Rama natën pakt me djallin, ditën e loz rolin e engjullit!

Opinione

Rama natën pakt me djallin, ditën e loz rolin e engjullit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:32
Sherif Ramabaja

Kryeministri Rama natën bënë pakt me djallin dhe ditën takohet me kongresistët amerikanë për ta lozur rolin e engjullit.

Nuk duhet gjurmuar për t`i argumentuar thënjet e tilla, po mjafton vetëm të shikohet sjellja e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës, si dhe qëndrimet dhe veprimet e tij për ta rehabilituar Serbinë.

 Kosova para ca javësh e mbronte shtetin juridik brenda territorit të vetë, kurse Serbia iu vërsul asaj me tërë arsenalin luftarak, ndërsa Rama i kishte futur veshët në lesh dhe bënte sikur spo ndodhte asgjë. Sikur të ishte fjala për ndonjë popull të ndonjë kontinenti të padëgjuar, dikund në tokë.

Për ironinë edhe më të madhe ende pa u qetësuar tensionet që shkonin drejt një shpërthimi, Rama shkon në dreka, darka dhe ahengje që organizonte banda e pushtetit të krimit të organizuar serb, për nderë të tij. Ky pra sështë asgjë tjetër, përpos pakt me djallin.

Shikuar në realitet, Rama vetëm po e vazhdon traditën e pasardhësve të tij, traditë e ideologjisë enveriste dhe veglave të tyre në Kosovë, si dhe nostalgjikëve të Partisë Komuniste të ish Jugoslavisë.

Edhe diktatori Hoxha, Nano, po edhe Rama rrjedhin nga i njejti brumë i PPSH- së cilës sot vetëm ia kanë ndërruar emrin në, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Prandaj Rama nuk po vepron fare ndryshe, vetëm po e vazhdon rrugën e ish liderëve të tij dhe po e zbaton, programin e partisë së tij.

Duhet po ashtu të jemi të bindur se edhe po të tërhiqej Rama, lideri i ardhshëm i kësaj partie, Partisë Socialiste, do të vepronte krejtësisht njësoj kur është në pyetje Kosova, Maqedonia, Lugina, Çamëria apo Mali i Zi, sepse këtu kemi të bëjmë me një ideologji, jo me një personalitet apo lider.

Është më se e njohur se liderët e më parshëm të kësaj partie po ashtu lidhnin pakt me djallin: Ose i bashkoheshin Serbisë, Rusisë, ose Kinës. Kryesore të gjithë ata ishin kundër çështjes kombëtare, në shenjë luftimi të Imperializmit amerikan.

Edhe sot pasardhësit e tyre vetëm e kanë ndërruar taktikën, natën vazhdojnë të përgdhelen me djallin, kurse ditën e lozin rolin e engjullit.

Si shembull përafërsisht i njejtë mund të merret ish Partia Komuniste e Gjermanisë Demokratike DDR. Me bashkimin e Gjermanisë më 1989 kjo parti e ndërroi emrin dhe u shndërrua në parti “ demokratike” Die Linke (e majta ).

Ish kryetari i kësaj partie Gregor Gysi ishte një jurist nga ish Gjermania Demokratike DDR i cili akuzohej si bashkëpunëtor i ish STASI - it (sikurse KGB ruse).

Hetimet për t´ia gjetur faktet kanë vazhduar me decenie, sepse ai e mohonte një gjë të tillë.

Gregor Gysi dhe partia e tij, Die Linke (ish komunistët ) gjithmonë ishin nën mbikqyrjen e kushtetutshmërisë shtetërore, sepse sanksionoheshin si parti e ekstremit të majtë.

Sot kur lindi partia e ekstremit të djathtë AFD e cila është parti neonaziste, paksa është zbutur qëndrimi nda Die Linke, por akush nuk u beson sepse qëllimet radikale të saj janë të  njohura.

Në zgjedhjet e fundit nacionale kjo parti humbi shumë zgjedhës dhe taktika e tyre është që me moshat e reja të cilat nuk ua njohin ideologjinë, por nisen vetëm në bazë të programit partiak, të mundohen që t´i manipulojnë.

 Dëshira e Die Linke është që të hyjnë në koalicion me SPD (Socialdemokratët), por SPD gjithmonë u ka paraqitur kushte: së pari duhet të demokratizohen për t´i përfshirë në koalicion, gjë që kjo nuk ka ndodhur.

Kur në media, forume etj. diskutohet për të ardhurat, pensionet, programet sociale, pagat minimale, pagesën e orës minimale, etj. Die Linke gjithnjë kërkon maksimumin me të vetmin qëllim për të rënë në sy gjoja se ata janë parti e popullit, kurse në realitet, po të vinin në pushtet, do të ishin ish Partia Komuniste ( Diktatura ).

Pra mos të habitemi se në Shqipëri sundon ish PPSH e cila vetëm emrërin e ka ndërruar. Mjafton të shikohen vetëm veprimet e saj ndaj rehabilitimit të Serbisë në emër të internacionalizmit proletar.

Shpëtimi ynë nga djajtë e tillë mund të jenë vetëm SHBA, të cilat filluan me sanksionimin e Berishës. Tash po flitet që njësoi të sanksionohet edhe nacionalisti Dodik në Bosne, kurse edhe disa kongresistë amerikan kërkuan po ashtu të njejtat masa edhe ndaj presidentit serb Vuçiq.

Ky paralajmërim pritet të thellohet edhe në Shqipëri dhe shpresohet që nën masa të njejta, do të vendoset edhe kryeministri Rama.

 Sjelljet e tij pakt me djallin natën, kurse ditën të paraqitet vetë engjulli, nuk do t´i shkojnë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat