A është Dritan Abazoviçi, Ali Shukria i shqiptarëve të Malit të Zi...!?

Opinione

A është Dritan Abazoviçi, Ali Shukria i shqiptarëve të Malit të Zi...!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 8 shtator 2021 Në ora: 10:52
Dritan Abazoviç

Historia shqiptare në Mal të Zi flet se aty ka pasur shqiptarë që e kanë braktisur kombin dhe gjuhën e vet, që e kanë tradhtuar gjakun e baballarëve dhe të stërgjyshërve të tyre nga etja për poste shtetërore dhe privilegje të shumta, duke kaluar në anën e armiqve, të cilët, malazezët i kanë shfrytëzuar për qëllimet e tyre pushtuese dhe antishqiptare.

Njëri ndër tradhtarët shqiptar në Mal të Zi ka qenë Avro Cemoviç (Avro Cemi) (1864-1914) me origjinë shqiptare, i cili siç shkruajnë kronikët e kohës do i bashkohet forcave malazeze që masakruan mbi 800 shqiptarë në malësinë e Plavës dhe Gucisë, e njohur si masakra e Previsë, si dhe krime tjera ndaj shqiptarëve të cilat janë kryer në vitet 1910/13, e që njihen si kohë e gjenocidit serbo-malazez ndaj shqiptarëve gjithandej Banovinës malazeze nga Barani, me Rozhajë, Rugovë, Pejë e deri në Junik!

Nuk ka dyshim, se me qenë shqiptar në Mal të Zi, sidomos  gjatë shekullit 20-të ka qenë sfidë shumë e vështirë dhe me plotë rreziqe për jetën, ekzistencën dhe sigurinë fizike, etnike dhe kulturore të shqiptarëve në pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë, e pushtuar me dhunë ushtarake dhe me ndihmën e aleteve të tyre me 1880/87.

Më pas trevat autoktone shqiptare në Mal të Zi u pushtuan nga mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (SKS) me 1918 (Jugosllavia e vjetër), me 1945 nga Jugosllavia e Titos, me 1989 nga Serbia e madhe e S. Millosheviçit (Serbi-Kosovë-Mal i Zi) deri me pavarësinë e Malit të Zi me 2006, kur shqiptarët për herë të parë do fitojnë pak më shumë të drejta kulturore, por jo të plota siç i kanë serbët dhe malazezët sot në Kosovë.

Pa hyrë thellë në histori, se kush ishin fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë nga elitat shqiptare të pas Luftës së Parë Botërore (1918) si dhe nga faktorët ndërkombëtarë të cilët ndihmuan që Ulqini, Tuzi, Tivari, Shpuza dhe Zhablaku deri në gjirin e Kotorrit, pjesa e Malësisë së Ana Malit, Plavë e Guci e deri në Rozhajë, që t’i aneksohet Malit të Zi, mjafton të ceket Marrëveshjes e Versajës me 1919, me të cilën u rivendosen serish kufijtë e Shqipërisë me Malin e Zi, dihet në dëm të tokave shqiptare!

Pra, që nga koha e perandorisë Austro-hungareze me mijëra shqiptarë autokton në Mal të Zi për shkak të represalieve, vuajtjeve, vrasjeve, zhdukjeve dhe burgosjeve, numri më i madh i tyre do shpërngulet në Amerikë e deri në Australi, numri tjetër do zhvendoset në Kosovë dhe Maqedoni, duke u zvogëluar kështu vazhdimisht numri i tyre, e që sot në Mal të Zi të mos ketë sot më shumë se 30.439 shqiptarë, që paraqet diku rreth 5% të popullsisë në këtë shtet fqinj (statist. 2011).

Por ajo që nuk është studiuar gati asnjëherë nga historianët dhe sociologët shqiptar, është çështja dhe dukuria e dobësimit, përkatësisht e tjetërsimit të identitetit shqiptar tek një numër jo i vogël i tyre si dhe kalimi në identitetin sllavo-malazez, duke e humbur gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare, madje duke u “bërë” malazez. Rasti më eklatant dhe qesharak ka qenë ai i poetit dhe shkrimtarit kontravers shqiptar, Kapllan Resulit, i cili disa vite para se të vdes do e ndryshoi entitetin e tij shqiptar për t’u shndërruar në shkja malazez, me emrin e ri, Kaplan Burović, alias Resulović, etj.

Për fat të keq, duket se këtë tradhti të tyre e paska trashëguar edhe zv/kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, i cili dje në ceremoninë e shugurimit të episkopit të kishës serbe në Cetinje, dëshmoi katërçipërisht se është në shërbim të plotë të politikës antishqiptare serbomadhe dhe hegjemoniste të Serbisë në Mal të Zi dhe më gjerë në Ballkan, sepse me deklaratat e tij pro kishës serbe, i cili madje personalisht e kishte organizuar dhe mbikëqyr transportin me helikopter të ushtrisë të kryepeshkopit të Serbisë, Porfirijes, për të ardhur në Cetinje, duke qëndruar gatitu gjatë kohës derisa grumbulli i popave çetnik serb këndonin e këngën, ”Kur ushtria serbe do kthehet në Kosovë”, pa reaguar fare, flet qartë, se roli i tij në qeverinë aktuale proserbe të Malit të Zi, e cila erdhi në pushtet me përkrahjen personale të Abazoviçit, është pikë për pikë i njëjtë me rolin antishqiptar dhe filoserb të tradhtarit komunist, Ali Shukrit në Kosovë në vitet 1956-66 dhe më vonë, kur e ndihmonte dhe i shërbente kriminelit serb, Aleksander Rankoviçit që të vriteshin sa më shumë shqiptarë, të burgoseshin dhe dëboheshin me mijëra tjerë pa nam dhe nishan..!?

I këtillë po rezulton të jetë sot në Mal të Zi edhe roli prej tradhtarit ordinerë, i Dritan Abazoviçit, i cili për kobin e tij të madh vullnetarisht po hynë në historinë më të zezë të kombit shqiptar..!? 

Kur nga historia nuk nxjerrën mësime nga pësimet, ajo do përsëritet në mënyrën më të vrazhdë të mundshme..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat