Pse kaq shumë dallime mbi gatishmërinë për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës!

Opinione

Pse kaq shumë dallime mbi gatishmërinë për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës!

Nga: Emin Azemi Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:57
Emin Azemi

Në verën e vitit 1977 dhe gjatë gjithë vitit 1988 në Kosovë kishte aksione guerile të disa personave ‘misterioz’, të cilët më vonë morën emrin UÇK. Atëherë kishte shumë hezitime, dyshime, paragjykime ndaj këtyre aksioneve dhe ndaj bartësve të tyre. Atëbotë më kishte rënë fati të udhëhiqja një gazetë ditore që botohej në Perendim dhe ndiqja nga afër këto zhvillime në terren.

Edhe sot niuk e kam të qartë se si ndodhi të transformohen kaq shumë disa tipa të cilët atëbotë kishin paraqjykime e hezitime në stilin ‘ende nuk ka marrë qëndrim partia (lexo: LDK) lidhur me këto aksioneve guerile, ndërkohë që me të përfunduar lufta ata i shohim të veshin në uniformën e propagandës antiLDK e proPDK.

Veprimet e guximshme të shtetit, në fillim gjithmonë kanë pak ithtar. Në fillim edhe UÇK kishte pak ithtar, por më vonë doli se askush nuk paska qenë zëvendëskomandant, por të gjithë komandant…. Sa mjerim kur sheh listat e shpifura me refugjatë që u bënë komandantë në kampet e Stenkovcit e Boajnës dhe disa të tjerë që paturpësisht marrin pension si veteran të rrejshëm…

Kontradiktat nëpër të cilat po kalon Kosova janë gati të ngjashme me ato të viteve 1997/98. Në njërën anë kafet plot me badihavxhi në Prishtinë tu prit urdhëra nga LDK për ndonjë “aksion rrufe”, i cili kurrë nuk ndodhi, dhe në anën tjetër djem e vajza trima që bënin roje maleve të Drenicës, në pritje të aradhave çetnike….

Sot në veri të Kosovës mbrohet shteti/shtetësia e Kosovës, por ata që hezitonin në vitet 1997/98, po hezitojnë edhe sot ta quajnë këtë që po ndodhë në veri si akt shtetndërtimi dhe akt që demonstron dhe refuzon frymën e antihegjemonisë serbe.

Se sa e fortë është Serbia të gjithë e dinë, prandaj janë infantile analizat që kanë për bazë përparësitë ushtarake të Serbisë. Tani kemi nevojë për analiza që afirmojnë një unitet më të madh brendakombëtar të shqiptarëve, sepse edhe në v. 1997.98, 99 po të dominonin analizat e tilla, radhët e UÇK-së do të ishin më të mëdha, kurse radhët e refugjatëve drejt Bllacës dhe Kukësit do të ishin më të vogla.

Refugjatët e djeshëm kur i dëgjojmë sot të thurrin elozhe për betejat e UÇK-së që i kishin pa në TV, na bëjnë me vjell teksa tregojnë se sa e fuqishme është Serbia e sa naiv është Albin Kurti që nuk po e merre parasysh këtë fuqi të Serbisë!

Ata që dje hezitonin ta njihnin UÇK-në si forcë që po i jepti fund pacifizimit të coft të shqiptarëve, sot na mbajnë “politicka nastava” për “borbena gotovnst” të falangistëve serbë…

Bota shqiptare duhet të ketë diversitete pikëpamjesh mbi modelet e shtetndërtimit e shtetformimit, dhe debate të shumta për nuancat e demokracisë, por nuk duhet të ketë kaq shumë dallime mbi gatishmërinë për ta mbrojtur shtetësinë atëherë kur ajo nëpërkëmbet nga një piroman hajgarexhi si Vuçiqi!

Dallimet dhe përçarjet tona, janë municion për armikun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat