Faji i politikës: Edhe pas 20 viteve në liri, Kosova nuk arriti të ndërtojë një “Termocentral energjetik”

Opinione

Faji i politikës: Edhe pas 20 viteve në liri, Kosova nuk arriti të ndërtojë një “Termocentral energjetik”

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 29 tetor 2021 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Për shkak të inateve dhe rivalitetit politik dhe interesave tjera, Qeveritë e kaluara nuk arritën t’i harmonizojnë qëndrimet për strategjinë e ardhshme të zhvillimit energjetik në Kosovë. Kosova është një ndër bazenet nëntokësore më të pasura me linjit, ku sipas hulumtimeve të mëhershme të instituteve parashihet se rezervat e linjitit në Kosovë përbëjnë një sasi prej 20 miliardë tonë thëngjill.

Kjo pasuri natyrore është bazamenti kryesor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Republikës të Kosovës. Mjerisht, për shkak të nivelit të dobët dhe për shkak të mungesës të profesionalizmit arsimor, shkencor dhe mungesës së përkushtimit për të ndërtuar shtetin, Kosova ka mbetur me sistemin energjetik të vjetruar, i cili u ndërtua në kohën e ish-Jugosllavisë.

Institucionet e shtetit përkatësisht Qeveritë e kaluara asnjëherë nuk arritën të ndërtojnë apo zgjerojnë kapacitetet energjetike si nevojë e domosdoshme e kohës. Tani kur bota po ballafaqohet me krizën energjetike dhe me rritjen e çmimit të energjisë, Kosova po qëndron indiferente ndaj këtij problemi global që po e godet ekonominë botërore.

Si mund të shpjegohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Republikës së Kosovës pa shfrytëzimin e resurseve natyrore si janë linjiti dhe resurset minerale begati këto, të cilat i ka dhuruar natyra këtij vendi. Dështimet e njëpasnjëshme të projekteve ideore për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike u përsëritën vite me radhë që nga çlirimi i Kosovës e këndej.

Po të punonin me përkushtim Qeveritë e kaluara, Republika e Kosovës së paku do ta kishte një Termocentral energjetik me kapacitet 500 megavat. Kjo do t’i mundësonte ekonomisë së Kosovës një stabilizim energjetik dhe padyshim një pjesë e energjisë do të eksportohet [shitet] në tregun e jashtëm. Padyshim se shkalla e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik do të rritej.

Përgjegjësinë për dështimet në sektorin energjetik e kanë përpos Qeverive të kaluara, edhe partitë politike në opozitë si dhe një pjesë e shoqërisë civile. Për të kaluarën ka pasur dilema të caktuara për projektet e ndryshme nga bankat ndërkombëtare e deri tek projekti i fundit Amerikan “Global” se gjoja do të rrezikohet ambienti dhe shëndeti i popullsisë si dhe hipotekat tjera se kompanitë e ndryshme do ta rrisin çmimin e energjisë dhe do t’i dëmtojnë rezervat nacionale të pasurive të Kosovës. Tani është koha që dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova, të hartojnë planin strategjik për zhvillimin e sistemit energjetikë. Në këtë drejtim është e rrugës që dy Qeveritë të merren vesh për ndërtimin e një Termocentrali prej 500 megavatesh në Kosovë, duke i bashkuar mjetet, pa u futur Kosova në obligime kreditore financiare nga bankat ndërkombëtare. Ky do ishte veprimi më i duhur dhe më i qëlluar për ta zgjedhur problemin energjetik kur dihet se Republika e Shqipërisë posedon me kapacitete të rëndësishme të Hidrocentraleve dhe kështu bashkë me Kosovën do të rregullohet dhe stabilizohet sistemi energjetik përmes Termocentralit prej 500 megavatesh në Kosovë, e në anën tjetër do të bëhej këmbimi energjetik përmes sistemit [energjetik] të dy vendeve.

e Kosovës janë të traumatizuar dhe të ngopur me mungesën dhe ndërprerjen të energjisë elektrike vite me radhë që nga pas lufta. Prandaj, çdo krizë dhe mungesë që mund të paraqitet është e pafalshme për institucionet e shtetit. Duhet theksuar se Serbia, e cila ka pretendime ekspansioniste kundër Kosovës qëllim dhe interes kryesor i ka pasurit nëntokësore të Shtetit të Kosovës siç janë linjiti dhe pasurit tjera minerale, të cilat shtrihen gjithandej Kosovës. Serbia nuk po derdh lot [krokodili] për shqiptarët, por për pasuritë natyrore në tokën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat