Demoni që predikon mbi Foltoret e Marrëzisë

Opinione

Demoni që predikon mbi Foltoret e Marrëzisë

Nga: Pirro Prifti Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Autori

Kur e pyetën një Plak nga Labëria që mbahej për parashikues në kohën e diktaturës për të ardhmen e vëndit se si do të ishte e ardhmja e Shqipërisë, ai u përgjigjegj me fjalët: `dëgjoni ç`thotë inglizi për ne`.

Historia tregon se si Kryeëngjëlli i respektuar i Zotit kundërshtoi për herë të parë dhe për këtë arësye Zoti e përzuri nga Parajsa dhe e hodhi në Tokë, por së bashku me të u rrëzuan dhe ëngjëj të tjerë të cilët u transformuan në Demonë të cilët mashtronin njerëzit e thjeshtë.

Ky Lucifer shqiptar dikur fener ndriçues i Shqipërisë së bashku me shokët e tij, papritur na u kthye në një Demon që u përpoq të tregonte rrugën e re drejt `Demokracisë perëndimore` e cila në fakt për shqiptarët u bë ndryshe nga vëndet e tjera jashtë cdo parashikimi.

Kështu u derdhën e hynë në politikën e pas `90, demonët që dikur ishin `ëngjëjt` e Fanarit ndriçues që predikonte `Njeriun e Ri` dhe `Barazitizmin nëpërmjet varfërsisë`.

Pas 30 vite dominimi demoniak të grupit të demonëve që u shpërndanë në të gjitha partitë e reja të krijuara pas shëmbjes se Partisë mëmë, ndër vite kur gjatë 100 viteve sundoi klasa e pasur e bejlerëve dhe e pashallarëve për 15 vjet nëpërmjet Zogollit, e pastaj klasa puntore për 45 vjet

nëprmjet PPSH, dhe ish fshatarësia kooperativiste nëpërmjet `intelektualëve katundarë` për 30 vjet, më në fund, Demonët e e dalë në opozitë u përçanë dhe e humbën gjirizin drejtues të partisë demoniake por si të tillë që ishin për të mbrojtur fitorjet e tyre demoniake 30 vjeçare në pozitë dhe në opozitë, mbështetur në parimin e krijimit të klasës së pasur-duke mos respektuar ligjet, ri- krijuan në vënd 5 anarkitë e famshme për të cilat foli Ëngjëlli shqiptar Fan Noli, duke shkaktuar për këto 30 vite të pas diktaturës së Luciferit një kaos i cili përbëhej çuditërisht po nga ato 5 Anarki: sociale, moral, fetar, patriotike, dhe ideale (politike).

Përpjekjet e BE dhe SHBA për të stabilizuar Shqipërinë më në fund gjetën një individ jashtë forcave të errësirës i cili u përpoq dhe po përpiqet të kthejë në binarë Shqipërinë kaotike për ta antarësuar në BE.

Sidoqoftë forcat demoniake shqiptare e ushqyer nga 5 anarkitë dhe nga krahë politikë antishqiptarë të fqinjëve e në Europë që ushqejnë të kaluarën ish perandorake osmane me ` të mirat` e atëhershme dhe nostalgjike si dembellëkun, gradat, rrushfetllëkun,qafirllëkun, xhambazllëkun, xhengijhanet dhe rruspihanet, sahanlëpirllëkun, dhe qejfllëkun, të rrënjosura thellë në shpirtin e ish-ëve drejtues të djeshëm e të sotëm, qw ëndërrojnë të rikthejnë vëndin në katrahurën e së kaluarës pa ligje.

Kështu demoni i `90 kërkon të satanizojë shoqërinë shqiptare duke mbledhur lukuninë e demonëve të larguar nga realiteti në disa takime ku në foltoret debatohen marrëzi që të kujtojnë Gëbelsin , bëhen thirrje për kryengritje që të kujtojnë revolucionet proletare, lavdërojnë tradhtarët dhe shajnë heronjtë që të kujtojnë poezitë e Nolit, mallëngjejnë injorancën me gjakmarrjet e Kodit të Lek Dukagjinit, duke fërkuar krenarine boshe shqiptare që të ngrihet në pjedestal budallallëku i së kaluarës së trishtë të izolimit të vëndit.

E përse ky rebelim i përsëritur demoniak në Shqipëri? Dihet kjo- për të justifiukar fajet mëkatet demoniake të 30 viteve, duke u a hedhur fajin të

tjerëve dhe për të krijuar anarkitë e kaluara me qëllim që të hedhin përsëri gurët e për të fshehur duart e fëlliqura me krime, droge, dhunë, e çmënduri të rradhës pjellë e një shoqërie të huaj të degjeneruar që e ka prishur familjen tashmë.

Po përse duhet që Shoqëria shqiptare të pohojë në mënyrë të përsëritur shprehjen e at Zef Pllumit se: ``Kurrë s’e kam kuptue se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”…. Ndoshta kjo ndodh se në Shqipëri që kur u krijua, nuk u krijua me binomin e fortë FE+Atdhe, por u krijua me dëshirën e mirë që `Feja e shqiptarëve është shqiptaria`. Shtete e tjera u formuan me binomin e artë, shqiptarët jop. Kjo është arësyea që Fraza e Zef Pllumit ze vend. E vetmja mënyrë është arsimimi i mirë i shqiptarëve dhe ruajtja e familjes e shoqëruar me qytetarizimin e shoqërisë, vendosjen e hierarkisë profesionale dhe të meritokracisë.

Në këto terrene gjthmonë do të jetë e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit- dominimi i demonëve fshtarë e rrugaçë me shkollë të lartë të cilët e kanë kapur Shqipërinë prej fyti vite me rradhë duke detyruar një pjesë të popullatës të largohet për shkak të pasigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat