Debati qytetar për qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës duhet ta ketë gazetën e vet

Opinione

Debati qytetar për qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës duhet ta ketë gazetën e vet

Nga: Agim Vuniqi Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:44

Debati qytetar për rregullimin e qytetit të Prishtinës është shndërruar në politikë ditore, ai po merr konotacione të thella politike deri në nivel qendror duke lënë pasdore kërkesat esenciale të qytetarëve dhe nevojat e tyre të përditshme, çështja është a duhet të reformohet politika e planifikimit tradicional në atë të qytetit me planifikim të parashtresave dhe digjitalizimin e tyre, që të ketë qasje qytetari në to. Sa është kostoja, nëse nuk ka qëndrim të përbashkët qeveri/komunë, nëse mendoni që do të realizohet mendoni drejtë?

Pavarësisht brengave të stafit, qyteti është duke lëvizur përpara, por me një plan që do të ketë planifikim ndërtimor, i bërjes publike nga Komisioni i Planifikimit apo si e quajnë ndryshe në letër, nga letra duhet të kalojë në digjitalizim dhe të postohet në faqen e internetit të qytetit, deri kur duhet të flasin kandidatët në balotazh për këtë, sot vendoset! Nuk di si qëndron organizimi brenda komunës por Komisioni i Planifikimit, dhe Komisioni i Qytetit, duhet të miratojnë rezoluta për qytetin për të bërë kalimin, nga letra në atë digjitale....

Është e çuditshme sesi komuna nuk është në gjendje të bëjë editimin e një gazete javore të qytetit, falas, ku do të publikoheshin të gjitha vendimet e komunës, lejet që janë lëshuar për ndertimin e objekteve kolektive dhe procedurën si ka ndodhur ajo, pastaj aktivitetet e të gjitha departamenteve, duke përfshire atë të kulturës dhe të sportit, që ka qenë me aktivi ne vitin qe po lejme pas, pastaj konkurset e punësimit etj. Jam i sigurt që kështu do të eliminoheshin shumë shpenzime të tepërta buxhetore, ngase gazeta në letër dhe online, do të ishte në funksion të transparencës, por ajo lehte do ta mbante veten me reklamë-publicitet që do të paguheshin nga të interesuarit....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat