Z.Kurti e Znj.Osmani një pyetje që kërkon përgjigje nga ju: Dekorimi i famijes Kapiti në Durrës

Opinione

Z.Kurti e Znj.Osmani një pyetje që kërkon përgjigje nga ju: Dekorimi i famijes Kapiti në Durrës

Nga: Ilir Malindi Më: 24 gusht 2021 Në ora: 14:23
Ilir Malindi

Unë Ilir Malindi me profesionin e juristit,gazetarit,publicistit dhe shkrimtarit, autor librave “Kosova është Imja” kushtuar Ibrahim Rugovës, “Lufta ime” dhe 100 volumeve të “United States of Albania” po ju drejtohem Juve Z. KURTI dhe Znj. OSMANI me një pyetje e cila kërkon nga Ju edhe të jipni përgjigje se: përse dhe si ka mundësi që akoma Kosova nuk e paska dekoruar familjen patriotike të Sadri Kapitit nga Durrësi për atë kontribut tejet të rrallë e të jashtëzakonshem për çështjen kombëtare, atë të lirisë e të shtetësisë së Kosovës?!

Nuk besoj që Ju i nderuar Kryeministër dhe as Ju Znj. Presidente e Kosovës që të mos e dini dhe të mos jeni në dijeni të kontributeve të kësaj familje me karakter thellësisht kombëtar e patriotik, pasi këtë e dinë të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Ju e dini mirë këtë pasi edhe para meje u janë drejtuar intelektualë e personalitete si dhe shoqëri e shoqata patriotike që kjo familje duhet dekoruar nga institucionët e Kosovës. E di se edhe Juve edhe u ka rënë në dorë libri”Atdhetarizmi jeton në përjetësi” kushtuar kësaj familjeje të rrallë patriotiko-kombëtate. Opinoni publik, politik e mediatik në Kosovë shqetësohen me te drejte pse Shqipëria angazhohet në “Ballkanin e Hapur”, pse lejohet e vjen e këndon shovinisti dhe antishqiptari Bregoviç në Shqipëri , por si ka mundësi që Kosova dhe as institucionet e saj nuk qënkan interesuar akoma deri më sot për t’i shprehur mirënjohje dhe minimalisht as nuk e paskan dekoruar familjen dhe vëllezërit Kapiti për ato kontribute të jashtëzakonshme që kanë dhënë për Kosovën?! Serbia dekoron kriminelët e genocidistët që kanë bërë krime e genocide në Kosovë, e ndërsa Kosovës nuk i paska shkuar në mëndje që të nderojë patriotët dhe veprimtarët e mëdhej , Kapitët e Durrësit.

Lind pyetja se përse kjo neglizhencë djallëzore, pse ky nihilizëm e mosmirënjohje prej institucioneve të Kosovës deri tani?!

Askush nuk mundet që ta mohojë ,ta fshehë e as ta fshijë nga memoria dhe as nga historia kombëtare rolin dhe kontributin e Kapitëve të Durrësit për çështjen kombëtar, pasi aktiviteti i tyre tashmë ka hyrë në histori dhe është mëse i dokumentuar madje më shumë se sa ngjarje të tjera madhore me rendesi kombëtare.

Nëse e ka “harruar” politika e para 14 Shkurtit 2021, u takon Juve z. Kryeministër dhe Juve Zonja Presidente që t’u jipni Kapitëve vëndin dhe meritat që u takojnë, sepse qëndrimi ndaj Kapitëve është provë për politikën, për pushtetin e për shtetarët e Kosovës për sinqeritetin , për respektin, mirënjohjen dhe për vlerësimin prej tyre të patriotizmit e të kombëtarizmit real.

Nuk e di se çfarë duhet bërë për çështjen kombëtare më shumë se çfarë kanë bërë Kapitët e Durrësit në mënyrë që shoqëria dhe shteti Kosovar t’u jetë atyre mirënjohës?!

Duke besuar e shpresuar që Z.Kurti e Znj Osmani se do më kthejnë përgjigje dhe do ta marrin në konsideratë këtë letër timen

Nga Avokat Ilir Malindi. Lagje nr 13 Plazh Durrës

e-mail [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat