Ja pse duhet të ikë Sali Berisha

Opinione

Ja pse duhet të ikë Sali Berisha

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:45
Skënder S. Kapiti

Berisha  nëse ua ke dashur të mirën ndonjëherë shqiptarëve është koha ta tregosh tani duke  ikur  dhe  larguar  nga politika që të ikën pastaj edhe regjimi i Edi Ramës.

Berisha largohu se e ke tradhtuar PD-në dhe të djathtën shqiptare, pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse je mostra me e persosur komuniste, si një komunist i devotshëm në diktaturë. Po nuk ike vetë do të të largojë detyrimisht demokracia dhe sidomos ligji, dhe nuk do të  të mbetej ndonjë pikë “lavdie” historike përvecse te një pakicë që ka përfituar prej pushtetit tënd ashtu sikurse ka  nostalgjikë edhe për diktatorin Enver Hoxha.

Sali ke mbi supe zullume të mëdha kombëtare.

Ti nuk bëre ligj për lustracionin , as për ndëshkimin e krimeve të komunizmit, as nuk e integrove në politikë shtresën ë desidencës antikomuniste. Ti bëre katrahurën kombëtare me pronat dhe me pasuritë kombëtare; ti nuk bëre kompensimin e shtresës  të persekutuarve për padrejtësitë e komunizmit dhe bëre më te keqen e madhe atë se:  instalove korrupsionin në sistem , bërë avokatinë dhe  pandëshkueshmërinë e tij; ti    kape drejtësinë, Partinë Demokratike dhe shtetin shqiptar. Pra, ti ke meritën e instalimit  të këqijave në demokraci dhe prandaj dhe SHBA-të të shpallën më në fund si person “non grata”. Dhe është mjaftueshëm ajo se kush jeni sipas cilësimit të asaj deklarate të DASH.

Berisha duhet të ishe larguar që në vitin 1994 , kur humbe Referendumin për Kushtetutën; nuk ike atëhere por nuk ike as në vitin 1997 kur prej papërgjegjshmërisë tënde u rrënua Shqipëria. Berisha ik se prej teje PD humbi thellë në vitin 2013. Berisha ik se prej teje qëndron në pushtet e keqja tjetër e madhe , Edi Rama, prej 3 mandatesh.Berisha ik, sepse mosikja jote po e mban Edi Ramën në pushtet, mosikja jote nuk lejon ikjen dhe ndëshkimin e Edi Ramës. Berisha ik se je shpallur person “non grata” nga SHBA-të.Berisha ik se je bërë një rrangallë  politike e neveritshme.

Berisha ik, tashmë i përket së shkuarës. megjithëse largimi yt është shumë i vonuar si për Partinë Demokratike ashtu edhe për Shqipërinë,por më mirë vonë se kurrë. Berisha ik se askush nuk ka me nevojë për ty, as PD-ja, as Shqipëria, përkundrazi largimi yt do të shënohej në histori si më e mira që do të bëje në karrierën tënde politike të mbushur edhe me zullume. Bëje këtë të mirë në karrierën tënde politike, dhe kjo e mirë e jotja do të ishte vetëlargimi. Mos vazhdo me kokëfortësi sepse sa më shumë vazhdon me kokëfortësinë tënde ajo të shpie në kundërkohë   dhe aq më shumë do të rëndohesh dhe vetëm sa do bëhesh më shumë i neveritshëm publikisht, e madje do të të braktisin edhe ata  të cilët sot duket sikur u vjen keq për ty.      

Fatbardh Kadilli thotë të vëretetën dhe për atë se cfarë ka nevojë Partia Demoratike. PD -ja ka nevojë për reformim të thellë, dhe reformim në Partinë Demokratike do të thotë largimi dhe ndarja e saj nga Berisha dhe nga berishizmi, dhe këtë po e kërkojnë edhe SHBA-të.Tashmë para PD-së ka këto zgjedhje e zgjidhje: ose me Berishën dhe përgjithmonë në opozitë , ose pa Berishën dhe pa berishizmin dhe reformim e fitore të pushtetit. Ose me Berishën, ose me demokracinë dhe me SHBA-të.

Prandaj  Fatbardh Kadilli  ka plotësisht të drejtë kur ai deklarohet se:

“Unë mendoj që PD nuk e ka kryer misionin. Një forcë politike ka krizat e saj. Kemi një lidër të vjetër që nuk pranon të ikë.Cdo demokrat ka përgjegjësitë e tij, unë i ftova për të hequr monopolin e kryetarit. Unë nuk kam besuar se po mos kishim Berishën, apo Bashën, s’do kishim PD. Unë sfidoj monopolin e kryetarit. Ka shumë demokratë që mendojnë kështu. Ka plot demokratë që  presin ndryshimin”, ka deklaruar Kadili në studion e abc news.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat