Ballkani, shqiptarët, turqit, grekët dhe sllavët

Opinione

Ballkani, shqiptarët, turqit, grekët dhe sllavët

Nga: Skënder Kapiti Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:58
Skënder Kapiti

Shpallja e Pavarësisë dhe e formimit të Shtetit të dytë shqiptar të Kosovës është ngjarja e dytë më e madhe në Historinë Kombëtare Shqiptare pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Kjo i ka hapur rrugën pashmangshmërisë së Bashkimit Kombëtar dhe të zgjidhjes se problemit akoma të pazgjidhur në Ballkan, që është Çështja Shqiptare

Është për t’u falenderuar e përshëndetur çdo gjë që sjell dobi për interesin kombëtar, pavarësisht se kur dhe nga kush vjen  ajo; është e duhet të jetë e mirëpritur çdo ndihmë e përkrahje e sinqertë, çdo marrëdhënie e sinqertë, miqësore e strategjike e deri dhe ndonje deklarim nga kushdo i cili shpreh dhe i cili ofron  e të cilat i shërbejnë  forcimit dhe strategjisë kombëtare shqiptare.

Aleat i tillë i sinqertë e besnik  në Ballkan e rajon  për shqiptarët është  Turqia me provën e madhe treguar prej saj në Luftën e Kosovës, ku Turqia ishte shteti i vetem i Ballkanit dhe i dyti  pas SHBA-ve në mbështetje të lirisë së Kosovës, dhe po ashtu po pas SHBA-ve është Turqia ajo që e njohu e dyta Pavarësinë e Kosovës si dhe lobuesja e dytë e madhe po pas SHBA -ve për lobimin për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe të ndihmës për shtetndërtimin e shtetit të Kosovës.Duhet që diplomacia shqiptare si Tirana e Prishtina të shfrytëzojnë edhe mbështetjen kryesisht të SHBA-ve, të disa vëndeve të BE-së si Gjermania dhe të Turqisë që në të ardhmen të ndikojnë edhe te Vatikani e Izraeli por edhe te Rusia e Kina e të tjera shtete që ta njohin edhe ato Kosovën.

Në Ballkan kemi aleat e mik të fortë e të sinqertë Turqinë, dhe nga shtetet sllave të Ballkanit duhet që Tirana e Prishtina të zgjedhin e ta mbajnë si aleat Kroacinë e cila është deklaruar se është me shqiptarët dhe mbështet shtetin e ri të Kosovës.

Ka 5 vite që Kosova është Shtet i Pavaruar dhe Serbia edhe pse thotë se nuk e njoh dhe as nuk do ta njoh Kosovën, Serbia  e ka të kotë sepse ajo kurrë më nuk do të kthehet në Kosovë sepse atë nuk mund ta ndihmojë as Rusia, pasi janë Anglia, Franca,   Gjermania, Italia ato të cilët iu bashkangjitën SHBA-ve për clirimin e Kosovës, pra janë po ato shtete europiane të cilat ia patën dhënë Serbisë Kosovën, dhe po të cilat ishin ndër të parat që e njohën Shtetin e Kosovës. Dhe po kështu ishte edhe Turqia si antare e NATO-s që kontribuoi aq shumë ushtarakisht për Kosovën dhe është po Turqia ajo e cila edhe e njohu shumë shpejt Shtetin dhe Pavarësinë e Kosovës dhe që lobon fuqishëm për njohjet ndërkombëtare të Shtetit të Kosovës.

Pra nuk është se ka rëndësi të madhe nëse e njeh apo nuk e njeh Serbia, Kosovën,pasi as Kosova nuk e njeh Serbinë. Ky është reciprociteti: më njeh që të njoh edhe unë.

Ka ardhur koha që të shkruajmë dhe të mësojmë historinë e vërtetë  shqiptare të çmitizuar nga mitet, legjendat, idhujtaria e fanatizmat për “mbiheronjtë”. Pasi hero i historise  është populli pa të cilin nuk ka as histori. Ka ardhur koha që ta çlirojmë historinë nga dogmatizmi, ideologjizmat, politika, nga ndikimet e huaja  dhe nga mafia demokratike; ta depolitizojmë historinë dhe ta pastrojmë nga të pavërtetat.

Dhe parësore në këtë që unë po citoj të mos jetë vetëm të shkruarit e të lexuarit e historisë për të mësuar vetëm data, ngjarje e emra herojsh, po parësore dhe qëllim i mësimit të historisë të jetë mësimi jopolitikisht, as  i manipuluar por duhet  për ta studiuar, interpretuar e kuptuar atë në mënyrë që të mos e pësojmë dhe të mos përsërisim gabimet e së shkuarës po dhe të ndërtojmë një strategji reale kombëtare mbi interesa politike momentale dhe mbi ato personale, klanore, grupale, krahinore e partiake të cilat fatkeqësisht kanë dominuar deri më sot.

Shumë shkurt për strategjinë sllavo-greke në Ballkan.

Sllavët endacakë erdhën në Ballkan aty nga shekulli i gjashte, erdhën si të nënshtruar, yzmetqarë e bujq, po që kur ne i futëm për dere ata më pastaj donin të na nxirrnin nga penxherja. Ardhja e Turqve  në Azinë e Vogël dhe shtirja në dorë prej tyre e Konstandinopojes  e cili më herët ishte plaçkitur, grabitur e rrënuar nga kryqtarët e Kryqëzatës së 4-t dhe shtrirja e sundimit të tyre ne Ballkanin e lodhur e të përçarë nga konfliktet mes tyre të princërve ballkanas e pengoi pushtimin e Bizantit nga sllavët dhe sllavizimin jo vetëm të shqiptarëve po dhe të grekëve, pasi barbarët sllavë janë aq të paskrupullt dhe mizorë sa përdorin mjetet më antinjerzore për të asimiluar popujt josllavë si: ndërrimin e emrave të njerëzve, të toponimeve, të gjuhës ,kulturës,fesë  dhe pastrimin  etnik dhe genocidin.

Këtë e vertetojnë faktet historike të periudhës para otomane ku sllavo-serbët ndërmorën masa nga më barbare për të konvertuar popullsinë kristiane  shqiptare në ortodokse dhe kthimin e të gjitha kishave katolike në Kosovë në kisha ortodokse.

Përkundër kësaj Perandoria otomane që sundoi për 500 vjet në Ballkan ishte një perandori tolerante që pavarësisht se pjesa më e madhe e saj ishte popullsi e krishterë, popujve të saj ua la të lirë besimin: sllavëve serbë, malazezë,maqedonas,bullgarë dhe romunëve e grekëve nuk ua nderroi besimin, ata mbetën ortodoksë, e ndërsa arësyeja kryesore pse popullsia dërrmuese shqiptare u kthye në muslimane ishte fakti se etnogjeneza shqiptare dhe shqiptarët ndjeheshin të rrezikuar e të kërcënuar nga greko-sllavo ortodoksia që ortodoksinë e identifikonin me qënien etnike si grek apo sllavë. Këtë e provon dhe fakti se sa patriote shqiptarë ortodoksë e rilindas u përsekutuan dhe u vranë nga shovinistët grekë dhe nga Kisha greke pse kërkonin e punonin për kulturën, gjuhën dhe shtetin shqiptar.

Sundimi Otoman nuk i shtërngoi popujt për t’i asimiluar e zhdukur as alfabetin,as kulturën as gjuhën ,po natyrisht ndërthurje e huazime reciproke ka pasur dhe do të ketë gjithnjë mes kulturave e popujve të ndryshëm; dhe as nuk bëri otomanizimin e vëndeve, fshatrave, qyteteve, kodrave, maleve, lumejve etj.  siç e kanë si traditë e strategji politika asimiluese e sllavëve që është për të ardhur keq që dhe sot është tepër e pranishme si në Shqipëri dhe Kosovë toponomania sllavo-serbe.

Popujt në Perandorinë Otomane  jetonin në harmoni dhe pa gridje etnike.

Kur Perandoria filloi të dobësohej filloi të ekspozohet strategjia e vjetër pansllave antishqiptare e ndërprerë prej 5 shekujsh nga sundimi otoman në Ballkan, po që asaj iu shtua dhe një aleat tjetër shumë i pabesë, fqinji jugor i yni që është Greqia, pavarësia e së cilës ishte më shumë meritë e luftës së shqiptarëve se sa e vetë grekëve.

Dhe për pasojë u kristalizua një aleancë serbo-greko-malazeze antishqiptare  në Ballkan që pasi u liruan nga sundimi turk ju turrën si hijena të uritura trojeve shqiptare po që kishin dhe një aleat të fortë strategjik, atë të carëve te Rusisë, aleancë që vazhdon edhe sot dhe këtë e verteton qëndrimi i tyre kundrejt Kosovës, a thua se Kosova e fitoi Pavarësinë edhe nga Serbia po dhe nga Greqia e Rusia të cilat jo vetëm që nuk e njohin Kosovën po dhe lobojnë kundër njohjeve nga vënde të tjera. 

Aleaca sllavo-greko-ortodokse  në Ballkan nën maskën e antimuslimanizmit të përkrahur nga Rusia sa për të mashtruar dhe perëndimin e krishterë fshihnin qëllimin strategjik të tyre; atë për deshqiptarizimin e trojeve shqiptare të Ballkanit dhe serbizimin e greqizimin e tyre, aleancë e cila kishte dhe bekimin e kishës ortodokse serbe dhe greke dhe që si atëhere para sundimit otoman po dhe në prag dhe pas rënies së otomanizmit e sistematikisht në vazhdimësi dhe më me egërsi mbi popullsinë shqiptare pa dallin bindjeje fetare të saj  përdorën të gjitha mjetet për zhdukjen nga ana e tyre e substancës shqiptare  duke aplikuar si mjetet politike, diplomatike po dhe ato të korrupsionit  e sidomos ato të dëbimeve, persekutimit, terrorit dhe e pastrimit etnik dhe genocidin, plane këto që i kanë paraprirë dhe që janë hartuar nga qarqet akademike antishqiptare madje, që do të thotë se sa edhe e sofistikur strategjikisht ka qenë organizur  e projektuar deshqiptarizimi i trojeve shqiptare.

Duhet ta mësojnë mirë sidomos shqiptarët e Shqipërisë se cilët janë sllavët e sidomos serbët.

Dihen shumë mirë planet ushtarake, diplomatike,politike,akademike dhe  fetare e  genocidiste dhe projektet antishqiptare shfarosëse dhe asimiluese sllavo-serbo-greke kundër shqiptarëve.

Mjafton ky fakt i mëposhtëm kur Dr. Vladan Gjorgjeviq (“ish-kryeministër, ish-akademik, ish-kirurg, ish-themelues dhe kryetar i Shoqërisë së Mjekëve Serbë”) në librin e tij me përmbajtje raciste, urrejtëse, anticivilizuese antishqiptare, me titull “Arnauti i Velike Sile” (1913), libër në të cilin ky antishqiptar i tërbuar shqiptarët i ka  poshtëruar duke  i quajtur para gjithë botës “ të egër dhe me bishta, primitivë dhe të paqytetëruar, të cilët nuk meritojnë të kenë“ të egër dhe me bishta, primitivë dhe të paqytetëruar, të cilët nuk meritojnë të kenë shtetin e vet në Ballkan”.

Prandaj vjen natyrshëm dhe pashmangshëm  aleanca shqiptaro-turke në Ballkan në aleancë globale me aleatin e fuqishëm SHBA-të që fatmirësisht na gjënden pranë  dhe që  duhet t’u jemi mirënjohës përgjithmonë për atë se çfarë kane bërë për ne. Vazhdon…

Durrës, Nëntor 2013

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat