj tabele do të duhej të ishte: Shtimi i blegtorisë sipas llojeve  të kafshëve 2005-2019.

Në fq. 165, tab. 11.13

Image

Nga aspekti profesional, emërtimi i kësaj tabele nuk është i drejtë. Emërtimi i saj nga aspekti profesional do të duhej të ishte: Vlera e disa kulturave bujqësore kryesore 2005-2019. Në këndë të djathtë, të vihet: - çmimet aktuale.

Në fq. 224, tab. 18.1

Image

 

Nëse thuhet qarkullimi i mallrave, nuk ka nevojë të ceket termi “tregti”. Andaj, duke u bazuar në përmbajtjen e kësaj tabele, emërtimi profesional i saj do të duhej të ishte: Bilanci i tregtisë së jashtme të Kosovës 2005-2020.

Në fq. 237, tab. 18.9, qëvlen edhe për tabelat: 18.9, 18.10. 18.11, 18.12

Image

Duke u bazuar në përmbajtjen e këtyre tabelave, në pikëpamje profesionale ato do të duhej të emërtoheshin: Qarkullimi i mallrave të Kosovës me Shqipërinë 2010-2020, duke vazhduar të njëjtën me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Italinë etj.

Në fq. 254, tab. 19.6 qëvlen edhe për tab. 19,7, 19.8

Image

Krijimi i kësaj tabele është me shumë se gabim. Nga aspekti profesional ekonomik, tabela lexohet: vlera që vihet në këndin e djathtë të tabelës, nënkupton se vlerave absolute brenda tabelës duhet shtuar edhe vlerën e cekur në kënd të tabelës. Psh. në tab. Nr. 19.6, në këndë të saj është shënuar: (në miliona euro), që do të thotë se të gjitha të dhënat brenda saj, duhet shtuar edhe (000.000). Në ketë tabelë, Bruto Produktit Vendor me çmime të vitit paraprak, më 2019 është dhënë në vlerë 6.988.873, që paraqet vlerën defakto të BPV për këtë vit. Mirëpo, sipas krijimit të kësaj tabele, kësaj vlere duhet shtuar edhe (000.000), që kjo vlerë do të rritet në 6.988.873.000.000 euro. Andaj, sipas vlerave absolute të shënuar në tabelë, në këndin e djathtë të saj, është dashtë të shënohet:- në mijë euro, jo në miliona euro (000.000). Situatë e ngjashme është edhe në tabelat 19.7 dhe 19.8.

Të dhënat në vjetar, si të dhëna publike mund t’i shfrytëzojnë të gjithë që u nevojiten për ndonjë analizë empirike, apo diç tjetër, bile edhe institucionet dhe individët e jashtëm mund të shërbehen me këto të dhëna, sepse janë publike. Psh. në qoftëse ndonjë kandidat i jashtëm, e ka temën e disertacionit të doktoratës për zhvillimin ekonomik të Kosovë, ai do të shërbehet me të dhënë publike, që do t’i merrë ato për tregues makroekonomik nga Vjetarët Statistikor të Kosovës. Andaj, duke u mbështetur në krijimin e kësaj tabele, ata do të marrin të dhëna të gabuara, pra të fryera hiç më pak se gjashtë zero (për milionë). Unë mund ta kuptojë se në publikime, në libra, madje edhe në vjetar të ketë gabime gjuhësore e teknike, por të ketë këso gabimesh profesionale-materiale që devijojnë dhe shtrembërojnë në tërësi të dhënat publike, kjo nuk falet, që unë do ta quaja këtë lëshim jo si joporesionalizëm, por gabim skandaloz profesional. Me këtë rast, devalvohet institucioni i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, si institucion publik shtetëror profesional, si dhe prestigji i Qeverisë dhe i Kosovës si shtet. Ky rast nuk paraqet lëshim teknik, por jo profesionalizëm dhe pa përgjegjësi totale të Menaxhmentit dhe stafit të ASK dhe zhvlerësim të profilit të ekonomistit.

Në fq. 311, tab. 23.12

Image

Po ashtu, emërtimi edhe i kësaj tabele nuk ka të bëjë me profesionalizëm. Duke u mbështetur në përmbajtjen e kësaj tabele, kjo tabelë duhej të emërtohej: Kursi devizor valutor (në anglisht: currency exchange) i disa vendeve, në raport me euron.

Në fund, duke u bazuar në vërejtjet e prezantuara në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2021 të cekura më lartë, e që janë prezente në të gjithë vjetarët paraprak, mund të nxirren disa konstatime, si më poshtë:

Gabimet gjuhësore tregojnë se, materiali në vjetar nuk iu është nënshtruar lekturimit, as në gjuhen shqipe e as në gjuhen serbe, që është gabim i pa falshëm,. Psh. në gjuhën serbe, ndër të tjera, në një kumtesë të përkthyer nga gjuha shqipe në atë serbe, të tekstit shqip: Bruto Produkti Vendor me çmime aktuale, në gjuhen serbe ishte i përkthyer: Bruto Domaći Proizvod po trenutnim cenama, në vend Bruto Domaći Proizvod po “tekućim cenama”.

Mungon përvoja e hartimit dhe krijimit të tabelave. Lëshimet që u cekën me këtë rast, tregojnë se, pos anës profesionale, mungon edhe ana pragmatike-përvoja.

Politika kadrovike destruktive në nivel të Kosovës, që në ndërmarrje publike e institucione shtetërore janë vendosur kuadro joprofesionale dhe pa përvojë, që reflektohet në lëshime, defekte të shtrembërimit të të dhënave të publikuara në një publikim të një institucioni shtetëror, siç është Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës.

Niveli i ulët profesional nëpër institucione etj., pa dyshim është rrjedhim i devalvimit të sistemit shkollor në Kosovë pas çlirimit. Në këtë periudhë kemi nxjerrë “analfabet” me diplomë.

Këtë shkrim dhe dy të parët, nuk e kam bërë për ta kritikuar menaxhmentin dhe stafin e ASK-së, por këto vërejtje e sugjerime i kam bërë dhe tani po i bëjë me qëllim që Menaxhmentit dhe stafit të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, që në botimet e vjetarëve pasues t’i evitojnë këto gabime profesionale, që të mos qesh bota me ne, në një anë, dhe organit gjegjës të Qeverisë që të vëjë kontrollin profesional mbi këto gabime që paraqiten në publikime publike të një institucioni shtetëror, në anën tjetër, por pse jo edhe angazhimin e konsulencës së jashtme me profesionist të fushës ashtu që niveli i këtij dokumenti me rëndësi të veçantë në vendin tonë të ngrihet në një nivel tjetër.

Andaj, kam lirinë që t’i propozojë ASK-së, apo Qeverisë-organit gjegjës që Poashtu të organizojë një tryezë të rrumbullakët për një diskutim publik, lidhur me materialin e përfshirë në Vjetarin Statistikor të Kosovës, duke ftuar ekspertët më të njohur të fushave përkatëse, sepse ka shumë gabime e të meta thuaja se në çdo fushë, për mos me thanë në çdo faqe, në kuadër të këtij publikim me rëndësi të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat