Masat covid-19 ndarje apo diktaturë

Opinione

Masat covid-19 ndarje apo diktaturë

Nga: Prof. Dr. Afrim Koliqi Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Njeriu si krijesë arriti ngritjen e tij në zhvillimin tekniko-teknologjik, dhe ekonomik duke formësuar shoqërinë dhe racën njerëzore si kompleksivitet i modelit jetësorë. Ai krijoj konkurrencën e ideve duke shfrytëzuar cilësitë e tij dhe veprimet mbi lirinë e individit brenda shoqërisë dhe zhvillimin e familjes dhe kombeve si pjesë e planetit tonë.

Këto vlera të mirëfillta nuk ishin përherë të formësuar lehtë por kishin shumë sfida për shoqërinë njerëzore. Ajo që ka lënë gjurmë dhe nuk është kujtesë e largët e njeriut si përcaktim irracional me vuajtjen dhe zhbërje është e pasqyruar si në luftën e parë dhe dytë botërore, diktatura komuniste e fashiste, shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, shkatërrimin e zhvillimit ekonomik duke e determinuar në pole gjeografike si Lindja dhe Perëndimi. Viti 2020, Janar, diçka e re po paralajmërohej një virus, rrezik për njeriun dhe njerëzimin.

Vendi origjinës Kina, dhjetor 2019, një shpërthim i rasteve të pneumonisë u raportua në Wuhan. Përhapja ishte e lidhur me tregun ushqimor Huanan. Virusi i ri i ashtuquajtur CoV 2019-të, atëherë u izolua më 7 janar 2020 dhe u identifikua si shkaku i shpërthimit . Bota për momentin e qetë duke vrojtuar Kinën. Pas disa muajve virusi po përhapej në tërë globin. Virusi CoV 2019-të u përhap me shpejtësi në Kinë dhe shumë vende të tjera dhe shkaktoi një shpërthim global në rritje të shpejtë. Fillimisht Italia, pastaj Spanja dhe tërë Evropa u goditen shpejtë e rrufeshëm.

Gjendje apokaliptike. Paralajmërim që përshkruante kaosin erdhi nga presidenti Francës për situatën : “Lufta e tretë Botërore filloj kjo është luftë biologjike (viruset).”

Filloi drama me disa akte të përmbledhura ne një skenar. Lajme me plotë informata te shkruara, Tv e internet. Skema informative të modelura me algoritme. Qëllimi i tyre ishte ataku informativ i trurit, që të aktivizonin neuronin e frikës. Frikë kolektive e individuale. Nga kjo frikë imuniteti bie në zero. Ataku Shok. Infektimet sa vinin e rriteshin e spitalet mbusheshin me pacient.

Në spitale përdorej një model tretmani për pacient që fillonte me barna, oksigjeno terapi dhe në raste problematikës së theksuar të pacientit dhe respiratorët. Skenat ishin të papara vdekje e vdekje që kalonin çdo parashikim dhe të fantazisë të filmave të Hiçkokut. Prononcimet e mjekeve Italian dhe Evropian rreth vdekjeve kishin të bëjnë me terapi jo adekuate barna toksik dhe terapi oksigjeni dhe respirator. Komuniteti shkencor u nda në dysh ata të mirëfilltë dhe ata të farmakomafisë.

Viti 2021 u karakterizua me vaksinat për SARS, MERS dhe RSV , të prodhuar nga proteina, vektori viral, ADN ose mARN, që nuku miratuan sipas rregullave klinike e kohore.U lejuan si përdorim urgjent, dhe të dhënat e krijuara në zhvillimin dhe testimin e këtyre vaksinave sugjerojnin një shqetësim serioz për shëndetin me rreziqe fatale. Poashtu këtë fazën të tretën, të CoV-19, e karakterizon mutacioni koronës , ku OBSH-ja i emërton me shkronja greke për mos ti apostrofuar vendet ku janë paraqit , alfa, beta e delta. Rrezik në përhapje e në infektim. Van Kerkhove për Stat News deklaroi “Nëse më shumë se 24 variante identifikohen zyrtarisht, ne do të mbetemi pa shkronja greke dhe më pas do të shpallim një program të ri emërtimi?. Drama po vazhdon me aktorët e saj, viruset,maskat, vaksinat e protestat nëpër botë, ndarja në të vaksinuar e të pa vaksinuar duke prodhuar inxhinierinë e diferencimeve me rreziqe të papara për njerëzimin.

Aktualiteti i p(l)andemisë në Kosovë me numër të vdekjeve deri tani më të lartë dhe infektimeve masive shkaktoi masa të reja diferencimi nga qeveria e Republikës se Kosovës. Masat e rrepta, të datës 29.08.2021, për situatën Corona me shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme të sanksionuar me detyrim vaksinimi, kufizimin e jetës normale, lëvizjen e lirë, qasja në punë, bartja e maskave në ambiente të jashtme, dhe kufizimet në veprimtarit kulturore e sociale. Kjo janë bërë duke i kushtëzuar njerëzit me certifikata të vaksinimit, teste RT-PCR negative, dëshmi mbi kalimin e COVID-19, teste pozitive serologjike dhe teste të shpejta antigjene negative ?. Këto masa tani paraqesin një rrezik akut për demokracinë e vendit.

Me këto masa qeveria ra në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës se Kosovës saktësisht neni 26 i saj(1,2,3,4), Ligjin Nr. 05/L -021 dhe Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212(neni 5). Poashtu në planin e sanksionimit ligjor Evropian është shkelur Rezoluta e Këshillit të Evropës nr. 2631(7.3.1.-7.3.2) të datës 27 janar 2021 dhe konventa e Nurembergut e vitit 1947(nenet 1-10)

Masat dhe sanksionimet e reja kundër kushtetuese dhe antidemokratike janë përgjigjja e gabuar ndaj një problemi të tillë si p(l)andemija e sforcuar me detyrime shtrënguese . Duhet gjetur forma tjera dhe ka mostra të mira një nga to Mali i Zi. Në të kundërtën gradualisht është duke u instaluar një diktaturë të re e paparë deri më tani që rrezikon ekzistencën e njeriut tonë. Zëri i popullit Zëri i Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat