Të jeni të bindur se Sali Berisha nuk humbet asnjë betejë!

Opinione

Të jeni të bindur se Sali Berisha nuk humbet asnjë betejë!

Nga: Avni Nezaj Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:37
Avni Nezaj

Ne vitin 1990 e nisi betejën me një nga regjimet më të egër diktatorial në botë dhe e fitoi.

Nxori shqiptarët nga bataku i terrorit. Të jeni të bindur se Sali Berisha nuk humbet asnjë betejë.

Ketë e ka treguar historia e tij.

Ne vtin 1997 nuk lejoji luftën civile pas revolucionit të armatosur tipik komunist dhe u tërhoq për tu rikthyer serish ne pushtet me votë të lirë 7 vjet më vonë.

Duke u shënuar në historinë botërore si i vetemi lider që u largua me pushkë nga pushteti dhe u kthye me votë.

Në 2013 humbi zgjedhjet dhe dha leksion demokracie duke u tërhequr, pasi futi Shqipërinë në NATO, dhe çeli portat e Europës për shqiptarët.

Por se lënë rehat

Ne 2021 nje luftë e hapur kundër tij edhe mediatike edhe poltike e ndërkombëtarizuar tashmë nga klane majtiste antishqiptare dhe të lidhura me skuthëri financiare e trafiqe të paligjshme është hapur.

Ne fakt luftën meditaike vemjet dhe lepirësit e pushtetit komunist, mutacionet e tyre, e kanë nisur 30 vjet më parë.

Se nuk mund t’ia falnin atij shkuljen e diktaturës.

Ata shqiptarët i donin ushtarë dhe Dele. Ai u dha lirinë.

Kjo ishte e papranueshme për bllokun dhe sahanxhinjtë e tij.

Të jeni të bindur se Sali Berisha nuk humbet asnjë betejë. Ketë e ka treguar historia e tij.

Kaq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat