Intervistë me zotin Berisha, pasi e shpalli ditën e Revolucionit!

Opinione

Intervistë me zotin Berisha, pasi e shpalli ditën e Revolucionit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:41
Sherif Ramabaja

Mars – Rover : Zoti Berisha më në fund ju me 11.12.2021 e shpallët ditën e Revolucionit në Shqipëri. Çka don të thot kjo për ju dhe Shqipërinë?

Z.Berisha: Unë Sali Berisha më 1991 isha ndër të parët që udhëhoqa dhe përmbysa diktaturën më çnjerëzore në Shqipëri. Ju e dini..., ju e dini mirë se kjo diktaturë nuk ishte si të tjerat, sepse kjo dallohej me poshtërsinë, egërsinë, brutalitetin që nuk mbahej mend askund në botë dhe pikërisht kjo diktaturë ishte aq gjakëpirëse sepse asaj i printe, diktatori dhe përbindëshi i përbindëshave Enver Hoxha.

Unë e udhëhoqa Shqipërinë në kohërat më të vështira, e bëra një komb të barabartë me popujt tjerë, ia dhurova lirinë fetare, lëvizjen e lirë, ekonominë e tregut, lirinë e shtypi, e bëra anëtare të Konferencës Islamike dhe të NATOS.

Me një fjalë unë Shqipërisë ia dhurova karakterin e të qenit, ashtu siç e mendonin dhe ëndërronin rilindasit tanë.

Mars – Rover: Zoti Berisha në mes të gjitha këtyre kemi Vitin e Mbrapshtë, nuk e kam fjalën për veprën e Kadaresë, po për vitin 1997, vit ku Shqipëria u ç´bë.

Z. Berisha: Ky ishte një moment, kur as unë dhe as kabineti im nuk ishim sa duhet sy qelë. Fajdet piramidale na rrëzuan shtetin, po me miqtë tanë sërish e ngritëm Shqipërinë.

Unë e solla deri aty ku munda dhe për atë jam krenar. Vendosa të tërhiqem dhe drejtimin e partisë ia dhurova në dorë Lulit të cilin e konsideroja si djalin tim.

Luli si Luli, në vend se të luftonte dhe t´ia kthente namin PD, ai lidhte pakt me Kristaqin e Surrelit.

Kristaqi për këto tetë vite lozi me Lulin, si Hashim Thaçi me Kosovën. Sa herë vinin zgjedhjet, fituesi paraprakisht dihej se do të ishte Kristaqi.

Si ndodh kjo? – Ma thoni mua. Shumë lehtë:  duke manipuluar, duke vjedhur, duke blerë votën, duke mashtruar dhe duke angazhuar patronazhistë që për një qindarkë lekësh, ia lëpijnë bythën Kristaqit.

Shikoni për këto dy mandate ku e ka sjellur Shqipërinë Kristaqi, buzë falimentimit. Shqipërinë e shpopulloi. Bandat kriminale dhe të drogës kryejnë vrasje e luftojnë ditën për diell, duke terrorizuar qytetarët sikur të ishim në beteja të luftës.

Arsimimi i rrënuar, ekonomia e shkatërruar, varfëria e thelluar, kurse Kristaqi me fotografi të bukura ua merr mend shqiptarëve, gjoja se po e ndërton Shqipërinë.

Pyes unë është fotograf ai, luan rolin e influencuesit apo është vetë djalli ai.

Unë nuk munda të duroja tutje dhe e shpalla ditën e ngritjes. Kjo ditë do të jetë e shenjtë për shqiptarët. Unë jo vetëm që do ta marr drejtimin e partisë sime, po do të nisem ta rrëzoi Kristaqin me bandën e tij nga pushteti.

Ky do të jetë, duhet të më besoni dhe të jeni të bindur, revulucioni për mbijetesën e Shqipërisë.

Mars – Rover : Z. Berisha, Basha po thot se halli i juaj janë SHBA që ju kanë shpallur person Non - grata, e jo PD. Ai thot se hallet personale nuk duhet askush t´i lidh me fatin e partisë.

Z. Berisha : Kjo është një intrigë, intrigë e pastërt. Unë u kam kërkuar që të mi prezentojnë faktet. Ata nuk i kanë ato, sepse nuk mund t´i pjellin. Unë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar jam sakrifikuar dhe do sakrifikohem, sa herë që e kërkon nevoja. Ata gabimisht i kanë bërë llogaritë.

Mars – Rover : Zoti Berisha tash jemi në shekullin e 21 dhe koha e Revolucioneve ka përfunduar. Ju jeni i shtyrë në moshë, kurse po e ftoni popullin që të ngritet.

Z. Berisha : Unë ju thash, nuk munda të duroja tutje. Kristaqi jo vetëm që e ka gjunjëzuar Shqipërinë, po shikoni e shiti Detin, Kosovën me argatët e Beogradit Thaçin e Batonin deshi ta ndajë, kurse tash me Open Ballkaninin e Vuçiqit Shqipërinë e ka drejtuar drejt Moskës.

Më thoni ju mua, a durohen këto.

 Lehtë mund të thoni se Sali Berisha është i krisur dhe po vepron kundër SHBA. Sali Berisha po kërkon të bëjë rrëmujë Shqipërinë dhe ta ndaj PD etj. po unë vetëm po kërkoj drejtësi.

Mars – Rover : Po z. Berisha nëse kërkoni drejtësi duhet ta pritni vendimin e gjyqit.

Z. Berisha : Nuk e kisha fjalën për drejtësi ligjore, po për drejtësi politike. Unë Revolcionin e kam shpallur dhe të shohim se si do vejnë punët. Tash fjalën e ka populli, nëse më ndekin unë do ju prij, po nëse kanë vendosur të vdesin të robëruar të heshtin. Unë mundësinë ua kam dhënë, ky është shansi dhe rasti i fundit nga unë. Edhe një mund të ju premtoi. Unë Sali Berisha po e fitova edhe njëherë pushtetin, të jeni mëse të bindur se unë me Albin Kurtin do e shpallim bashkimin kombëtar. Kjo do jetë 100 përqind e sigurt.

Intervista u zhvillua për Mars - Rover

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat