Pushteti i Vuçiqit, i ndyrë si regjimi i Millosheviqit!

Opinione

Pushteti i Vuçiqit, i ndyrë si regjimi i Millosheviqit!

Nga: Skender Mulliqi Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:46
Autori

Deklaratat dhe veprimet e Vuçiqit po e dokumentojnë përfundimisht së ai është politikan shumë i poshtër! Në Serbi janë në pushtet garnituara më e ndytë politike, pas regjimit të Milosheviqit. Nuk ka mundësi së pari të të mendohet, e jo të realizohet ideja për Open Ballkan siç po mendon Edi Rama, më një njëri si Vuçiqin në krye të Serbisë. Këtë gjë kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama e përseriti gjatë vizitës edhe në Kosovë, në takim më kryeministrin, Albin Kurti.

Po të ishte Serbia e reformuar, po të kishin pranuar pavarësinë, po të kishte kërkuar falje për gjenocid ndaj shqiptarëve. Atëherë Open Ballkan do të dukej një mesele më ndryshe. Serbët nuk kanë turp se nuk janë të fjalës, rrejnë edhe 100 herë për një çështje. Vuçiq dhe mediet serbe ende shtetin e Kosovës, e quajnë i ashtuquajtur.

Vetëm ultranacionalistët e çmendur si puna e Vuçiqit më kompani i quajnë organet tona të shtetit- organe të përkohshme, e paftyrësi tjera, siç dinë serbët me kod gjenetik të prishur. Shqiptarët dhe drejtuesit tanë të shtetit i kanë 1000 argumente që mos t`i falin krimet serbe.

Me Vuçiqin në pushtet të Serbisë, zor të bisedohet e shumë më vështirë është të kemi ndonjë paqe apo marrveshje gjithëpërfshirëse siç po quhet, në fund të bisedimeve maratonike. Kosova nuk ishte dashur kurrë të pranojë që të zhvillohen bisedime të karakterit politik, të cilat prekin statusin politik të vendit. Lëshime të pafalshme në këtë drejtim u bënë së pari nga Grupi i Unitetit, e më vonë u bënë kur erdhën në pushtet, Thaçi dhe Mustafa.

E faktorizuan në rajon një shtet gjenocidial dhe shihe tash si ka marrë krah Vuçiq, për lëshimet e parreshtura politike që iu bënë më firmosjën e marrveshjëve të dëmshme për Kosovën, siç janë ndër të tjera edhe marrveshjët si, Demarkacioni me Mal të Zi, dhe Asociacioni i minoritetit serb më kompetenca ekzekutive , që i ka mbetur si barrë e rëndë Kosovës mbi supe.

Firmosjën e “Zajednicës “në Bruksel nga Thaçi dhe nga Mustafa , është duke tentuar me luftë ta bëj faktike, Aleksander Vuçiqi. Dihet së çdo marrveshje e firmosur merr karakter ndërkombëtar, dhe tash pushtetit të ri të Albin Kurtit, po i dalin shumë telashe për t`i anuluar si të tilla. Edhe ngjarjet më të fundit në veri të vendit me shpërthime me bomba dhe kërcinime më tanke dhe aeroplanë nga ana e Serbisë, duhet shikuar më shumë nga ky kënd, se sa nga këndi i aplikimit të reciprocitetit nga ana e Kosovës.

Shovinisti serb, Vuçiqi nuk ka hequr dorë nga teza, se aty ku është një serb duhet të jetë “botë serbe”. Këtij iluzionisti serbomadh duhet t`i bëhet më dije nga pushtetet tona në Prishtinë dhe në Tiranë se kanë përfunduar lojërat serbe me nervat e shqiptarëve dhe me tokat e tyre. Në Kosovë jetojnë një përqindje shumë e vogël e minoritetit serb që kanë të drejta shumë të medha e të cilët duhet ta respektojnë shtetin e Kosovës, jo të rebelohën për qëllime që të mbahet në këmbë regjimi kriminal i Vuçiqit. Sa më parë që e kuptojnë këtë gjë serbët në veri, aq më mirë do të jetë për vetë ata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat