Cili kandidat do ta fitojë postin e të parit të komunës së Malishevës?

Opinione

Cili kandidat do ta fitojë postin e të parit të komunës së Malishevës?

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:16
Adem Bytyçi

Lufta për të parin e komunës së Malishevës nuk duket të jetë edhe aq e ashpër, ani pse shumë kandidatë thuajse nga të gjitha subjektet politike e synojnë një post të tillë.

Tjetër është dëshira e subjekteve politike dhe e kanditatëve të tyre për ta fituar postin e të parit të komunës së Malishevës, tjetër mundësia përkatësisht kapaciteti- aftësia e kanditatëve për ta udhëhequr një komunë në të cilën kërkesat e qytetarëve janë sa të shumta, po aq edhe të llojllojshme dhe të domosdoshme për të pasur një të ardhme të ndritur të cilën e meritojnë qytetarët e komunës së Malishevës, në të gjitha fushat e jetës.

Ajo që dihet, pa elaburuar shkaqet dhe rrethanat personale, aftësitë profesionale pastërtin e tij në karrierën politike, nuk mbetet për të dyshuar qoftë edhe një mikro ‐fakt, se postin e të parit të komunës së Malishevës, ka për ta fituar Ekerem Kastrati i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje lokale, ndonëse, para se gjithash qytetarët e komunës së Malishevës dhe e vendbanimeve përrreth janë të vetëdijshëm se premtimet me z Kastrati, kryetar komune nuk do t'iu mbesin në gjymës të rrugës siç u ka ndodhur me kryetarët paraardhës në mënyrë të përsëritur.

Urime zgjedhjet lokale qytetarë të nderuar të komunës së Malishevës, lutemi të keni fat në këto zgjedhje lokale për ta zgjedhur kandidatin më të merituar për kryetar të komunës suaj, i cili vërtetë punon më shumë për interesa tuaja dhe interesa të komunës së Malishëvës, se sa për interesa të bashkëpartiakëve të tij siç ka ndodhur në të kaluarën jo të largët, kur këtë komunë e kanë qeverisur partitë tjera e jo Nisma Socialdemokrate.

Nisma Socialdemokrate, gjatë dy mandateve të saj të qeverisjes së komunës së Malishevës, gati të gjitha vendbanimet e kësaj komune i ka shndërruar në qytetëza të mrekullushme sa i përket infrastrukturës rrugore, shkollore, ujësjellësit e kanalizimeve.

Ndërkaq, vlen të përmendet se, nuk ka fshat në të cilin nuk janë shtruar në çdo lagje fshati rrugët me asfalt dhe nuk është bërë ndriqimi i rrugëve.

Urime zgjedhjet lokale qytetarë të komunës së Malishevës, me shpresë se do të dini se cilës parti do t'a besoni fatet tuja edhe për këtë mandat qeverisës, e kjo parti respektivisht subjekt politik pa dyshim është Nisma Socialdemokrate!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat