Shoqëria kundër shtetit, apo demokracia kundër shtetit?!

Opinione

Shoqëria kundër shtetit, apo demokracia kundër shtetit?!

Nga: Agron Shabani Më: 20 gusht 2021 Në ora: 20:45
Autori

Çudi! Ndërkohë që e "vërteta" e politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare mbi luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe mbi të gjitha levizjet tjera çlirimtare dhe patriotike në Kosovë, ndodhët në fillim të rrugës, rrena ose gënjeshtra serbe kundër tyre, tashmë e kanë kaluar me tepër se gjysmën e rrugës gjithandej globit!

Flasin për forcën (fuqinë) e mendimit dhe guximin e njohur intelektual, politik ose diplomatik-përballë politikanëve ose diplomatëve serb, ndërkaq edhe nga avioni (aeroplani) mund t'iu shihen ose vërehën frika, paranoja dhe fobia së bashku me kompleksët e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit të theksuar intelektual dhe profesional.

Të jemi të famshëm, të zgjuar, të pasur, të fortë, imun, korpulent, madhështorë, të fuqishëm, dinjitozë etj. Këto janë tipare, narrative ose cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe tipare, karakteristika ose cilësi objektive, dhe jo vetëm subjektive.

 Edhe pafuqia, indolenca, apatia, animoziteti, amnezioni, disfunksioni, shëmtia, iracionaliteti, fataliteti, inhibiliteti, nebuloza, mediokriteti, demagogjia, skizofrenia ose hipokrizia, gjithashtu janë probleme serioze ose shumë të rrezikshme, për arsye se na vejnë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajojnë të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të plogësht, neurofren, oligofren, skizofren, kreten etj. Dhe, kjo na e bën akoma më të vështirë të bëhemi të mençur, të ditur, të famshëm, të arsyeshëm, të fuqishëm, superiorë, racional, sovran, autonom etj. 

Ndaj, pashmangshëm sikur parashtrohët pyetja: Vallë a janë kundër shtetit të Kosovës vetëm një pjesë e pushtetit ose lidershipit të atjeshëm "qytetar, politik ose demokratik",

, apo i tërë populli (elektorati) dhe shoqëria kosovare?!

A janë të interesuar fare për shtet dhe pushtet ligjor, kushtetues, sovran, integral, parlamentar e demokratik kosovarët, apo për ndonjë rënd a sistem të pandryshuar natyrorë ose ordinar?!

Kuptohët, nëse duan shtet dhe pushtet të ligjshëm, sovran, autonom, integral dhe demokratik e jo "kafshë ose bisha të larta politike e diplomatike" të trafikuar ose kontrabanduar nga pornotregjët e ndryshme paranormale, parapolitike dhe të tjera. 

Nuk shkon gjithëmonë me dogmat, parullat ose sloganet e njohura hipokrite, dogmatike dhe demagogjike: Na vjen keq pse krokodillët (aligatorët) e ndryshëm, i kanë kafshuar aq  keq njeriun dhe popullin (kombin) e pafajshëm shqiptar ose kosovar, por nuk guxojmë t'i qortojmë dhe akuzojmë krokodilët (aligatorèt) tanë.

Ç'është frika...?

Apo, pse (përse) dhe nga kush kanë frikë politikanët ose diplomatët e ndryshëm kosovar?

Ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo. Por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqsore ose politike etj.


 Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, tè një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar, politik ose diplomatik, të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshèm dhe kështu me radhë. 

 

Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

 Rasti i "gjykatës speciale në Kosovë", i "demarkacionit" dhe "asociacionit" e kështu me radhë, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e bashkësisë ndërkombtare. Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.

 Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Pra, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme e tè jashtme të të vepruarit ose reaguarit politik ose diplomatuk etj.

Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të mëpastajme ose pasuese.

 Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik, me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste, në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin. Flitej dhe mendohej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut latent ose permanent. 

Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve ose komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare. 

Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e un-it" (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. 


Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë, dhe për pasojë vendosjen ose vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. 


Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.


Për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales-përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive, dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).

Pra, një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). 

Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor. 

Si të shpjegohen atëherè fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon? 

Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajmë kolektivitete të organizuara si kisha, shteti, pushteti, ushtria, xhandarmaria (policia), mediat etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor i derivuar), por investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura (urryera) nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato ose "pater magnus" të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur prej tij. Prej dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat duan njëri-tjetrin. (Rasti i Kosovës dhe shqiptarëve në raport me fuqitë e mëdha ose me Serbinë!) 

Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar Uilliam Rajhut (1897-1957). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie intelektuale, profesionale, qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. 

Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre. Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskulizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot. 

U morr vesh se momenti më i trishtuar ose vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar. 

Një situatë e atillë do ishte e kundërta e atyre të fillève të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura ngusht me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Pse kjo? Sepse, zoti "baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim. Kultura shkencore, materiale dhe revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele, dikur kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj "rendit borgjez" ose skllavopronar nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit. 

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare ose identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik.


 Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por, çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar qoftè ai?, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. 

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar, si dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë edhe të tjerët tek ai. Kjo për të lehtësuar shqetësimin, dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve. 

Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. 

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale" (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, psikofizik etj. 

Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. 

Interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri relative dhe kolektive e llojit. 

Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Ndaj, secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jung e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë ( të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler) nga ana tjetër. 

Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, kur shprehen ose manifestohen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. 
Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori. 

Të jetojmë duke vdekur apo të vdesim duke jetuar...?! 

 Shikuar nga aspekti sociopsikologjik ose antropopsikologjik, urrejtja, frika, dyshimi, paranoja, fobia etj., janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonë për të reaguar ose për t' u mbrojtur dhe rezistuar nga problemet, shqetesimet, rreziqët (kanosjet) ose katandisjet e ndryshm akute ose kronike që na shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive.


Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme ( objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose rrethojnë (pèrthekojnè) botèn e brendshme shpirtèrore ose emocionale tè individit dhe kolektivitetit, gjegjèsisht, "kosmosin" ose " uiiniversin" e tyre shpirtèror, emocional, mental ose psikofizik.


Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme, fluide ose eskalative, dhe, ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë: Nxisin ose provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, mizantropizmi, skizofrenia , oligofrenia ose paragjykimët tjera ablanative, inhibilitive ose instiktive dhe kështu me radhë ( pa e njohur as studiuar kurrë njeri tjetrin!) të cilat nxisin dhe shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme njerëzore, qytetare ose politike kudo në botë. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione (reagime) të pakontrolluara ose iracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.


Shih për këtë: Në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës, hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive dhe njerëz te tjere që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj globale ose universale.


 Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes (vdesin) duke jetuar. 

 

Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim? Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës. 

 

Kjo për faktin se jeta dhe vdekja ( të dyja bashkë ) janë pjesë e një "ligji të pandryshuar" (global ose universal) në natyrë ose në gjithèsi. 

 

Ne si qenie ose si krijesa njerëzore në këtë botë, jetojmë në diversitete te ndryshme ose polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike ,sociofizike, teofizike, transcendentale, metafizike dhe dialektike me njeri tjetrin.Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin.

 

 Nuk ka asgjë të amshuar ose tè pèrjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor ose universal.

 

 Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. 

 

Të tjerat (si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, vdekja etj.)- janë vetëm ligje ose "procese të zakonshme" të fizikës në natyrë. Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Lindè dhe zhvillohet mëpastaj përseri.


Kjo donë të  thotë se pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka  proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim, pa shpërbërje nuk ka ribërje.


Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë nuk na ka pyetur askush as "mua" dhe as " ty", apo as "ne" dhe as "ju"!.

 

E njejta do vlei edhe atèherè  ku do ikim nga ky peroces i pandryshuar natyror dhe mbinatyror. 


Ndaj, të  jetojmë duke vdekur" apo "të vdesim duke jetuar" ?! Ketu qëndron dilema. Në instancë të fundit, ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore-qytetare, është ligji i respektit dhe dashurisë sonë reciproke ndaj jetës, si dhe ndaj njeri tjetrit. Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij "rrethi vicioz" duhet të ecim dhe të levizim të gjithë. 

Ndonëse, e kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut. 


Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike. 


U mor vesh se sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), intelegjencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehura ose maskuara në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. 

 

Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. 

 

Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale ose intuitive, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. 

 

 Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ' ose 'enërgji e gjallë' që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. 

 

"Logosi" pra në radhë të parë është 'ligjë' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike. 

 

Pa i harruar në këtë sfond edhe intelegjencën emocionale së bashku me forcën ose enërgjinë pozitive brenda vetvetës tuaj.

 

 Mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët brendapërbrenda jush ose brenda nesh. 
 

Shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut. 


Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga frika, mjerimi, vuajtja, inati, urrejtja, xhelozia, fanatizmi, paranoja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë seriozisht organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik.

 

 Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Duke menduar edhe në "pacientët e lartë" institucional dhe funksional në Kosovë etj.

 

Për me tepër ndërkaq, thuhet se personat ose individët e ndryshëm psikopat, skizofren, neurofren, oligofren, suicid, psraojak,mizatrop etj.., shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi, revanshi ose hakmarrja etj. Ndaj, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe psikopatologjikë.

 

 Çarls Darvini, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve". 

 

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe intelegjent, sipas psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.

 
Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si "derivate të dorës së dytë", pèrveç tjerash në politikën, informimin (median e shkruar dhe elektroike), si dhe në të gjitha institucionet tjera të Kosovës-mbizotron "fryma" ose ideja përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike, sipas tè së cilès, gjithçka duhet përmbysur ose rrotullar në raport me figurat ose personalitetët e larta luftarake (ushtarake), instituciinale, politike ose diplomatike të Kosovës!

 

 Kosova nuk bën (nuk duhet lejuar) t'i ngjasoi vazhdimisht një karantene ose klinike të izoluar ose mbyllur hermetikisht, në të cilën, të gjithë vuajnë nga e njëjta sëmundje ose diagozë: edhe pacientët (populli) edhe "personeli mjeksor" i klinikës, gjegjësisht, politika, pushteti, diplomacia, mediat e shkruar dhe elektronike etj.


ASH

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat