Anatema cinike për pabesi e Pacollit, për Agimin dhe Mimozën

Opinione

Anatema cinike për pabesi e Pacollit, për Agimin dhe Mimozën

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Behgjet Pacolli, Mimoza Kusari-Lila dhe Agim Bahtiri

Mbizotëron mendimi se Behxhet Pacolli ka boll pasuri, por hiç burrëri! Dhe, kjo është e keqja e tij e madhe, aq më parë, për një njeri, i cili i kishte tëra mundësitë, veç pasurisë, të kishte edhe dinjtet e integitet, si kusht i domosdoshëm, për të qenë edhe i respektuar. Mjerisht, kjo i mungon.

Shpirtziu Pacolli iu gëzua humbjes, në zgjedhjet lokale, të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe daljes në vendin e dytë të kryetares të Alternativës, kandidate edhe e LVV për Gjakovën, Mimozë Kusari-Lila. Dhe, këtë gëzim e shprehu në mënyrën më të vrazhdët e më sëmirëzezë të mundshme. Ai harron se përcjellësit e vëmendshëm, të kombinaturave konspirative të Pacollit, kanë qenë e mbetën neveritëse. Duke qenë në koalicion me LDK-në, pacipërisht e rrugaçërisht, prishë koalicionin me atë dhe i bashkohet PDK-së, për t`ia bënë numrat PAN-it kriminal.

Ndërprerja e bashkëpunimit, qeverisjes të Agim Bahtirit, nuk ka qenë kurrëfarë pabesie ndaj Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat