A do të mund ndonjëherë ta ndërtojmë një shtet si Gjermania ?

Opinione

A do të mund ndonjëherë ta ndërtojmë një shtet si Gjermania ?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 20 shtator 2021 Në ora: 15:41
Adem Bytyçi

Kur pyeta nuk mendoja për një shtet si Gjermania të fuqishëm ekonomikisht, por një shtet të së drejtës në të cilin të gjithë qytetarët e tij të ndihen të barabartë para ligjit si ata që i kanë njerëzit e tyre në pushtet, si ata tjerët që nuk e kanë asnjë familjar të tyre në poste të rëndësishme të pushtetit.

Për një moment thash se nuk do të jetë larg dita kur Kosova, nëse për asgjë tjetër, sa i përkët sistemi të drejtësisë do të jetë si Gjermania, mirëpo, në ndërkohë kur mu kujtua Shqipëria , që 130 vite shtet , akoma e ka një sistem të brishtë të drejtësisë, thash ajo që thash për Kosovën kur e krahasova me Gjermaninë, paska qenë vetëm një dëshirë, një ënderr e cili vështirë se do të mund të realizohet aq shpejtë

Kjo nuk mund të themi se mund të jetë ndryshe, posi që dallimet në mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe ne shqipëtarëve të Kosovës janë inekzistente në të gjitha fazat e formësimit kombëtarë, gjuhësore, kulturore, traditës, historisë, lashtësisë si dhe mënyrës së jetësës.

Më në fund se si do të dukej një shtet, sa i përket nivelit të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha fushave me interes dhe në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të tij, varet nga niveli i vetëdijës kombëtare të klasës politike e cila është bartëse dhe përgjegjëse kryesore e zhvillimit të gjitha proceseve pozitive në një shtet dhe shoqëri.

Nuk e shoh të arsyshme ta përshkruaj qoftë edhe me pak fjalë nivelin e vetëdijës kombëtare dhe shtetëndërtuse të klasës politike aktual të Kosovës, sepse ajo dihet thujase për secilin qytetarë të vendit tonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat