Shqiptarët kanë gati një shekull që sakrifikohen në emër të “ekuilibrit të paqes”, ja se ku u gjendën? Përsëri në buzën e një lufte tjetër më shkatërrimtare!

Opinione

Shqiptarët kanë gati një shekull që sakrifikohen në emër të “ekuilibrit të paqes”, ja se ku u gjendën? Përsëri në buzën e një lufte tjetër më shkatërrimtare!

Nga: Nijazi Halili Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:19
Nijazi Halili

Ballkani i ngritur mbi fatkeqësi e tragjedi popujsh, është vatër e rrezikshme konfliktesh botërore . Jo vetëm dy Luftërat e Mëdha, por edhe shpërbërja e tanishme e Jugosllavisë e ka shpënë Evropën përsëri në tehun e një konflikti me përmasa të paparashikueshme.

Por, shpërbërja e Jugosllavisë nisi me Kosovën (1981) dhe qysh atëherë populli shqiptar kudo që jeton, në Kosovë, në Shqipëri apo në Maqedoni, nuk ka as një iluzion, në të vërtetë shqiptarët janë të përfshirë në konflikte.

Kosova është e pushtuar me psikozën dhe erën e luftës. Tani po ambientohet gjithë rajoni ynë. Shqiptarët kanë gati një shekull që sakrifikohen në emër të “ekuilibrit të paqes”, ja se ku u gjendën? Përsëri në buzën e një lufte tjetër më shkatërrimtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuar për stabilitet e paqe në rajon. Ata e kërkojnë këtë me ngulm edhe nga populli shqiptar.

Atëherë shqiptarët, mendimi ynë politik, duhet t`i bindin më në fund, si Evropën, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për funksionimin e tyre si faktor i stabilitetit e paqes në Ballkan, se asnjëherë populli ynë nuk ka kërcënuar dhe nuk mund të kërcënojë dot popujt fqinjë, se qysh në lindjen e vet shteti shqiptar i jepte Evropës e Ballkanit mesazhin se ai lindte si element aktiv, baraspesh e mirëkuptimit, por është politika e vjetër evropiane dhe ballkanike që pengojnë dhe dëmtojnë shumë popullin shqiptar në udhën e çlirimit, bashkimit e prosperitetit kombëtar. 

Gati një shekull luftërash, dhimbjesh e tragjedish të përgjakshme, tanimë duhet të bindim  gjithkënd se bashkimi dhe përparimi i shqiptarëve është në të mirë të vetë Ballkanit dhe Evropës.

Tjetër zgjidhje ska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat