Idetë skizofrenike të nanove, zharrave, miftarajve, buzhalave e mehmetajve

Opinione

Idetë skizofrenike të nanove, zharrave, miftarajve, buzhalave e mehmetajve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:06
Autori

Edhe pse s'duam të harxhojmë fjalë e shkronja me  do persona të diagnozuar sëmundjesh skizofrenike, po hajde e mos fol e shkruaj kur me krabëza e me zort t'i nxjerrin fjalët nga goja.


Personat që janë duke na nxjerrë fjalët tona jo përpjetë nga barku deri në kokë e mendje, por  teposhtë nga barku, zora e trashë e deri në by..ë, janë zotërinjtë e Nanova, Zharrave, Buzhalave,  Mehmetajve, dorën në zemër, më shumë dinë të flasin e  të shkruajnë për të ofenduar rëndë shqiptarët myslimanë, se sa për të shprehur dashuri ndaj popullatës shqiptare në përgjithësi.

Fjalët tona të jashtëqitura e të ndyra, teposhtë deri në prapanicë janë meritore vetëm për tipa facërash të këtyre llojeve njerëzish për shkak ngjashmërisë së jashtëqitjeve tona nëpër nevojtoret e të gjitha trojeve shqiptare.  Lloji i prishur i këtyre se shohin hallin e vet se në çfarë gjendje psikike janë, po ofendojnë, nënçmojnë e kritikojnë në mënyrë skizofrenike shqiptarët myslimanë për të shëruar komplekset e rrezikshme psikike skizofrenike.

Plus, na tregojnë se cilën fe duhet ta kenë shqiptarët e nga kanë ardhë këtu. Sa të frikësuar janë, njësoj si ata që shkojnë të mjekohen, por as sesi të përmirësohen për shkak fiksimeve të pashërueshme skizofrenike kompleksive.


Mendimet e prapështa fikse të këtyre zotërinjve janë shqiptarët myslimanë, janë duke plasur nga inati pse popullata shqiptare se ndërron fenë nga Islame në atë katolike. Hiç fare s'mendojnë e s'logjikojnë se veçantia e mrekullive shqiptare nga popujt tjerë janë tri fetë e zyrtarizuara me libra të shenjta: katolikë, ortodoksë e muslimanë. Kjo është bukuria më e madhe kombëtare botërore, të vetmit jemi në rruzullin tokësor që mund të krenohemi me tolerancë fetare. Kurrë shqiptarët s'janë zënë në mes veti për fe, po për politikë të gabuar shtetërore, o mendjet e fiksuara skizofrenike që  reagoni kunder fesë islame.


A ende ju se keni të qartë se armiq të përbetuar ndaj shqiptarëve janë serbët dhe grekët e jo shqiptarët myslimanë.
Halli i këtyre bëhen më kombëtarë se sa Gjergj Fishta katolik, Fan Noli ordodoks e Faik Konica mysliman.


O mendja fikse e dobët e juaja, nëse shqiptarët kanë qenë katolikë, ju pyesim? Leka i Madh çfarë feje ka patur, mos harro se ka jetuar 350-400 vjet para Krishtit? Nëse shqiptarët do ishin katolikë pse atëherë është bërë lufta 600 vjeçare fetare romake-ilire, pse? Eqrem Çabej thotë se historia më e errët e shqiptarëve ka qenë prej shek. të II-të deri në shek. e XI të erës sonë, mu atëherë kur romakët kanë bërë kërdi ndaj ilirëve.


Historia e popujve të Ballkanit argumenton se shqiptarët e grekët që 4000 vjet janë në fqinjësi, sipas kalendarit historik, Krishti ka lindur para 2000 e kusur vitesh, atëherë ju pyesim juve 2000 vjet para Jesusit kujt i kanë besuar shqiptarët Krishtit që ende s'kishte lindur apo dikujt tjetër?


Ju lutemi, mjaft më, le të jetojnë shqiptarët ashtu si duan vetë: me fe, pa fe, me Krishtin, Muhamedin, kombin e vet!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat