"Politika dhe diplomacia" e Kosovës...

Opinione

"Politika dhe diplomacia" e Kosovës...

Nga: Agron Shabani Më: 22 gusht 2021 Në ora: 23:36
Agron Shabani

 "Falë Zotit të madh e falenderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen ose janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizmit politik, organik, fizik ose mekanik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. " (H. von Rimscha)

 

Të fuqishmit dhe fitimtarët e fitojnë luftën para se të shkojnë në luftë ose në front, ndërsa të dobëtit ose të pafuqishmit, njëherë duhet të shkojnë në luftë e pastaj të kërkojnë fitoren. ( Nga historia e lufës)

 

-O trima,Ju që sfiduat vdekjen, duke i ndalur predhat me gjoks e me dhëmbë, në këmbët tuaja; së shpejti do të ktheheni në shtëpi për t'u përqafur me lirinë !
Dr.Bajram Rexhepi (Dritë Pastë!)

 

Liri në art, liri në kulturë, letërsi dhe informim, liri, drejtësi dhe barazi në punë, karierë ose profesion, liri në familje, liri në popull (komb), shtet dhe shoqëri etj...këto janë ato qëllimet, motivet, idealet dhe vizionet e shumëfishta ose kryesore për të cilat ia vlen të luftohet, vdisët dhe sakrifikohet.

 

Ndryshe nga kjo, padituritë, mediokriteti nebuloza, hedonizmi, imagjinatat e ndryshme ose fantazitë iracionale dhe negative së bashku me adoleshencën ose foshnjerinë e hershme shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, shkencore, arsimore ose profesionale të personit ose individit politik ose diplomatik, e zbulojnë në ndërkohë sekretin e të së vërtetës dhe lumturisë së tyre të gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive.

Në politikën dhe diplomacinë kosovare, çështjet ose problemet e vogla shtetërore, nacionale, qytetare ose poliike, gjithëmonë flasin me zë të lartë, ndërsa problemet e mëdha ose kardinale, heshtin ose presin në radhë sallonëve, koridorëve ose kancelarive të huaja!

Dhe, prap Thaçi, Veseli ose Haradinaj, janë fajtorë kujdestar.

Përdorimi me i bukur i fjalëve është heshtja, tha dikur i mençuri.

Në të kundërtën, edukata dhe kultura e mbrojnë ose shpëtojnë njeriun nga "tabula rasa", gjegjësishtë nga adoleshenca e përgjithshme që i ka fshehur dhe krijuar vet.

Atyre që janë të ditur, të thellë, të dashur dhe të urtë, jeta dhe koha gjithëmonë ua hapin të gjitha portat e mundshme të ardhmerisë.

Nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetem sot. 

Ne jetojmë sot..për çastin ose momentin. E djeshmja i përket të së kaluarës, ndërsa e nesërmja të së panjohures.

Europa ose Perëndimi, na duan vetëm si hamalla, rrogtar ose "zotëri spiun, murator, sharraxhi, bythaxhi" etj.!

"Robinson Krusoja", duke u bërë mik si dhe duke vënë (vendosur) raporte të shkëlqyera me atë "nomadin fisnik" të Daniel Defosë , kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak

Montesku, më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të "padituri" ose "paarsimuari" që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe cemet e ndryshme në strukturat e atëhershme shpirtërore, fetare, shkencore,i ntelektuale, kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë.

Përderisa mbi kulturën dhe fuqinë ruse, kaherë janë ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta.

Kështu që edhe Martinoviçi nè Gjilan dikur..ia futi (rrasi) vetès gastaren (shishen) n'bythè, vetèm me i fajesua dhe kriminalizua shqiptarèt.

Populli (kombi) dhe shteti mund të ndodhën në kotje ose dremitje të ndryshme objektive dhe subjektive, por ata nuk guxojnë të flejnë as të vdesin kurrë!

Së pakut kështu na mësojnë filozofia dhe politologjia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat