Luftërat e shenjta të Evropës: Reformat që tronditën një kontinent të tërë

Opinione

Luftërat e shenjta të Evropës: Reformat që tronditën një kontinent të tërë

Nga: Agron Shabani Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:58
Autori

Duke filluar nga periudha e luftërave ose konflikteve të njohura mbi "investiturën" do të vinte deri tek përçarjet ose përplasjet e para në mes etërve të shenjtë (papëve) me mbretërit ose perandorët e atëhershëm francez.

Në këtë kontekst, është i njohur fakti i udhëheqjes ose komandimit të dy luftërave të fundit mesjetare të kryqëzatave nga ana e mbretit francez, Lujit të IX ( i "shenjti").

Ndërkohë që forca ose fuqia gjithnjë në rritje e klani mbretërorë ose familjar të Kapetëve (Kapetoviçëve) këtyre të fundit, asokohe do ua bënte të mundur paraqitjen (prezantimin) dhe identifikimin e tyre si pasues ose trashëgimtar të drejtpërdrejtë të Papëve dhe Papatit në Vatikan, në vend të mbretërve ose perandorëve gjerman të cilët, deri atëherë kishin qenë kalorës, trashëgimtar dhe protektor të etërve (papëve) dhe Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Kështu që Banificie i VII-të si ithtarë i fundit dhe kryesorë i ligjëve, rregullave dhe kërkesave të njohura kanonike, enciklike dhe apostolike të Papatit në Vatikan, atëbotë do të hedhej (çohej) në kryengritje ose rezistencë kundër shtrirjes ose përhapjes së madhe të ndikimit ose influencës së monarkëve ose mbretërve francez në jetën ose botën e njohur sakramentale dhe liturgjike të Selisë së Shënjtë në Vatikan.

Në këtë frymë, Papa Bonifacie i VIII-ti në vitin 13O2, me anë të Prediktit të njohur "Unam Sanctam" në mënyrë zyrtare dhe protestuese ndaj mbretërve francez, do e shpallë lojalitetin e tij të përhershëm ndaj Vatikanit, duke e nxitur dhe shkaktuar kështu edhe arrestimin ose burgosjen e tij (deri në vdekje ose amshim) nga ana e njerëzve të autorizuar nga mbreti ose sundimtari i Francës, Filipi i IV.

Pas vdekjës në burg të Papës Bonifacie i VIII, në vitet pasuese 13O3, 13O4 dhe 13O5, do fillonte dominimi i plotë i mbretërve, perandorëve ose sundimtarëve të Francës mbi etërit e shënjtë (papët) në Vatikan.

Në krye të Selisë së Shenjtë (Papatit) në Vatikan do emrohej Ipeshkvi i Bordos, i njohur si Papa Klemensi V; i cili në vitin 13O9, do e braktisë Selinë e Shënjtë në Vatikan, për t'u vendosur ose akomoduar në Avignon të Francës, i cili deri në kohën e Revolucionit të Madh (nën Napoleon Bonapartin) në Francë, do jetë seli ose rezidencë e etërve të shenjtë (papëve) në vënd të Vatikanit.

Gjatë asaj periudhe në Europë do ndodhin luftëra ose konflikte të shumta fetare ose klerikaliste. Pa i harruar këtu shizmën (skizmatizimin), inkuizicionin, luftërat mesjetare të kryqëzatave, heretikët dhe "bogomilët" serbian dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, e ashtuquajtura "Spanja myslimane" e sunduar asokohe nga arabët (iberët) dhe berberët, brilonte ose shkëlqente në të gjitha fushat dhe kishte kulturë brilante“: Sipas kronikave të Profesor B. Rasel : arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm në intelektin evro­pian dhe krishterizmi, së shpejti, do të jetë i detyruar që të pranojë këtë fakt, ashtu siç duhet pranuar botën dhe kulturën arabe ose myslimane pa fobi, paranoja dhe paragjykime të ndryshme iracionale, imagjinare ose fiktive nga ana e shtetëve ose shoqërive të ndryshme euro perëndimore ose kristianiste, të ndikuar nga i ashtuquajturi "shteti i thellë" ose dubioz i multimiliarderëve të ndryshëm proteksionist dhe komplotistë.

Nejse!


-12 momentet kryesore të skizmës (shizmës) në Kishën e Perëndimit:

Me 1517 – Martin Luteri i dërgon një ankesë të fortë Papës

Martin Luteri, një frat i devotshëm augustinian, që jepte mësim në Universitetin e Wittenbergut në Saksoni të Gjermanisë Veriore, shpërthen kundër indulgjencave, domethënë dokumentacioneve që Kisha u jepte besimtarëve për të shkurtuar kohën që do t’i duhej secilit mëkatar të kalojë në Purgator përpara se të futet në Parajsë. Vepra e tij, që konsiston në 95 propozime (teza) që marrin në shqyrtim këtë aspekt specifik të teologjisë zyrtare lidhur me shpëtimin, lind nga zemërimi përballë fushatës së shitjes me të cilat shpërndahen indulgjencat, nga të cila përfitojnë financiarisht si Papa, ashtu edhe Peshkopi Albrecht i Dioqezës së Luterit, një aristokrat autoritar gjerman. Iniciativa e tij ngjallë shpresë dhe sukses në të gjithë Gjermaninë dhe frati, që deri në atë moment nuk kishte botuar asgjë, nis të shkruajë një lumë librash dhe akuzash, në të cilat ekspozon energjikisht idetë e tij. Duke e ndjerë të kërcënuar autoritetin e saj, Kisha reagon, por të dyja palët përdorin argumenta të ndryshme: Luteri flet për shpëtim tejtokësor, Kisha flet për bindje.

Me 1519 – Zelli reformist përhapet në Jug

Në Zyrih, qindra kilometra në jug të Wittenberg, një klerik i rëndësishëm me emrin Huldrych Zwingli (Hüldrüch Zwiling) nis një fushatë sistematike predikimi të bazuar mbi tekstet e Biblës si dhe mbi idenë se vetëm Zoti është shpërndarës shpëtimi, një mesazh që e sfidon keqas doktrinën zyrtare të Kishës Katolike. Reforma e tij, që zhvillohet fillimisht në Zyrih dhe më pas në pjesë të ndryshme të Zvicrës dhe të Gjermanisë Jugore, ecën paralelisht me atë të Luterit, por të dyja nuk do të jenë kurrë identike dhe Zwingli nuk do ta respektojë kurrë autoritetin e fratit augustinian.

Me 1520 – Roma tregon muskujt

Tashmë Luteri dhe autoritetet klerikale janë në rrugën e përplasjes. Nga këndvështrimi i tij, Luteri vetëm po rikthente në skenë doktrinën tradicionale të shpëtimit të bazuar mbi dy autorë themelorë të kristianizmit të lashtë, Palit nga Tarsi dhe Augustinit nga Hipona, por autoritetet e Romës ishin thjeshtë të fandaksur dhe tërbuar pse frati nuk i bidnej urdhërit të tyre për të ndërprerë predikimet e tij. Papa nxjerr një bulë (domethënë një deklarim solemn) ku dënon Luterin për mosbindjen e tij, por Luteri e djeg publikisht bulën dhe vazhdon të shkruajë tre libra që ravijëzojnë dhe konturojnë në vete një strukturë alternative për mendimin kristian. Doktrina e tij ishte e përqëndruar mbi “justifikimin për fenë”: Ideja që dhurata e fesë, që Zoti i bën njeriut nëpërmjet faljes së Tij, është vetëm mjeti për sigurimin e shpëtimit të përjetshëm. Kisha nuk e ka pushtetin për t’i shtuar asgjë këtij realiteti, aq më pak duke i shitur atyre indulgjenca; kështu që autoriteti i saj bazohet vetëm mbi një mashtrim dhe duhet të flaket menjëherë. (Luteri)

Me 1521 – Pozicioni i qëndrueshëm dhe dinjitoz i Luterit në Worms

I thirrur përpara Perandorit Karli i V-të në Dietën (domethënë një asamble zyrtare) e Wörmsit, Luteri refuzon që t’i ritrajtojë mësimet e tij. Ndjekësit e tij do ta kujtojnë këtë akt bindjeje ndaj ndërgjegjes së tij po me fjalët e tij: “Këtu qëndron i palëkundur. Nuk mund të bëj gjë tjetër”. Perandori, që i kishte garantuar një shteg shpëtimi për të arritur Dietën, e mban fjalën e tij dhe Luteri mund të kthehet i lirë në shtëpi, megjithëse duke qenë tashmë i vënë kundër autoritetit papnor dhe atij perandorak. Megjithatë, shumë fisnikë gjermanë rreshtohen në anë e tij, në mënyrë të veçantë elektori i Saksonisë që e ka mbështetur që në fillim apo që në krye të herës dhe..që, për t´u siguruar më mirë, inskenon një “rrëmbim” të sajuar dhe e transferon në kështjellën e Warburgut, ku frati fillon përkthimin e Biblës në gjermanisht (vepër që do të ketë influencë të madhe mbi zhvillimin gjuhësor, fetar dhe kulturor në hapësirën gjermane ose germanistike). Si adhurues i muzikës që ishte, Martin Luteri shkruan edhe himne të shenjta shumë të bukura në gjermanisht, akoma sot themelore për përkthimin luteran.

Me 1525 – Rebelët masakrohen

Në pjesën më të madhe të Perandorisë së Shenjtë Romake një valë e gjerë trazirash, që bashkonte asokohe tensione të vjetra lokale me interferenca, ndikime, influenca ose implikimeve radikale të mesazheve të Luterit, merr formën e një rebelimi të vërtetë: Lufta e Fshatarëve. Por kjo revoltë përfundon e mbytur në gjak. I shpifur dhe apostrofuar për penetrimin dhe instrumentalizimin e dhunshëm të mesazhëve të tij, Luteri rreshtohet në favor të represionit dhe rebelët mbesin thellësisht të zhgënjyer dhe deshpruar. Qysh prej atij momenti, ai preferon që të mbështetet tek klasa dominuese për ta përhapur Reformën e tij; në të kundërtën, shumë mbështetës të revoltës vazhdojnë krye në vete një rrugë tjetër akoma më ekstreme ose radikale, duke refuzuar parimet mbi të cilat kristianizmi është dakord prej shekujsh (si natyra e Trinisë ose raporti midis Kishës dhe pushtetit tokësor) si dhe duke kërkuar përgjigje të bazuara mbi fjalët e Ungjillit. Kundërshtarët e tyre – si katolikë, ashtu edhe protestantë – i persekutojnë, duke i quajtur me përbuzje “anabaptistë” (“ripagëzues”) prej idesë së tyre sipas së cilës nuk duhet të pagëzohen fëmijët, por vetëm të rriturit që kanë mundur të zgjedhin me ndërgjegje të bëhen kristianë.

Me 1530 – Mosmarrëveshje të brendshme midis protestantëve

Karli i V-të mbledh një Dietë të re në Augusta (Trier), ku mbështetësit fetar dhe politikë të Luterit (tashmë të quajtur “protestantë” prej protestës së tyre kundër ndalimit perandorak që e pengon Luterin të lëvizë lirisht) e bindin që të marrë në konsideratë dy formulime të Reformës, një propozim nga vetë luteranët dhe tjetri nga 4 qytete të Perandorisë që simpatizojnë më shumë reformatorët zviceranë. Në fund, Perandori i refuzon të dyja, por formulimi luteran mbetet i njohur si “Rrëfimi i Augustas” dhe çarja midis protestantëve luteranë dhe protestantëve joluteranë (më pas të njohur si “protestantë reformistë”) do bëhet i përhershëm. Këta të fundit, admirues dhe pasues të Zwingli (Zwiling), krahasuar me Luterin, vendosin një theks më të madh mbi idolatrinë dhe predikojnë shkatërrimin e imazheve të shenjta nëpër kisha (që Luteri i kishte gjykuar tashmë negativisht). Ata kishin edhe ide rrënjësisht të ndryshme ose radikale lidhur me domethënien e ritit themelor të kristianizmit: EukarIstisë të krijuar nga vetë Jezùsi në Darkën e Fundit. Për të reformuarit, buka dhe vera kishin (kanë) vetëm një domethënie simbolike dhe nuk transformohen realisht në Trupin dhe Gjakun e Krishtit nëpërmjet aktit të kultit. Për pasojë, zvilingianiët e refuzojnë tërësisht teologjinë eukarestike dhe ritin sakrifikues të meshës, ndërsa Luteri synon që të ruajë një pjesë të madhe të ceremonialit tradicional. Në fakt, të dy grupet bien dakord mbi faktin se Papa është armiku i Zotit dhe se kleri as nuk duhet të konsiderohet kastë e privilegjuar, as të detyrohet të qëndrojë beqar.

Me 1536 – Sukses i Kalvinit pranë reformatorëve

Në Gjenevë, tashmë të zhytur në një klimë kaotike reformiste, mbërrin Zhan Kalvini, klerik francez në mërgim që brenda një periudhe të shkurtër do të marrë në duar frenat e qytetit dhe gradualisht, duke tejkaluar opozicione të ndryshme (jo të fundit këto të reformatorëve të tjerë) si dhe falë mbështetjes së mërgimtarëve të shumtë si ai, përcakton vizionin e tij të Reformës. Kështu Gjeneva bëhet një qendër e madhe e përhapjes së protestanizmit të reformuar bashkë me Zyrihun. Kalvini vendos një theks të veçantë mbi disiplinën si dhe mbi një qeveri ekleziaste të mirërenditur në një Europë në ankth të përhershëm prej trazirave publike dhe dhunës së përhapur. Sukseset e tij ngjallin admirim të madh. Kolegët e tij inkurajojnë edhe lindjen e një forme të re të muzikës së shenjtë, shumë e ndryshme nga ajo luterane dhe e bazuar vetëm mbi tekste të nxjerra nga Bibla, sidomos nga 150 Psalmet e Davidit, vargjet e thjeshta të të cilave transformohen në muzikë me melodi të lehta për t’u kënduar nga kushdo ( lëxo e ashtuqjajtura “metrika psalmodike”). Për shumë njerëz është një zbulim, një mënyrë e re dhe çliruese për të celebruar Zotin dhe, brenda një kohe të shkurtër, metrika psalmodike transformohet për të reformuarit në një simbol të fuqishëm identiteti grupor që i kalon kufijtë midis kulturave.

Me 1555 – Karli i V-të detyrohet që t’u cedojë luteranëve

Pas 9 vitesh lufte në Europën Qendrore, Karli i V-të dhe Habsburgët janë detyruar ta njohin zyrtarisht ekzistencën e luteranizmit dhe t’u lejojnë vasalëve të tyre që ta bëjnë besimin fetar e nënshtetasve të tyre nëqoftëse do ta dëshirojnë. Por tjetërkundi Habsburgët do të punojnë për ta mbrojtur dhe rivitalizuar katolicizmin. Ky kompromis, i njohur si “Paqja e Augustas”, nuk shtrihet gjithsesi tek protestantizmi i reformuar, edhe pse në dekadat e mëpasme aristokratët e reformuar vijnë në pushtet në disa rajone të Perandorisë: Kjo pabarazi gjeneron një situatë të paqartë dhe të paqëndrueshme në ekuilibrimet fetarë të Europës Qendrore. Në fund të shekullit të XVI-të, Skandinavia dhe një pjesë e mirë e Gjermanisë Veriore do të jenë tashmë fuqimisht luterane, por kishat e reformuara do të përhapen deri në Angli e Skoci në Perëndim si dhe deri në Transilvani, në Poloni e në Lituani në Lindje.

Me 1558 – Elisabeta e I-rë kërkon një kompromis

E kurorëzuar Mbretëreshë e Anglisë, Elisabeta e I-të në 1559, nënshkruan me Parlamentin Anglez një Marrëveshje lidhur me Religjionin, që u jep fund dekadave të pasigurisë totale në tokën angleze. Nga prishja e babait të saj, Henriku i VIII-të me autoritetët papnore në Vatikan me 1533, Anglisë i është dashur të përballet me qëndrimet ambiguistike të Henrikut ndaj Reformës, Masat fuqimisht reformatore të pasuesit të tij, Eduardit të VI-të si dhe me rifutjen drastike të katolicizmit në punë nga Mbretëresha Maria e I-rë. Nga ana e saj, Elisabeta ishte një protestante e vakët, por këshilltarët e saj fetarë dhe laikë synoin që të vazhdohej me entuziazëm në trajektoren e protestantizmit të reformuar të filluar nga Eduardi dhe mbretëresha nuk gjente mënyrë si ta pengonte atë. Një pikë vendimtarë mbi të cilën Elisabeta gjithsesi nuk tërhiqej ishte ruajtja jo vetëm e peshkopëve, por edhe e katedraleve dhe insittucioneve ekleziaste tashmë në funksionim të plotë. Kulti i ushtruar në katedrale ishte shumë më ndryshe nga kultura protestante e reformuar që po përhapej në famullitë angleze dhe do të përfundonte e inkuadruar ë në teologjinë e Kishës së Anglisë (Kishës Anglikane)... Një ambiguitet që nuk do të zgjidhet kurrë: bëhej fjalë për katolicizëm apo për protestantizëm? Ato që e bashkojnë në fakt Kishën Angleze janë përkthimi në anglisht i Biblës dhe i Librit të Lutjeve të Përbashkëta (Book of Common Prayer). Nga kjo Kishë e Anglisë do të lindë Anglikanizmi.

Me 1563 – Fillon Kundërreforma

Në Trento përfundon Koncili i peshkopëve katolikë i filluar në 1545, që kishte efektin e rikthimit të besimit në Kishën e Romës si dhe të riparimëve strukturare ose substanciale pas kundërgoditjeve të Reformës. Disa pikëpyetje (si ajo mbi natyrën e autoritetit papnor) asokohe e sot sikur ngelën qëllimisht pa përgjigje, por Koncili riafirmon fuqishëm doktrinën dhe praktikën në formën që kishin në agimin e rebelimit të Luterit, duke i eliminuar disa shkelje. Përkrah shpërthimit të rinovuar të energjisë që rivitalizon shpirtin fetar të Europës Jugore, e mbetur jashtë reformave protestante, Koncili kobtribuon në lindjen e një identiteti të ri “kundërreformist” për Kishën katolike, i mbështetur nga sovranë të ndryshëm si ai i Francës, ai i Polonisë dhe Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake. Falë ekspansionizmit të Spanjës dhe Portugalisë në Amerika, në Afrikë e në Azi, katolicizmi nis të bëhet feja më e përhapur në botë, i mbështetur edhe nga forca e armëve kudo që autoritetet politike spanjolle e portugeze arriin që të shkonin.

Me 1607 – Protestantizmi në Amerikën Veriore

Kolonia e parë e angleze e destinuar të mbijetonte përjetësisht në Amerikën Veriore është ajo e Jamestoën, e pagëzuar kështu në nderim të Mbretit Jack (James). Megjithëse në fillim u quajt Virginia në nderim të Elisabetës, Mbretëreshës së Virgjër. Themelimi i saj i jep jetë ekspansionit të protestantizmit në gjuhën angleze, që duke u nisur nga një ishull i vogël evropian do të bëhet një manifestim i fesë kristiane në shkallë botërore. Kolonia e re adopton një formë fetare konform me Kishën e Anglisë, por pak më në veri, përgjatë një cope bregu të quajtur New England, themelohen vendbanime të tjera nga kolonë me ide më radikale që nuk i përshtaten aspak Kishës Angleze, që e konsiderojnë si të infektuar nga kompromise papiste.

Me 1618 – 1619 – Fillon Lufta 30 vjeçare

Kisha e Reformuar Hollandeze mblidhet në një sinod (asamble) në Dordrecht (Dort) për të ravijëzuar një doktrinë të saktë lidhur me shpëtimin pas një kundërshtie të dhunshme teologjike e politike që ka parë fitoren e fraksionit besnik ndaj idesë së predestinimit hyjnor. Në mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues të Kishave të tjera të reformuara, gjë që e bën këtë sinod gjënë më të afërt me një asamble ndërkombëtare që bota e fragmentuar protestante ka arritur ndonjëherë të organizojë. Hiqen kufij të prerë në përkufizimin e identitetit të reformuar fetar. Ndërkohë acarohet lufta për fronin e Bohemisë midis një habsburgasi katolik dhe një anëtari të reformuar të dinastisë Wittelsbach, që përfundon në 1620 me fitoren dërrmuese e të parit në Betejën e Malit të Bardhë. Midis pushteteve të tjera të Evropës Qendrore përhapet frika e një avancimi të ri të Habsburgëve dhe nga një konflikt lokal shkaktohet një shumë më i madh dhe jashtëzakonisht me shkatërrimtar: Lufta 30 Vjeçare. Në përfundim të saj, në 1648, territoret në duart e protestantëve janë reduktuar shumë por shumë në Europë nuk durojnë do të më dhunën e markës fetare dhe nisin të kërkojnë zgjidhje racionale që mund t’i aplikohen edhe fesë. Nga përpjekjet e tyre intelektuale do të lindë Iluminizmi.

( Disa fragmente të huazuara nga docent, profesor ose ligjerues të historisë së kishës në Univerzitetin e Oxfordit, Angli dhe Edinburgut, Skoci të Britanisë së Madhe)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat