Spektri “politik” shqiptar nën shtrungën e kontrollit dhe të dirigjimit të partive maqedonase (LSDM-VMRO)

Opinione

Spektri “politik” shqiptar nën shtrungën e kontrollit dhe të dirigjimit të partive maqedonase (LSDM-VMRO)

Nga: Nijazi Muhamedi Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:02
Nijazi Muhamedi

-...ndërhyrja e kryeministrit Zaev në "rolin e analistit të çuditshëm" për të kahjesuar "rikomponimin" e spektrit politik shqiptar në ndërmjetkohën e balotazhit ishte një manifestim pervers për ta vazhduar mbajtjen nën shtrungë të kontrollit dhe të dirigjimit maqedonas të "spektrit politik shqiptar në rrafsh politik dhe elektoral..!
....
Këto zgjedhje kanë qenë më tepër garë ndërmjet dy anëve të oligarkëve maqedonas që dominuan tranzicionin dhe bishtave të tyre nga ana e partive shqiptare ,që u strukturuan, apo më butë "evoluan" nën kontrollin e tyre dhe jo vetëm, kështuqë nuk mund të merren si indikator që shtron imperativin që ato të shkëputen prej këtij kontrolli, me funksion të atrofuar për interesat e qytetarëve shqiptarë dhe në rol negativ për të "fuqizuar" mosnevojën e reformimit te dy partitë dominuese tek maqedonasit dhe kjo është shumë vështirë tash. 
Ato tash në këtë rol të bishtit në politikë, dhe në kolapsin organizativ dhe të opsioneve të deklasuara, mbijetesën e sigurojnë me mbetjen bisht politik, jo me vizion autentik demokratik, jo me veprim dhe kapacitet, dhe rivaliteti demokratik dhe kapacitete "partneriteti" me ide politike. Këtë mbijetesë të tyre, edhe përkundër kolapsit që ua shkakton vullneti i elektoratit të tyre, ato as lejohen të reformohen, as kanë interes të reformohen, se "padronët "e tyre politik maqedonas i mbajnë edhe fiktivisht në skenën politike dhe elektorale. 
Si ilustrim të kësaj do përmendja "angazhimin dhe interesimin e çuditshëm" të kryeministrit Zaev që e deklaroi në prag të balotazhit për të "kahezuar" një kontroll dhe "rikomponim" të skenës politike  në anën shqiptare... !
Reformimi i shumicës së tyre nuk do sillte diçka të dobishme, sa do të sillte ristrukturimi autonom dhe nga e para gati i spektrit politik shqiptar, në kuptimin të pandikueshëm prej partive (VMRO-LSDM) ose "kontrollit" të tyre për interesat e tyre elektorale. Ristrukturimi i këtillë do ishte në funksion të evoluimit të proceseve politike e demokratike, po edhe një shtysë reformuese edhe për partitë maqedonase dhe kjo do të hapte një horizont demokratik shumë të afrueshëm me ndërgjegjen demokratike të gjithë qytetarëve, pra, të shoqërisë.
Ristrukturimi ose në pyetjen tuaj "reformimi" është si presion, nëse dinë ta lexojnë mirë ata që duhet të riformohen, nga këto zgjedhje vjen duke u bërë një zë që bërtet të dëgjohet, sepse po vjen një elektorat i brezit të ri tek shqiptarët dhe nën shtysën e ndërgjegjes demokratike të këtij brezi, nga Haraqina dhe gjer në Strugë, ka ndodhur diçka cilësore në hapësirën elektorale, dhe rasti i Haraqinës, për analizë në këtë drejtim është më interesant se ai i Tetovës, kështu që tashmë janë deklasuar edhe përpjekjet maqedonase për "kontroll" të bishtave të tyre politikë, edhe mundësitë e vet këtyre "bordeve drejtuese" të disa partive për të penguar reformimin...!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat