Simfoni funebër në politikën shqiptare

Opinione

Simfoni funebër në politikën shqiptare

Nga: Kolindo Vjerdha Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:58
Kolindo Vjerdha

Politika hesht e duket se çdo aktor i ka lënë dorë të lirëtë luhet njëvallëzim me vetëm një personazh. Ndonëse na ndajnë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe deklaratave euforike shumëdimensionale, tashmë çdo gjëështë pranuar në heshtje. Problemet “globale” shfaqen si varkë shpëtimi për të larguar fokusin drejt një tjetër analize dhe duke nëpërkëmbur kështu degradimin e vazhdueshëm të vendit tonë.

Në këtëvallëzim prej mjellme që i shkon përshtat kësaj qeverie, e cila është e destinuar për të zgjidhur problematika jashtë tabanit vendas e drejt një bote ku ngjan veçse një pikë në oqean, ka përballënga ana tjetër një dëshmore të rënë në luftën për moral e mveshur me afarizma dhe duke mbuluar zullumet e disa individëve. Nëse nëshkencën e politikës kjo e fundit merret si frymë dhe bashkësi, në Shqipërinë tonë të vrarë nga mentaliteti është thjesht njëkult i ngritur ndaj individit. Një parti vërtet drejtohet nga një individ ama kurrë nuk është një individ qëpërbën i vetëm partinë, pasi kështu ajo për asnjë ditë nuk mund të ketë qënë kësisoje tillë.

Realiteti politik shqiptar mori nuanca nga një “deus ex machina” origjina e së cilës zbriti nga SHBA-ja e largët. Ky manifestim i ndarjes në kampe, ku akoma mbajmë individë që fshihen pas partisë dhe duan mbrojtjen e saj dëshmon degradimin politik. Qeveria vazhdon dhe nuk ndal në fitoret e saj me mullinjtë e erës ndërsa pret një opozitë në krizë totale identiteti.

Dorëheqjet, akte qëdëshmojnë qytetari dhe dinjitet njerëzor, tregojnë aneksimet që ndodhen brenda kampit opozitar, i cili jo vetëm humbi pushtetin, por tashmë po humbet vetveten. Një vit parlamentar që duket lehtësisht i parashikushëm duke nisur nga akuzat e njërës palë deri te mbrojtjet gjerë në frymën e fundit të palës tjetër. Një sesion që do sillet vetëm rreth një individi, që e lidh veten me historinë e vendit ama nuk mund të jetë i lidhur me fatet e tij.

Në heshtje të gjithë kanë pranuar pozicionet që zgjedhjet i lanë dhe tashmë vrapojnë në mbrojtje të dosjeve që flejnë rafteve të ambasadave. Këto janë arsyet pse ne bëhemi një shtet i varur dhe çdo ambasadori që shkel në këtë vend i bëhet fjala ligj. Në këtë pikë janë të gjithë të barabartë. Heshtin sepse nuk kanë ç’të thonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat