Kur opozita e “Hyd Parkut të Londrës” pushon, disa kryetarë komunash e zëvendësojnë atë me bojkotimin e Qeverisë

Opinione

Kur opozita e “Hyd Parkut të Londrës” pushon, disa kryetarë komunash e zëvendësojnë atë me bojkotimin e Qeverisë

Nga: Hafiz Shala Më: 31 gusht 2021 Në ora: 20:14
Autori

Opozita në Parlamentin e Republikës së Kosovës, i ngjan folësve të "Hyd Parkut” të Londrës, të cilët dalin në atë binë improvizuese dhe flasin gjithçka dhe asgjë, ama, askush nuk ua ve veshin përpos ndonjë shëtitësi kureshtar apo turisti, cili me habi shikon e dëgjon për “tema e dilema” qe i paraqet para atij “auditoriumi” që është në lëvizje dhe askush nuk ia vënë veshin.

Opozita në parlamentin e Kosovës, flet për tema e dilema të cilat, lëre që nuk janë në agjendën e diskutimit por, më shumë është për qëllim të kritikave boshe jo parimore e jo dobi pruëse ose përmirësuese për qeverinë në pushtet.

Merreni më mend, kur kryetarët e komunave e bojkotojnë Krye-ekzekutivin, njeriun përgjegjës për menaxhimin e punëve shtetërore në kushtet normale e lëre më kur një ditë më parë u mbajt Këshilli për Sigurinë Kombëtare lidhur më përkeqësimin me Covid-delta, i konsideruar më i rrezikshëm sesa ai i cili ishte në mesin e popullatës deri më tani.

Nuk i di kompetencat e Kryeministrit sipas Kushtetutës në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme kur i tërë potenciali shtetëror duhet të jetë në gjendje mobile por, në kohë lufte klasike, e kjo është luftë epidemiologjike ku merren jetë të njerëzve sikur në gjendje lufte, po e paramendojë Komandantin Suprem të Forcave Ushtarake, se si do të vepronte.

Unë, nuk po mendoj se në gjendje lufte me armikun klasik, nëse dikush i refuzon urdhrat, ndaj tyre veprohet sipas ligjeve në kohë lufte.

Në paqe, në rastin konkret, ata kryetarë duhet më procedurë të shkurtë dhe urgjente, të shkarkohen dhe të zëvendësohen më të tjerët.

Kur është në pyetje siguria kolektive e shtetit, nuk ka vend për demokraci, por për urdhra direkte ekzekutive.

Se, opozita, “ angazhimin e sajë” nuk e ka qëllimin e mirë, ani pse, nuk është vetëm lufta për pushtet, të cilën e humbën turpshëm por, është, shpëtimi nga politikat dështuese e shkatërruese për Republikën e Kosovës, duke vjedhur pamëshirshëm dhe duke i qitë në pazar pjesët e saj territoriale të organizuara dhe të bashkuar në koalicione të dëshëprimit e dështimit.

Frika nga përgjegjësia për ata që i sollën Kosovës, zbulimi i tyre lakuriq para popullit, të cilin gjatë sundimit, e mbështetën për muri, nga, shantazhimet e ndryshme, nga korruptimi i tyre për nevojat e rimarrjes së pushtetit, kushtëzim përmes nepotizmit familjar, ua ka shti frikën në palcë nga e cila ende nuk po mund të lirohen.

\

Parlamenti, alias “Hyd Parku”i tyre, po shfrytëzohet që në ketë situatë të rende ndaj pandemisë, në vend se ta ndihmojnë Qeverinë- popullin për të dalë nga kjo gjendje e rëndë, ata, si në kor, kokorisin për gjërat tjera, kryesisht, në shërbim të rrëzimit të Qeverisë, për t’i shpëtuar përgjegjësive të cilat i bartin mbi supët e tyre. Kjo i bije sikur ai babai i cili e nemte të birin e padëgjueshëm kur i thoshte: “Biro, të bëftë zoti kahre, kur të jesh më së ngushti”.

Pra, në vënd të daljes në ndihmë për ta shpëtuar popullatën nga ky armik i padukshëm, ata, opozita, nën diktatin e tyre, më presione të cilat i dinë ata vet, po ndikojnë dhe dirigjojnë aty ku ende kanë ndikim që kjo Qeveri të dështojë.

Me siguri se gjatë veprimit, gabimet janë të pa evituara por, në një gjendje të rëndë sikur kjo, nuk ka vend për hakmarrje, qoftë ajo edhe më rreziqe sikur kjo që po merr jetë njerëzish pamëshirshëm.

Jam i impresionuar më stafin mjekësor të cilët, më befasuan për të mirë lidhur më angazhimin e tyre të pandërprerë të cilët, anip se në kushte jo të mira si këtu në SHBA, por, vërtetë meritojnë mirënjohje dhe përkrahje në çdo aspekt.

Në bazë të pamjeve televizive, paraqitja e mjekëve dukej se vërtetë janë të përgatitur profesionalisht për çka u ndjeva, vërtetë krenar.

Duke kërkuar unitet dhe bashkëpunim në këtë situatë të rëndë epidemiologjike, gabimet dhe dështimet mund të bisedohen kur gjendja të normalizohet dhe më një analizë të thellë dhe të sinqertë, askush mos t’i ik përgjegjësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat